Kryeministri Edi Rama në vazhdimësi të fjalimit të djeshëm i është rikthyer sërish statistikave për pagat.
Rama i përgjigjet me një krahasim pyetjes ‘’A janë rritur a s’janë rritur pagat?’’. Sipas tij në 2006 fondi i pagave ishte 45.5 miliardë lekë, kurse tashmë deri në fillim të 2021 shon 71.1.
Me këto shifra do të thotë se në 14 vite fondi i pagave është rritur me 56%.
Postimi i Ramës:
MIRËMËNGJES ?
dhe me këto dy shifra për fondin e pagave të shtetit, për thuajse të njëjtin numër punonjësish, ku mund të shihni përgjigjen e qartë të pyetjes, “A janë rritur a s’janë rritur pagat?”, ju uroj një ditë të mbarë!
PO të kam thënë o artist pikturist ?!
Leni shifrat, se nuk ja thua për to.
Ti për shifra je pakëz më i mirë se Luli.
Dmth të dy LUL-a (veçse ndryshoni pak nga përmasat)
Edhe pse këto shifra ti ka nxjerrë për tërë natën luleshtrydhja ?.
Nuk tregojnë se sa janë rritur pagat realishy ( NQS).
Tjetër gjë rritja nominale e pagave dhe Tjetër fondi i pagave.
Pasi fondin e pagave mund ta kesh rritur më së shumti le të themi me rritje të strukturës dhe listës numerike të të punësuarve në sektor (kjo jo medoemos politike ose gjë e keqe, se mund të jeni organizuar më mirë, mund të keni hapur klinika, spitale, reparte, sektorë dhe sherbime të tjera ose dhe fryrë strukturën artificialisht).
Por JOOOO rritje medoemos te pagave sidomos me ate shifër dhe %…
Lëri shifrat se s’je për to, (edhe një autogol tjetër (pa dashje ky).
Këmbanat bien për ata që kanë vesh. Të fala ?.
Bëji të fala Salehut !
Ky koment u vodh dhe u kopjua nga ata që monitorojnë TEMA non stop për të pas opinionet kundër Edit për ti përdorur kundër si platforma politike.
Dhe mbas gjetjeve të ditës.
Mbas më shumë se 12 orësh del presidenti vetë dhe bën kritika mbi bazë të këtij komenti
Me qenë i sinqertë deri këtu ka arritur puna.
Urime Tema po ju rritet lexueshmeria dhe shikueshmëria.
Flm që na i botoni opinionet dhe mendimet e komentet.
I garantoj lexuesit se nuk kam asnjë interes ekonomik politik me asnje subjekt ose palë qoftë dhe për jetën politike të .vendit.
Por indinjohem kur shoh se si na fyhet inteligjenca ashiqare dhe si nëpërkëmbet populli Shqiptar.