Policia i kontrollon shtëpinë, vetëvritet gazetarja ruse

2 Tetor 2020, 21:10Lifestyle TEMA

Një gazetare rusi humbi jetën të premten duke i vënë zjarrin vetes përpara një dege të Ministrisë së Brendshme në qytetin e Nizhny Novgorod, një ditë pasi apartamenti i saj u kontrollua nga forca të shumta policie.

Përpara se të bënte këtë akt, gazetarja Irina Slavina shkroi në rrjetet sociale, ku iu drejtohej ndjekësve të saj që të fajësonin Federatën Ruse për vdekjen e saj.

Slavina punonte në një gazetë të vogël lokale, e cila e konsideronte veten si të pacensuruar dhe që nuk merrte urdhra “nga lart”.

Një ditë përpara vdekjes ajo tregoi në rrjetet sociale se hetues dhe policë kontrolluan apartamentin e saj në kërkim të “broshurave, pamfleteve apo llogarive” nga grupi opozitar “Rusia e Hapur”, i cili financohet nga kritiku i Kremlinit, Mikhail Khodorkovsky.

Komiteti i Hetimit Rus, ndërkohë, njofton se ka hapur një hetim paraprak për shkaqet e vetëvrasjes së gazetares në qytetin Nizhny Nogorod.

1 komente në “Policia i kontrollon shtëpinë, vetëvritet gazetarja ruse”

  1. Eshte e padrejt sot, ne epoken e hipokrizise njerezore ,
    te Politikes se Korones,
    te pretendosh se dikush ,do kthej koken ne ate drejtim idealizmi njerezore,
    akoma me pak,ne problemet qe shqetesojne shoqerite njerezore ,
    nderkohe Djalli drejton Boten
    Eshte e padrejt ti mohosh jeten vetes .
    Vrit ata qe te vrasin jeten Djallin Politik .
    Ngushellime …?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje