Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pati këtë të shtunë një takim online me përfaqësuesit e lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”.
“Kënaqësi e veçantë të bashkëbisedoja me shqiptarë të zotë dhe me integritet, të cilët suksesi personal dhe profesional në të katër anët e botës nuk i ka larguar nga përkushtimi ndaj vendit. Dëgjova me vëmendje mendimet e aktivistëve të lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” dhe vizionin e tyre për një Shqipëri demokratike, të zhvilluar dhe të integruar plotësisht në Bashkimin Europian.
Vlerësova veçanërisht përpjekjen e tyre të drejtë dhe emancipuese për të mundësuar votën e diasporës shqiptare si dhe gatishmërinë për t’u përfshirë në procesin politik, zhvillimin ekonomik dhe ndërtimin e shtetit institucional të së drejtës, që ofron një avantazh shumë të madh për vendin”, thotë kreu i PD në një postim në rrjetet sociale.
Në këtë takim Basha bëri përgjegjëse qeverinë, për sabotimin sipas tij të qëllimshëm të votës së diasporës, ndërsa theksoi se Shqipëria ka nevojë për ta rifituar trurin e emigruar gjatë këtyre 30 viteve
“Gjatë takimit online me ta, shpreha brengën për sabotimin e qëllimshëm të votës së diasporës nga qeveria në ikje dhe rikonfirmova angazhimin tim personal dhe të Partisë Demokratike që të bëjmë realitet votën e diasporës që në zgjedhjet e para të përgjithshme pas ardhjes tonë në pushtet. Shqipëria ka nevojë për ta rifituar trurin e emigruar gjatë këtyre 30 viteve dhe koha më e volitshme për këtë është sot”.
Kush i njeh ato qe thua ti? Pse nuk i shkruan emrat e diaspores? Edhe une jam diaspore po nuk e kam degjuar kurre kete levizje.
Po te votoj diaspora PeDja del me kepuce te kuqe
Me diasporen keta Jane Te humbur me kohe. Gjithesesi nuk duhet qe diaspora te ndikoje ne zgjedhjen e shqipetareve qe Kane vendosur Te jetojne ne Shqiperi.
Ne Itali nga 1991,
Votoj per Partin Socialiste.
Nuk me intereson çfar thot lulashi e me ke flet.
Jetojme ne Europe tash 29 vjet, s’marrim men prej lulashit.