Presidenti imiton Skënderbeun: Bojkotin s’e solla unë, por e gjeta mes jush…

3 Tetor 2020, 13:18Sport TEMA

E gjithë Europa luan futboll, edhe kundër koronavirusit, e gjithë Shqipëria  e futbollit luan “bojkot”, një lojë që e kurdisën “burrat”, por që po e vuajnë edhe fëmijët.

As pamjet filmike ku fëmijët e Akademive kanë ndalur këmbët dhe kanë kryqëzuar duart në mes, duke braktisur topin, nuk e bënë për të qarë  Qeverinë, apo  të vërë dorën në zemër për të plotësuar 4 “jetiket” e futbollit. Më e keqja..kjo lojë hileqare s’paska fund .

Kur në fushë ndeshen  qeveritë, ajo e politikës dhe ajo e futbollit, të bëhet  sikur “arkivolit” të kësaj loje i shtojmë edhe një gozhdë nga të fundit.  Ishim mësuar me stadiume të boshatisur, por nuk e paskemi ditur se një ditë do të mësoheshim  edhe pa frymën e fundit të futbollit.

A mund të jetohet pa futboll? Shqipëria e  “principatave” dhe e “dukave” po vërteton se nuk qënka e vërtetë  postulati   se futbolli është gjëja më e rëndësishme midis gjërave të parëndësishme.

U bënë 4 javë pa futboll, dhe “pronari”, i zoti topit dhe bojkotit bashkë , i “pafajshmi i përhershëm”,  presidenti Duka, s’ngopet duke kapërcyer edhe ylberin e Nastradinit. Në shfaqjen  e fundit televizive ka imituar fjalët e lashta të Skënderbeut:

“Bojkotin nuk e solla unë, por e gjeta midis jush, midis klubeve!  E ftoj kryeministrin ta ushtrojë kompetencën e tij dhe unë për 5 minuta e bëjë kampionatin që të rifillojë..” Vetëm 5 minuta!

Kjo kënga e fundit e  futbollit është bërë më shumë se qesharake, sepse njëherë thotë se bojkotin e bëri populli i futbollit, pastaj “harron”me arrogancë  , duke thirrur  se ..për 5 minuta do të bëhet gati “simitja e futbollit”.

Një simite aq e prishur, sa  pronari  i bojkotit preku  orgazmën e intervistës në ekranin e RTSH-së  kur tha se ..sipas meje Kreyministrit i ka lënë një shije të keqe bojkoti pasi tha… luani se pastaj e zgjidhim”. Hajde lojë, hajde (Sfidanti.al)

2 komente në “Presidenti imiton Skënderbeun: Bojkotin s’e solla unë, por e gjeta mes jush…”

  1. niku says:

    po perse i mblodhi ne bjellorusi ky duka i famshem.I mblodhi per te bere kete dhe ja ngarkoi kokdhimes ta iniconte tani del e thote nuk e bera une.Ai duhet te qerohet nje ore e me pare se po demton futbollin shume.Cdo gje ne federate vetem ne funksion te interesave te tij tani do dhe leke nga taksat.Nje njeri qe nuk ka luajtur 1 minut futboll drejton dhe jep mendime per futbollin

  2. Lida says:

    Mashtruesi Duka i krimit eshte organizatori i fshehte i bojkotit.A nuk ishte ku ne diten e inagurimit te arenes kombetare ku per te qene te ndershem Rama meritonte nje ” faleminderit” u degjuan thirje ” Rama ik” nga militante te FRPD te cilet kishin marre bileta te organizuar ne tribunen karshi nga vete Duka i ” klanit te Zemunit”( sipas Berishes).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje