SHENIM: Beteja e 25 prillit për riciklimin politik të atyre që shqiptarët i larguan nga politika me votë

3 Tetor 2020, 19:18Politika TEMA
SHENIM: Beteja e 25 prillit për riciklimin politik të atyre që

Procesi i diskutimit paraprak të Partisë Demokratike për shoshitjen e kandidaturave për deputetë, bashkë me procedurën e komplikuar alla Big Brother të eleminimit të disa emrave, ka shërbyer për të krijuar një vështrim të përgjithshëm për vizionin e opozitës për ekipin që ajo i sjell shqiptarëve pas dy mandateve në opozitë.

Edhe pse është ende herët për të analizuar “buqetat” e emrave që janë propozuar e pritet të shoshiten nga komisioni “Nishani”, pasi duhet pritur lista finale që do t’i propozohet zgjedhësve e depozitohet në KQZ.

Megjithatë, jo vetëm nga logjika në këtë proces, por edhe lëvizjet e zhvillimet që ka sjellë ky proces, apo edhe reagimet politike, mund të nxirret një  vështrim.

Në ndryshim për shembull nga një rast analog që ishte 2005, ku PD-ja për të rinovuar imazhin e saj riktheu të larguarit nga partia, si dhe lançoi një grupim politik të angazhuar në të ashtuquajturin KOP, në emrat e dalë në qarqe, përgjithësisht si të rinj, dallojnë vajzat e djemtë e FRPD, që gjithsesi janë ardhje strukturash partiake “filizore” dhe jo politikisht të marra si një proces dialogu me shoqërinë.

E dhëna e dytë është se, edhe aty ku ka pasur tentativa të rikthimit apo mundësisë për rikthim të figurave “veterane” të PD-së, të larguara nga Berisha apo Basha, reagimi nga lart ka qenë mbytës apo i dhunshëm, që të ndalojë që në burim një proces të tillë.

Sjellja ndaj Jozefina Topallit apo edhe më e freskëta, ajo ndaj Ilir Rusmalit dje, tregon një vullnet politik të lidershipit të opozitës, se nuk është i mirëpritur asnjëri prej atyre që ka, apo ka parashtruar në vite një qëndrim kritik ndaj Sali Berishës, Lulzim Bashës apo enturazhit të tyre politik.

Dhe e treat, që duket se është më dramatikja në këtë aksion politik, është se “pjesa e luanit” apo thelbi i logjikës politike në opozitë, është “blindimi” dhe rikthimi i atyre që vota e shqiptarëve i largoi nga politika.

Insistimi i dhënë nga Sali Berisha dhe hapja e krahut nga Basha, që ish-kryeministri të rikthehet fuqishëm në ekipin përfaqësues të PD-së, edhe pas zërave që kërkuan një mbyllje të këtij cikli, si ai i Genc Rulit, është demonstrimi më i qartë i kësaj fryme politike.

Shto këtu edhe zulmin e Ilir Metës jo vetëm për të qenë protagonist në politikën e opozitës, por edhe për të qenë një nga “yjet” e qeverisë së saj, nëse fiton zgjedhjet, si kryeministër, zv.kryeministër apo ministër i Brendshëm, zëra që morën një OK parimisht edhe nga Basha publikisht, tregon qartë se fytyra publike e opozitës nuk ka fytyrën e Lulzim Bashës si lider.

Ndryshe nga 2005, kur PD nxori para shqiptarëve një foto të kuruar nga Fadil Berisha në SHBA, të Sali Berishës, këtë herë, fotoja nuk është solo, por më shumë një “triumvirat”, ku edhe nëse Basha qëndron në mes, ai po “mbytet” nga shtyrja që i bëjnë Berisha dhe Meta çdo ditë.

E ky triumvirat, i sjellë si imazh primar i opozitës PD-LSI në zgjedhjet e 25 prillit nuk jep një mesazh për ndryshim politik në vend, edhe pse protagonistët apo mbështetësit e tyre në panele televizive e theksojnë non stop.

Qartazi ky është imazhi i një riciklimi politik, i një riciklimi të elitës më jetëgjatë politike të vendit, e cila edhe pse njerëzit i kanë larguar nga dera me votë, kërkojnë të hyjnë nga dritara, natyrisht me votë, por duke përdorur imazhin e Lulzim Bashës….

7 komente në “SHENIM: Beteja e 25 prillit për riciklimin politik të atyre që shqiptarët i larguan nga politika me votë”

  1. Haaaahaaaaaa fytyr bajga says:

    Budallenj kudo qe jeni Bashkohuni.

  2. ???????????? says:

    ⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️

  3. Juliano says:

    Llumi i krimit, fytyra te yrryera nga masa me e madhe popullore, ku nuk i del e keqja po nuk shkuan para drejtesise, ka nena, motra, vejusha te cilat jane veshur me te zeza ne respekt te te dashurve te tyre, qe keto killera i ja prene jeten ne mes. Sot ato festojne fshehurazi ne vilat e lalezit me njeri tjetrin, ku qellimi tyre eshte si te zhdukin gjurme e prova per krimet e tyre. Koha qe drejtesia ju ka lene ketyre killerave, eshte nje mundesi per tu organizur dhe vene ne dispozicion parate e korrupsionit per te bere ç’do gje, qoft dhe jete njerezish per te mare, vetem e vetem te krijohet nje 97 e dyte. Eshte e pafalshme plot tridhjet vjet, te jetosh nen stilin e vrasesve me leksione per te miren e popullit, per femijet dhe te rijte qe ju vjen keq metes e monikes. Boll me, nese se ben drejtesia, do ta beje populli duke shkaterruar shtetin brenda shtetit qe quhet Lalez. Ju diskutoni 25 e votimeve, ku ata qe do votojne ju si llogarisni, harroni dhe gaboheni se nuk gjeni me dele, ku i drejtoni ne stallat tuaja ku ju ti milni. SPAK, OFL, per disa hajdute xhepash duke ju sekuestruar nje dhomene nje guzhine. Ikni mor se late nam, shkoni ne shtetin Lalez, dhe fillojeni atje me deklarimet e pasurise, kush u muar me bashen ku para nje muaji blen vila, turp per ju o shtet i bythes, se kuptoni qe ju beni punen e te keqijve qe populli i tregon me gisht. Do ta shikoni se sa do jete pjesemarja ne votime, kjo eshte e perkthyer me seriozitetin dhe ligjin per te çuar para drejtesise ara qe vrane, dhane urdhra te bombardiheshin qytete, te hidheshin ne ere ura, per ata qe vodhen thesarin e shtetit, ku shtetet tjera akoma sot bejne gjyqe per te vraret e kuftes dyte boterore, ne nuk çojme dot para drejtesise njerez ku tridhjet vjet, vetem po na rrjepin dhe ne jua shoerblejme me presidenca e kryetar partish. Pthu qelbesira, k promovoni vetem qelbesira, deri aty ku presidenca behet azil e kthehet ne teater. Pfhu fare e keqe.

  4. Partia Demokratike i premton popullit se fitorja me e madhe ne 25 prill te motit 2021 do te jete riciklimi i mbeturinave te hedhura nga populli ne motin e kaluar 2017. Dihet qe era e qelbur e mbeturinave do perhapet ne mbar vendin.

  5. TONINI says:

    Keta jane e ardhmja e keti vendij,kush nuk i njeh, ti shofe mire,ose me mire ti shohin ata qe i ka mare malli per ta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje