Beqiri, kur po shkonte në ferr, mbante foton e Enverit (po këta pse akuzojnë Lulin, vallë?)

2 Tetor 2020, 12:18Politika TEMA

Nga Frrok Çupi

Ndoshta do të kishte hyrë në harresë tregimi tragjik me udhëheqësin komunist, nëse nuk do të na shfaqeshin hijet e tij në postkomunizëm. Po dëgjoj udhëheqësit e Demokratikes që po mallkojnë Lul Bashën pse ‘na degdisi’ përtej. Edhe Jozefinën, kryetare e Kuvendit, e kam dëgjuar kështu…

Beqiri (Balluku), anëtar i përjetshëm i Byrosë Politike, mik për kokë i diktatorit, tek e shtynë në makinën e zezë ‘Gaz 49’, për ta pushkatuar në humnerat e Dajtit, nxori nga gjoksi fotografinë e Enver Hoxhës dhe nisi ta puthë: ‘Ah sikur ta dinte ky burrë çfarë po bëni me mua! Ah sikur ta dinte ky!’. Një nga djemtë e Beqirit ka thënë se ‘këtë nuk e besoj’, por sigurisht e ka thënë se tani ky akt tingëllon ‘i turpshëm’. Mandej, ç’është e vërteta, Beqiri, mes atyre të Byrosë, ishte burrë nga ata që nuk i afrohej lehtësisht turpit.

Nuk ka ndodhur vetëm me Beqirin, ka ndodhur me të gjithë shokët e diktatorit që i dërgoi përtej kësaj bote; gjithë besimtarët në komunizëm kanë shkuar në ferr duke bërë ‘dua’ para figurës së të parit. Kudo, jo vetëm këtu. Në filmin ‘The Burnt Sun’ që ka për temë diktaturën sovjetike, personazhi kryesor, mik i afërt i Stalinit, teksa e dërgonin me ‘Gaz 49’ drejt vdekjes, kërkonte nëpër xhepa numrin e telefonit të mikut të tij, Stalinit.

Sinqerisht, me mundimin për të mos bërë paralele, por më duket se në shekull tjetër si ky, Jozefina shfaqet si heroi i filmit sovjetik. Edhe Azemi ashtu më është dukur dikur, edhe Genc Ruli – po kështu, Leka Meksi kështu, Gramozi – kështu… edhe të gjithë të dëbuarit nga Partia Demokratike. Bën pak përjashtim vetëm Ibseni i Kukësit, i cili ka nisur të thotë se politikat në PD i bën Berisha, jo Luli. A e dinë vallë ‘të pushkatuarit’ demokratikas se ai që puthin në foto, ai është i pari, jo Luli.

Si gjithçka tjetër, të mirë e të zezë në PD, edhe politikat e përjashtimeve dhe ‘djegieve’ si në ‘diellin rus’ i ka bërë vetë doktor Berisha.

Po këta pse akuzojnë Lulin, vallë?

Nuk e besoj naivitetin ekstrem tek të gjithë; por mendoj se këtë e bëjnë për ‘strategji’. Ata e dinë se Luli nuk ka gjë në dorë në PD; ai kurrë nuk ka guxuar të deklarojë në publik: ‘Partia Demokratike tani e tutje jam unë!’. Të paktën aq sa bëri kandidati demokrat Biden në Amerikë që tha ‘Jam unë Partia Demokratike, jo Berns’.

A nuk e dinë këtë Jozefina e shokët?… Por strategjia është që ‘të ruajmë një derë hapur për nesër’, duke goditur atë që mund të goditet edhe prej të parit. Luli nesër mund të jetë në rrugë – si edhe këta. Edhe Beqiri, Kadriu, Abdyli, Koçi…, nga Byroja Politike, nuk besoj se nuk e dinin se ishte Enveri ai që po i pushkatonte. Por ata linin pas fëmijë e familje, dhe ‘fotografia’ ishte përkëdhelja e fundit ndaj autorit të vërtetë. Ndërsa liderët e sotëm ruajnë ‘një dritare për nesër’ që të kthehen në PD.

Si të dëbuarit, ashtu edhe autorët e dëbimit në parti nuk dinë çfarë përfaqësojnë. Të dëbuarit, nëse do të përfaqësonin ide dhe popull, atëherë nuk do të vinin rrotull ‘shtëpisë së partisë’, as do ta çanin kokën për të gjetur një hyrje nga dritarja; në popull dhe në ide do të ishin mbështetur si politikanë të suksesshëm edhe pa PD-në.

Por qysh prej fillimit do të kishin qenë politikanë me ide dhe jo vetëm me interesa, e tani me nervozizëm. Pjesa më e madhe e politikanëve në PD, si parti e re e fillestare e pluralizmit, janë politikanë ‘marrës’ dhe jo ‘dhënës’. Ata morën poste, privilegje, ndoshta edhe pasuri të madhe, por nuk dhanë ndonjë gjë. Partia Demokratike deklaroi se ishte e djathtë, por, në fakt, gjithë shfaqja dhe akti i saj janë majtiste thuajse në ekstrem.

Qoftë edhe ky fakt, që i pari i PD-së përjashton sa herë do, figurat e partisë, dëshmon për një majtizëm të fillimit të shekullit të kaluar. Nëse do të kishte sado pak filozofi borgjeze në PD, askush nuk mund ta përjashtonte tjetrin. Aq më tepër që themeluesit e PD-së janë trajtuar si ‘sovjetë’ qysh prej fillimit, duke i përjashtuar, ose edhe duke rrezikuar më shumë. Në një koncept borgjez, themeluesit e partisë janë ‘aksionarë të përjetshëm’ të saj. Graviteti është konstrukt social i të djathtës, por as këta që përjashtohen, as ata që pushkatojnë politikisht nuk i afrohen idesë së djathtë.

A mund t’u themi të dëbuarve përmes një gjuhe të thjeshtë se këta nuk kanë kuptuar asgjë nga procesi që po ndodh në ‘shtëpinë e partisë’ së tyre!? Këta mund të zemërohen me frazën që thashë. Por nuk e dinë pse kryhet procesi i dëbimit, proces që një ditë mund të kapë edhe vetë Lulin që këta e akuzojnë si autor. Mekanizmi është i thjeshtë: Partia Demokratike do të vazhdojë të mblidhet për ditë e më shumë ‘si një klan ose familje’.

Në këtë rast kanë të drejtë të gëzohen si Jozi, Ben Imami, Astrit Patozi, Leka Meksi, Genc Ruli… Pse? Sepse nuk qenkan zgjedhur si pjesëtarë të ‘fisit’. Partia Demokratike është duke u zvogëluar, njësoj si fisi zvogëlohet gjatë viteve. Trajta e saj tribale është një kusht mbijetese, aq më shumë që detyra e parë e PD-së është të mbrojë ‘veprën e keqe’ të liderëve, jo të hapet drejt të nesërmes…

Këta, megjithatë, me siguri po mendojnë se është më mirë ta mbajnë ‘fotografinë e Enverit’, sido që të vijë puna.

23 komente në “Beqiri, kur po shkonte në ferr, mbante foton e Enverit (po këta pse akuzojnë Lulin, vallë?)”

    1. Likja says:

      Analizë elokuente e PD-së.

  1. Artan says:

    Si perhere brillant Frrok Cupi

  2. shenjjestra says:

    Shkelqyeshem.

  3. Rrumpalla says:

    Frok, unë as të dua e as të lexoj, por këtë analizë e ke qarë.

    1. 76 says:

      BRAVO!
      Te jem i sinqerte, nuk e kam pritur kurre qe kete te vertete te madhe ta thone vegla te depersonalizuara te partise familjare te Berishes. Por kur shoh qe edhe Lubonja ka perfunduar gati ne nje cerr te Shkerdhites e Shkerdhenit, si shume te tjere qe skane qene ndonjehere langaraqe te oborrit te familjes, kjo me deshperon. Menyra me e mire per te luftuar sundimin absolut te Rames ishte lufta per demokratizimin dhe shkuljen e berishizmit dhe tribalizmit nga PD si e vetmja menyre per te ofruar nje alternative reale dhe moderne zgjedhesve, por nuk e bene! Duke u bere keshtu bashkepuntore te vullnetshem te pushtetit absolut te Rames dhe krimeve rrenqethese te Sali Berishes.

  4. edi says:

    JINI briland Z.CUPI

  5. Alfa says:

    Nuk e di çfare do thote ai i zgjuari i “Panorames” Rakipkari.Mbreme thoshte se çdo veprim dhe aksion i Pd-se eshte veper e Bashes,kurse Salehu kishte rol simbolik.hahaha sa doja ta besoja….

  6. Të Mjerët says:

    Nga e majta Frok nuk e përmendin se e ka shtruar pistën Rama se me demek ai nuk merret me emra te përveçëm që nuk janë aktiv ose familjet e tyre.
    Dhe për këtë do të merrej drejtësia e re (që ku është e ka parë kush) që vetë Edi po e vonon se kështu i intereson me qellim që as me të, mos të merren këta nesër (prandaj Edi e ka thënë dhe është kujdesur që ta thotë gjithmonë, s’jam prokuror, s’jam gjykatës etj etj). Dhe për fat të keq kjo përcakton të majtën (kopjues të kryetarit)
    Ndërsa nga e djathta përveçse asaj që thua shumë saktë fisit…
    Të tjerët gjithmonë i ka spostuar Salehu.
    Dhe ata që kanë ngel thjeshtë s’kanë bythë…
    (Kjo është dhe arsyeja pse Salehu rri si puna e rregjisorëve në back stage).
    Keshtu qe ajo foto ne gjirin e ketyre eshte tipike e gjithë spektrave se në atë brumatriçe janë mbrujtur (pertej “të majteve” dhe “të djathtëve”).

    1. Ben karalloi says:

      Ky eshte mentaliteti i Shqiptareve “bjeri pratkut ta ndigjoje dera” nuk ndryshon kurre. Turqit Kane kontribuar shume ne shplarjen e truve…..

  7. Populli do ti dënoj me votë . says:

    Poshtë Salinjtë.

  8. Lik says:

    Analize e sakte.PD e sotme dhe e djeshme nuk asnje lidhje me idene per te cilen u formua.Eshte nje deformim shume I demshem per demokracine, shoqerine dhe vete PD.
    Formimi dhe e ardhmja e saj u gatua ne zyrat e ish sigurimit dhe R.Alise.Ajo pjese e vogel perfaqesimi te se djathtes reale u perdor si fasade dhe u perzu gradualisht. N.q.s duhet te themi vetem nje emer si autor realizues te ketij degradimi dhe uzurpimi ai eshte S.B.

  9. xhoxhi says:

    Të hysh në politikë duhet të dish të bësh me vete popullin duke e ndihmuar të ecë me forcat e veta dhe jo duke e rënuar atë me takasa pa fund.Të gjithë pa përjashtim majtas e djathtas apo të qëndrës hynë me të vetmin qëllim për tu pasuruar në kuris të ndershmërisë së popullit dhe sot pas 30 vjetësh siç e shikojmë nuk kanë bërë asgjë.Një vend i vogël me një klimë fantastike det e mal të vuajë kaq shumë nuk kam parë.Këta qena që kanë qeverisur për këto 30 vjet po të ishin për popullin e gjorë do jetonin nëpër apartamentet ku ishin dhe jo me shpejtësi skëtere zaptuan të gjithe detin e malin.Ja pra që këta nuk do hyjnë kurë në zemrat tona si politikanë por do hyjnë si hajdutë e kriminelë që shkatëruan Shqipërinë bashkë me ne.Nuk shoh se një ditë do shohim ditë të bardha..

  10. Kristofor Kolombi says:

    Sa mire e paskan pranuar Beqirin ne ferr. Qenkan ndrruar portat, Frrokun po e pritkan ne xhehnem

  11. v says:

    Analize e sakte.Pronari i SHPK eshte Saliu .Te gjithe i turen Lulit dhe te gjithe e dine qe pa aprovimin e Saliut nuk leviznin nga PD Te gjithe jane gati ti lajne kembet plakut mere

  12. Z says:

    Frroku harron ose ben sikur apo eshte “djaliplangprishes”,se ka qene pjese e veglave te Enverit! Harron se u be pjese e “aleances e kllases puntore dhe fshatarsise”, harron qe solli mentalitetin fshatar ne Tirane dhe u be pjese e saj bashke me Saliun dhe disa PDiste te tjere morren flamurin e Vicidolizimit te Shqiperise ose te pakten te Veriut te saj! Kjo race e poshter i sollen Shqiperise shume te keqija midis tyre edhe Saliun! Sic duket Saliu ja ka hequr vizen Frrokut dhe ai,Cupi,eshte hedhur ne krahun e armikut Rama! A nuk beri dhe Mero Baze te njejten gje? A nuk kane bere me qindra-mijra PDiste njelloj?

  13. Petrela says:

    Me nje ndryshym o frrok beqiri nuk vidhte se keta jane hajdute sali baba me 40 hajdute.

  14. ylviu says:

    Fantastik jeni zoti Cupi…..

  15. Deti says:

    O frrok : o rrospi e atyre qe shan ish lepires bythe i ktyre qe pushkatoj sistemi shkuar , perse thua iken ne ferr se luftuan per lirin e kti vendi kunder nazifashizmit , per ty palaço burr , ne parajs shkojn ish kolaboracionisttt dhe tradhtaret e kti vendi o pler , te pakten ti mos ha mut per ata ish burra se ke qen kelyshi tyre burr legen , ata nuk ishin burra per tu shar panvarsisht politikes se kohes palaço .

  16. qytetari says:

    PD,vazhdon te funksionoje si nje sekt ku ajetollahun Sali,as ata qe jane perjashtuar ,vazhdojne te mos guxojne ta kritikojne me emer,aty dhe media e llojit fevzi,eni-legeni etj.
    Kjo per faktin e thjeshte te nje taktike djallezore,sa vulgare dhe e ndyre po aq efikase,ne miletin arnautas dembel dhe perjetesisht te semure per perfitime te pa mundimeshme:
    Se pari,Saliu mbasi i zgjedh i con drejt korruptimit,qe si do qe te vije puna dhe nqse jane larguar te mos levizin bythen tu kundervihet bemave te Saliut.
    Rasti me eksplicit eshte ai i lulit,qe e lejoi te vidhte rrugen e kombit,dhe te behesh pjesmarres si minister i brendshem ne krimin e 21 Janarit,apo jozi qe brodhi si turiste pothuaj gjithe shtetet e botes,vec kesaj sistemoi soj e sorollopin ne trupen diplomatike,ne nje shtet qe e kishte bythen ne gardh nga varferia.
    Arma e dyte dhe e nje felliqesie te pa pare eshte aje shpifjes:
    Ti mund te jesh engjell i vertete,por nqse do ti kundervihesh kulles se Saliut,ai ne krye dhe me gjithe zagaret e zgjebosur mbas,do te turren pa rreshtur me shpifjet,me te trasha dhe me idoteske,qe mund te prodhoje injoranca e erresires shpellare.

  17. Apapapa says:

    E ka qarë apo e ka q.rë???
    Në historinë e njerëzimit nuk ka pas asnjëherë Gaz 49 por Gaz51, Gaz 63 apo Gaz 69.
    O Frrok Çajupi shif e rrej Shkodront prej Puke apo Shkozakët prej Puk-Mihirdite.
    A nive o zagari i hershëm i Sahaleiut të Shiqeres.

  18. Realpolitika says:

    FRROK. ÇUPI BRAVO ANALIZE BRILANTE.
    GJITHE PD “ME LULIN NE BALL”
    PER TE MBROJTUR SALI BERISHEN E FAMILJEN E TIJ.
    PD NUK ESHTE ALTERNATIV QEVERISESE.

  19. Frroku says:

    Ti Apapapa ma thithsh qukin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje