Alarm edhe në Serbi, shkalla e infektimeve rritet me 19% brenda një jave

7 Tetor 2020, 17:26Rajoni TEMA

Serbia i është bashkuar vendeve që kanë nisur të shtrëngojnë masat në luftën kundër pandemisë së CoVid-19.

Epidemologia Darija Kisić Tepavčević ka deklaruar se puna mund të vijojë deri në ora 23:00 pavarësisht nëse kanë hapësirë apo jo.

Ajo ka zbuluar një prirje të epidemisë që duhet të jetë shqetësuese. Sipas saj brenda një jave shkalla e infektimit është rritur me 19% brenda një jave duke vendosur autoritetet shëndetësore në alarm.

“Shembulli më i mirë është Izraeli që kishte një situatë të favorshme dhe tani nuk e ka më.

Tani ëstë momenti kyç për të gjithë ne që të bëjmë më të mirën për të respektuar masat parandaluese”, tha ajo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje