Basha garanton Metën se nuk do t'ia "dredhë", Bardhi: Opozita do të hyjë bashkë në zgjedhje, në asnjë rast nuk do të ketë një koalicion PD-PS

7 Tetor 2020, 13:53Politika TEMA

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi nga Devolli tha se për opozitën nuk kanë rëndësi ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ai ka sqaruar se PD-ja është në koalicion me LSI-në dhe se në zgjedhjet e 25 prillit do të hyjnë bashkë.

“Nuk ka rëndësi për në Kodin Zgjedhor. Kodi Zgjedhor dhe ndryshimet ne këtë kod, sidomos ndryshimet e njëanshme të kaluara pak ditë më parë tregojnë vetëm frikën e madhe që ka Rama nga qytetarët e tij dhe nga bashkimi madhor i qytetareve kundër së keqes që quhet Edi Rama.

PD dhe opozita e bashkuar është gati për të sjellë ndryshimin bashkë me qytetarët e Korcës dhe gjithë Shqipërisë. 

Nuk kanë rëndësi modalitetet për ne e rëndësishme është që ne jemi një bashkim i madh,së pari jemi një bashkim i partive kryesore në vend po mbi të gjitha jemi bashkim me qytetaret e ndershëm të vendit që gjithmonë kanë qenë dhe do jenë shumice në këtë vend. 

Ne jemi ne një koalicion kemi marrëveshje koalicioni me LSI dhe partitë e tjera të koalicionit të opozitës së bashkuar dhe në zgjedhjet do të hymë bashkë dhe do fitojmë zgjedhjet e 25 prillit. Në asnjë rast nuk do të kemi një koalicon PD-PS, tha Bardhi.

Ndërkohë, në rrjetet sociale Bardhi, shprehet se ka një pjesëmarrje të jashtëzakonshme në për votimin e kandidatëve të PD-së në Devoll.

“I impresionuar nga pjesëmarrja e jashtëzakonshme e anëtarëve të Partisë në Devoll. Padurimi për largiminin e Edi Ramës me ekipin më të mirë të përfaqësimit të PD ndjehet kudo. Fitore”, shkruan Bardhi.

Ditën e sotme demokratët e Korçës po votojnë për kandidatët e propozuar nga anëtarësia, të cilët kanë kaluar filtrin paraprak të verifikimit nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve.

Qarku i Korçës me 11 mandate, ka 39 kandidatë potencialë për deputetë. Demokratët kanë të drejtë të votojnë listën në bllok ose të kontestojnë një emër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje