“Rama do fërkonte duart po të ishte në vendin tim”, Basha flet për propozimet e PD: Me mua kryeministër, vetëm euro për të tërë

1 Tetor 2020, 21:55Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shpjegoi propozimet që ka bërë opozita për qeverinë dhe planin me 5 pika për të përballuar situatën e vështirë ekonomike që ka shkaktuar pandemia tek qytetarët shqiptarë.

I ftuar në nje emison televiziv kreu i PD tha se e ka vënë theksin tek ekonomia se “vendi ndodhet në prag të një kolapsi të vërtetë”.

“Unë e ndiej cdo ditë që jam në kontakt me njerëzit. Ajo që më shqetëson më shumë është që në këto muaj qeveria e ka braktisur vendin dhe qytetarët dhe po bëjnë gjërat që kanë bërë 7 vitet e fundit.

Që të parandalojmë një rënie të dytë në greminë dhe kemi propozuar një plan realist që po të ishim sot në krye të vendit do e aplikonim”.

Ku do gjenden fondet nëse do ishit kryeministër, për këtë plan?

Basha: Kosto totale e planit tonë për 6 muaj është 312 milionë euro, gjithcka është e kostuar, që ndahen në 6 muaj , 3 muaj të këtij viti e 3 muaj të vitit të ardhshëm.

Pas 25 prillit kemi plan për të përballur dhe me pandeminë dhe për ringritjen ekonomikë për gjithë vendin, pavarësisht pandemisë.

Nga buxheti, shpenzimet qeverisë, të ardhurat e borxhet janë 4.5 mld euro në vit.

Ne propozojmë që qeveia të rialokojë mesatarisht 51 mln euro për 3 muajt e këtij viti dhe për 3 muajt e parë të vitit tjetër, 156 mln euro rialokim brenda një buxheti 4.5 mld.

Po kërkojmë rialokim 3% të buxhetit. Plan me përgjegjësi për ta zbatuar sikur do ishi. vetë në qeverisje. Njerëzit e presin përgjigjet sot, ky i thotë prisni pas prillit se do ju rris rrogat e heq taksat. Kërkoj që këto 5 pika ti marrë e ti zbatojë.

Ka dy përqasje, po të ishte në vendin tim Rama do fërkonte duart se më japin mua kapital politik do thoshte, ka drejtuar vendin duke parë interesin e tij të ngushtë politik, por sot ka ardhur puna te jeta e vdekja, te shëndeti te buka e gojës”.

Basha propozon çek mujor prej 16 mijë lekë në muaj shtese për papunësisë, krijimin e Fondit te Punësimit dhe dyfishimi i ndihmës ekonomike, çek mujor prej 2 mijë lekë në muaj për per pensionistet, 1000 euro për çdo biznes të vogël aktiv.

Bonus 1000 Euro për çdo mjek dhe 500 euro për çdo infermier për 6 muajt e ardhshëm. Rritje e testimeve në 2500 në ditë, rimbursim i mjekimit ambulator kundër COVID”.

8 komente në ““Rama do fërkonte duart po të ishte në vendin tim”, Basha flet për propozimet e PD: Me mua kryeministër, vetëm euro për të tërë”

  1. Loni says:

    Artist eshte! Fare artist!

  2. Zigur Qarri says:

    O çdo të ketë gallatë me Lulin në këtë fushatë .

  3. USA says:

    Me duket se ky Luluja do ne bjeri parajsen e 1996 me firmat piramidale te Saliut,atehere dhe ne nuk ka pse te qendrojme me ne USA,por do kthehemi ne parajsen e kllounit te Saliut Lulzim Basha.

  4. Ladi says:

    U hap thesi me euro. Po tramvaji kur do ndertohet? Ah o koqe kandari. Pse cfare i di shqiptaret ti, o mashtrues ordiner.

  5. Kuriozi says:

    Kush te degjon ty, mor idiot?

  6. Futi nje gjumi dhe shiko enderr sikur je Kryeminister. says:

    Tani me mbushet mendja tamam me thenien e Rames qe ky eshte shalqi I papjekur me prove , pra kungull , apo kastravec pa fara.

  7. Hajro Lula says:

    E hapi thesin genjeshtari , i eshte bere hunda pinokut nje meter nga mashtrimet dhe genjeshtrat e rendomta , se nga do dalin ato para ne nje kohe qe gjithe ekonomite e fuqishme boterore tkuren . Dhe duke mare parasysh qe s is Banka Boterore por dhe IMF dy byrimet kryesore te vjeljeve te monedhes nga ekonomia shqiptare japin alarmin se duhen bere kufizime dhe duhen mare masa te menjehershme .
    Vetem pinoku Lul , ka dale si gjel dhe shperndan para gjithandej . Sa idjot qe eshte , dihet pastaj formula , filmi eshte i pare , edhe pinoku baba i Lulit , Saleh shperndante para gjithandej , kur erdhi ne pushtet , se shqipot se dallojne dot sapunin nga djathi , Salehu tha : jane arkat bosh , ska lene gje Nanua te jap , nga fundi i mandatit te shohim , dhe keshtu qeverisi , sdha asgje , shqipot moren noc rokun madje dhe me gunga qe mos tju dilte me nga suma , korupaioni ne kulm , dhe cdo gje per mbrekulli …….mos i besoni genjeshtarit , mashtrusit , mos e benj prap gabimin e 2005 , jane armiqesor egersore , jane te rezikshem per kombin . Nuk eshte per ti beauar Lulit , e tregoi dy here veten sa i rezikshem eshte per ne , minister dh here komplet i koruptuar , por dhe Kryetar Bashkie , gjume , anarqi , afera skandaloze , asnje grimce pune …….lereni te derdellise , eahte e pamundur shqiptaret te sellin ne pushtet Lulin , nepermjet Lylit dk sjellin Salehun , Meten , Kryemadhin ….dhe lista vazhdon , jepini voten per mandatin e trete Rames , i vetmi dhe i fundit shanc te behemi shtet …….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje