‘Valët e muzikës përhapin virusin’, Nard Ndoka i jep zgjidhje deklaratës së Klosit: Humb edhe mendjen e njerëzve

1 Tetor 2020, 22:19Politika TEMA

Ish-deputeti Nard Ndoka ka komentuar deklaratën e ministrit të Mjedisit, Blendi Klosi, i cili u shpreh se pandemia e koronavirusit shpërndahej nga valët e muzikës.

I ftuar në Report Tv, Ndoka me humor shtoi se muzika edhe të merr mendjen, ndërkohë që më pas bëri edhe shpjegimin se çfarë kishte dashur që të thoshte ministri.

“Muzika i humb edhe mendjen njerëzve, por është një rrezik potencial përtej batutës. Grumbullimi është një problem jo muzika në vetevete, por ajo sjell grumbullim.

Ndalimi i muzikës është një standard që ndiqet edhe në botë dhe ne po e kopjojmë, pasi ne nuk kemi shkencë. Shpesh ne kopjimin e kemi të keq,”– tha Ndoka.

Ditën e djeshme, ministri Klosi tha se valët e muzikës përhapnin koronavirusin, ndaj qeveria kishte ndaluar muzikën.

1 komente në “‘Valët e muzikës përhapin virusin’, Nard Ndoka i jep zgjidhje deklaratës së Klosit: Humb edhe mendjen e njerëzve”

  1. kujtimi says:

    Me sa duket ky ndoka qenka me virus.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje