Refik Halili ka reaguar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Proçesi Sportiv” në lidhje me skandalin që “Gazeta TemA” publikoi, ku presidenti Ilir Meta pajisi në mënyrë të paligjshme me pasaportë shqiptare futbollistin Ëinnful Cobbina.
Halili nuk dha asnjë shpejgim nëse procedurat ishin të rregullta ose jo, duke nxjerrë zbuluar shkeljen e ligjit nga ana e presidentit Ilir Meta.
Halili tha se kjo ishte diçka që vetëm i bëhej mirë Tiranës, pasi me pajisjen me pasaportë shqiptare të Cobinah në mënyrë të paligjshme nga presidenti Ilir Meta, tashmë Tirana do të ketë mundësi që të aktivizojë 4 futbollistë të huaj në formacion.
“Cobbina është një lojtarë që ne kemi dëshirë që ta mbajmë deri në fund të karrierës. Dhe meqenëse në pyetëm se çfarë mund të bënim për të bërë me pasaportë shqiptare, që kuptohet që ne na bëhet mirë se kemi mundësi që të aktivizojmë katër lojtarë të tjerë të huaj. Bëm kërkesat dhe arritëm që të merrnim miratimin e kësaj”, u shpreh Refik Halili, i cili nuk e shpejgoi nëse mënyra e dhënies se pasaportës ishte e ligjshme.
Në këtë mënyrë ai ka nxjerr zbuluar skandalin që ka kryer presidenti Ilir Meta më dhënien e pasaportës, duke mos respektuar ligjet shqiptare. (TemA)
sheri-hati shkon per turmen ton
me ken mazlluman tana i van ?
Shpresoj shume qe ky kampionati me afrikane te mos filloje kurre!