Është ndarë nga jeta në moshën 92 vjeçare Gjergj Vlashi. Ai ishte një ndër intelektualët më të shquar të qytetit të Durrësit, si shkrimtar, përkthyes dhe artist.
Për shumë vite Gjergj Vlashi ka qenë regjisor i estradës profesioniste të qytetit të Durrësit deri kur doli në pension në vitin 1990.
Me të lidhet një pjesë e historisë e artit durrsak pas çlirimit të vendit. Me dhjetëra shfaqje të trupës së estradës së Durrësit mbajnë vulën e tij.
Aktorë si Ramazan Njala, Enver Likmeta, Fadil Hasa, Spiro Strati, Aishe Stari, Lumturi Dashi etj rritën performancën e tyre artistike nën drejtimin e regjisorit Vlashi.
Njohës i disa gjuhëve të huaja, Gjergj Vlashi solli në shqip Franc Kafkën me veprat “Metamorfoza” dhe “Proçesi”, si dhe shkroi tregime, novela e romane.
Gjergj Vlashi mban titujt “Qytetar Nderi” i Durrësit,”Mjeshtër i Madh” dhe “Nderi i Kombit”.
Gjergj Vlashi u lind në Durrës më 13 korrik 1928. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në qytetin e lindjes.
Që në vitet e para të pas luftës u mor me teatrin amator dhe debutoi në disa shfaqje si “Nën gështenjat e Pragës’, “Prefekti”, “Çani hoxhë”, etj.
Pas shërbimit ushtarak punoi si regjisor ne klubin e portit detar dhe në vitin 1957 u emërua regjisor në shtëpinë e kulturës.
Më 5 maj të vitit 1960 u krijua trupa e estradës profesioniste dhe u caktua regjisor, detyrë që e mbajti deri në vitin 1990, kur doli në pension.
Ndërkohë ka punuar me shumë trupa të tjera, duke vënë shfaqje në Tiranë, Shkodër, Korçë, Lushnje, Pogradec, me Estradën e Ushtarit, etj.
Ka punuar për disa vite si pedagog i jashtëm në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Ka marrë pjesë me trupën e Durrësit në shumë festivale, duke fituar disa çmime të para.
Gjithashtu ai është autor i librit “Si vihet në skenë një shfaqje estradë” dhe i shumë artikujve e studimeve për estradën dhe teatrin. Krahas punës si regjisor ka zhvilluar një veprimtari të dendur letrare, si shkrimtar dhe përkthyes.
Ngushëllime te sinqerta per familjen e për gjithë miqtë e kolegët që me siguri ndjejnë këtë humbje. Si një ish student i tijë, them shkurt; kemi humbur nje virtyoz, ndaj qyteti i Durrësit në se nuk e ka bërë deri më sot, duhet urgjentisht ta bëjë “Qytetar nderi”
I thjesht,modest,i qeshur,i respektueshem me te gjithe, por gjigand per kohen dhe rrethin ku jetoje.
Njeri dhe intelektual i mrekullueshem. Ikonë e kulturës, jo vetëm në Durrës. Kush e njihte nuk do ta harrojë kurrë Xhorxhin.
I qoftë dheu i lehtë.
Ngushellime familjes, i pa haruar.
I nderuar! Misherimi i durrsakut fisnik! Kam njohur Franz Kafken nga shqiperimi i penes se tij.
Shkrimtar e regjizor i madh, nderi e lavdia e Durresit dhe e gjithe Shqiperise. Iku ne heshtje e ne paqe, sic ishte ne natyren e karakterin e tij. Qofte i paharruar kujtimi i tij dhe i vepres se tij!
Ky njeri që pretendoi se përktheu në shqipe nga origjinali (gjermanisht, spanjisht etj. etj.), si nuk na tha se kur i mësoi këto gjuhë?
Duhej te ta thoshte ne fakt! Pertej ketyre interferencave folkloristike, Ngushellime familjes, djemve! Si bashke qytetar I Gjergj Vlashit ndihem i vertete i nderuar. R I P…!
Po, pra, atë po them edhe unë. Por meqë paska lënë pas zëdhënës, mund të na e thuash edhe ti.
Nje intelektual i plote.Nje mendje e ndritur.Nje njeri me kulture te bollshme .Inteligjent,modest,i talentuar.
Krenari e Duresit.U shua nje nga yjet e artit
Ngushellime familjes.