Kryeprokurori: Elbasani “fushë lufte” me grupeve kriminale! Shqipëria nuk mund të kthehet në Siçilinë e viteve ’70.

5 Tetor 2020, 12:24Kronika TEMA

Kryeprokurori Olsian Çela është ndalur sot në Elbasan, ku ështët takuar me drejtuesit e lartë të Prokurorisë dhe Policisë.

Gjatë fjalës së tij, kryeprokurori Çela është shprehur me tone mjaft të forta, në lidhje me situatën kriminale në këtë qytet, ndërsa theksoi se krimi është rritur ndjeshëm.

Çela theksoi se nuk bëhet fjalë për krimin e zakonshëm, por për aktivitetin e grupeve kriminale.

Ai deklaroi se qyteti i Elbasanit nuk mund të kthehet në skenë lufte mes bandave për kontrollin e territorit.

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme i bëri thirrje institucioneve të tjera në nivel qendror të përfshihen në luftën kundër krimit në këtë qytet, duke mos lejuar që Shqipëria të kthehet në Siçilinë e viteve 70’.

Po ashtu, ai ka paralajmëruar edhe për rrezikshmërinë e përfshirjes së bizneseve të ngritura nga grupet kriminale në përfitimin e parave publike.

Niveli i krimit është në rritje, në qytetin e Elbasanit dhe nuk po bëhet fjalë për nivelin e krimit të zakonshëm por kemi të bëjmë me krimin e organizuar.

Këto kërkojnë vëmendje të veçantë nga strukturat e shtetit, nuk mundet që një qytet të kthehet në skenë lufte mes bandave për kontrollin e territorit.

Kjo është maja e ajsbergut të asaj çka po ndodh në qytetet e tjera të Shqipërisë. Niveli i bashkëpunimit me strukturat e shtetit të ngrihet në nivele të tjera. Ne nuk na mungon eksperienca.

Të mbështesim Prokurorinë dhe Policinë e Elbasanit me të gjitha mjetet që ata do të kenë nevojë. Përgjigja për situatën që po ndodh në Elbasan nuk mund të jetë vetëm përgjegjësi e Policisë dhe Porkurorisë në Elbasan, ka struktura të tjera në nivel qëndror që duhet të përfshihen, ashtu siç duhet të koordinohet puna me Prokurorinë e Posaçme.

Ne po përballemi me një situatë aspak të zakonshme, të rinjtë e Elbasanit nuk mund të rekrutohen nga bandat. Nuk mund të jetë kjo prespektiva e tyre. Shqipëria nuk mund të kthehet në Siçilinë e viteve ’70.

Asnjë para nga fondet publike nuk duhet të shkojë në bizeset që kanë ngritur organizatat kriminale. Kjo është e patolerueshme.

Çdo element i evazionit fiskal duhet të hetohet nga instituicionet e porsangritura. Çdo aset me origjinë të jashtëligjshme duhet të hetohet.

Nëse nuk godasim asetet e krimit, nuk do të kemi sukses. Edhe veprimet e dhunshme në rrugët e qyetit, nga to mund të dalin lidhje me elementë të grupeve kriminale.

Ka nevojë për një qasje strategjike, të ngrihet niveli i organizimit.”-tha Olsian Çela.

7 komente në “Kryeprokurori: Elbasani “fushë lufte” me grupeve kriminale! Shqipëria nuk mund të kthehet në Siçilinë e viteve ’70.”

  1. vlora says:

    K/PROKURORI i republikes na qahet neve per gjendjen e kriminalitetit ne vend? Ai eshte i vetmi kopetent qe e zgjith kete situate.Kolltuku i larte,pozicioni i larte kerkon dhe pergjegjesi te larte institucionale.Z.k/prokuror mos u bej si LLalla.Po do te mbetesh ne histori dhe ti sherbesh popullit tend vepro me dore te hekurt duke zbatuar me korektesi ligjin dhe vetem ligjin

  2. kapteri says:

    Paska edhe Shqiperija prokuror te perhjithshem?,Apo nuk ditka te thure fjalime si Murizi parlamentit. Do ti rekomandonja zotnise te lere ato “duhet” dhe si i thone ne Devoll: Te shtrengoje verren te nxjere seren”. Asgje nuk u mungon tani…

    1. Erdogan says:

      Pse mos te kthehet ne Sicili zoti me emer te bukur,Olsian te ndryshuar nga periudha komuniste .
      Ndryshe do ta kishe jo te bukur,Hmza,Qemal,Hajredin.
      Por mbiemrin turk ju “Pellazget” nuk mund ta ndryshoni kollaj.
      Historia perseritet.
      Keto pasoja jane te Turqise “strategjike”.
      Por ju e kini vetem me Grekun.
      Pavaresisht qe ju pretendoni qe jini Komb i Lashte,Dardane te bitte e Zeusit por ju vjen keq per Sulltanin qe eshte “shtet I vogel” dhe nuk pretendoni per Kostantinopol,Magna Grecian e Pirros etj.
      Zoti eshte I Madh dhe hakmerret.

  3. ky eshte me shkerdhate se Llalla
    Duhet me u dorhjek vet sepse erdhi me Premtimin,
    me na ,tregu Rezultate ,
    e deri me sot Asnji Rezultat !
    Ky paska ardhe ne kry te Prokurorise ,me na Nastradinin,
    tuj na tregu Prralla .ptuuu Maskara

    1. SPAK = KRIMI I ORGANIZUAR DREJTESI POLITIKE -badigard i KRIMINELAVE TE LALZIT says:

      Si tja ky Kllufi i Llalles kur e zgjodhen :
      “””Puna e Prukurorit e Drejtesise matet me R e z u l t a te “””❕
      Ky Kryeprokuror # nga Llalla qe pelliste ne Stallen e Drejtesise ,
      nuk eshte ndier ,nderkohe Dosjet e Santos – Gerdecit-Trebickes- Vrasjet e 21- Janarit e 4 protestueseve – vrasja e Hajdarit,
      qe tjeshte permendet nga mafia e prokurorise ,me lujt Hajdaret e kart me shqiptaret ,
      pra ky Klluf me surrat krimineli,
      ka heshtur gjithe kohen dhe fitu Miljona kot !
      Puna e ktij eshte = 0
      Perse nun e shkarkojn. Mashtrusin ordiner ? ??

  4. kujtimi says:

    Po kujt ja kerkon ore debil. Shterngo bythen dhe hidhu ne lufte kunder krimit aose largohu e mos ta shofim surratin. Kuvendi sa me shpejt duhet ta shporri kete debil nga drejtesia. Prokurori nuk duhet te mbaje fjalime por te punoje e te zgjidhe problemet e kriminalitet ne vend. Por me mire duket se eshte largimi i ketij debili. Po ku e gjetet more aman, pse kundershtoj praaedhesen, e cila kishte plotesisht te drejte, por i biri i nesipit na e nxorri si me te zghuarin kete debil. Shporreni more se po i ben deme te medha ketij vendi.

  5. qytetari says:

    Edhe ky i gjore,per te cilin shqiptaret paguajne qimet e kokes, si erion brace,ulerin dhe bertet,qe punet e veta tja u bejne te tjeret.
    Mire qe u zgjua ky derdimen,pasi kish muaj qe flinte,qysh kur e zgjodhen,ku me premtime beri namin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje