Kërkon votën e klerikëve për LSI-në?! Meta: Shqiptarët duhet t’i shpallin luftë largimit të të rinjve. Vojo Kushi të jetë frymëzim për gjeneratën e re

7 Tetor 2020, 15:36Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta ka komentuar nga Elbasani marrëveshjen politike të 5 qershorit, duke thënë se ka ende kohë për reflektim mbi miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

“Nuk dëshiroj të shfrytëzoj këtë mundësi. Kam ardhur vetëm për të vizituar Qendrën kaq të rëndësishme që funksionon kaq mirë dhe që duhet të jetë shembull në gjithë vendin.

Qëndrimi im është për një bashkëjetesë qytetare tolerancë evropiane dhe sipas gjithë traditave që kemi dhe natyrisht sa i përket zgjedhjeve është një shqetësim i yni dhe BE.

Të punojmë të gjithë në shërbim të kësaj bashkëjetese, ka kohë për të reflektuar për Shqipërinë Evropiane pavarësisht vështirësive që duhet të përballojmë.

Elbasani ka qenë dhe do mbetet djepi i patriotizmit, atdhedashurisë, arsimit shqiptar, intelektualeve dhe do t’u ofrojë një të ardhmen të shkëlqyer të rinjve dhe gjithë qytetarëve dhe për këtë duhet kontributi i të gjithëve”, u shpreh Meta.

Ai e bëri këtë deklaratë nga qyteti i Elbasanit, ku ishte i ftuar Klerikët e Komitetit Ndërfetar të Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar Elbasan, prej ku bërë thirrje që të gjithë shqiptarët duhet t’i shpallin luftë largimit të të rinjve dhe shqiptarëve nga vendi.

“Duhet të jenë të bashkuar dhe kjo kërkon forcimin e bashkëjetesës. Jam sot në Elbasan ku komunitetet janë shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit në interes të forcimit të bashkëjetesës, diversitetit dhe edukimit rinjve me ndjenjat patriotike, atdhetare dhe tolerancës pavarësisht besimeve.

pim më shumë qetësi dhe siguri vendit aq më tepër Elbasanit që ka pasur probleme me sigurinë për një të ardhme më të mirë në Elbasan dhe gjithë Shqipërinë. Kjo është e vetmja mënyrë që ne të realizojmë ëndrrën e gjithë shqiptarëve, që Shqipëria të jetë si gjithë Evropa pikërisht duke arritur standardet Evropiane”, tha Presidenti.

Kreu i shtetit gjithashtu më parë duke dekoruar heronjtë e rënë në luftën e dytë botërore nga Tirana dha mesazhe të forta ndaj mazhorancës.

“”Prej lufte veç ai largohet, Që është lindur tradhëtor, Kush është burrë nuk frigohet, Por vdes, por vdes si një dëshmor!” Kur flasim për vetëmohimin, trimërinë e heroizmin partizan dhe të luftëtarëve për liri, padyshim Heronjtë e Kodrës së Kuqe, Vojo Kushi, Sadik Stavileci, Xhoxhi Martini dhe Muharrem Llanaj zënë vendet e nderit në Luftën e popullit tonë kundër bishës nazi-fashiste!”, shkruante presidenti në rrjetet sociale.

Më tej ai shrerhet se “Ata luftuan në krah të njëri-tjetrit, duke u shndërruar në Heronj Legjendarë dhe frymëzues të përjetshëm në betejat për liri, pasi shpalosën para gjithë botës virtytet më të arrira të shqiptarit si atdhedashuria, burrëria, besa e trimëria. Të rrethuar, ata bënë një luftë të pabarabartë, kundër qindra fashistëve e xhandarëve të armatosur gjer në dhëmbë.

Për Vojon, Sadikun, Xhoxhin, por edhe Muharremin nuk kishte mbetur rrugë tjetër veç t’i qëndronin Himnit Kombëtar dhe të qëndronin si burrat deri në pikën e fundit të gjakut.

Për rolin e shquar në mbrojtje të lirisë së Atdheut, shembull frymëzimi për të gjithë gjeneratat e reja, pata sot nderin të vlerësoj Heronjtë dhe luftëtarët legjendarë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Vojon Kushin, Sadik Stavilecin e Xhoxhi Martinin me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, si dhe Muharrem Llanaj me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”.

11 komente në “Kërkon votën e klerikëve për LSI-në?! Meta: Shqiptarët duhet t’i shpallin luftë largimit të të rinjve. Vojo Kushi të jetë frymëzim për gjeneratën e re”

  1. DOLI HENA PRAPA MALIT,PER TI SJELLE DRITE CEPANIT says:

    PO CLIDHJE KE TI ME VOJO KUSHIN,O MEDET C’NA KA GJET,PRESIDENTIN SE KEMI ME SHNET

  2. DOLI HENA PRAPA MALIT,PER TI SJELLE DRITE CEPANIT says:

    PO CLIDHJE KE TI ME VOJO KUSHIN,O MEDET C’NA KA GJET,PRESIDENTIN SE KEMI MIRE ME SHENDET

  3. Luan says:

    E mor Like sa mire do ishte te mos kishe vjedhur bere trafiqe dhe korrupsion.Me ty do ti shporrnim amerikanet dhe do ndertonim komunizmin.Po ti je i dhjere fund e krye ke shkuar dem.

  4. USA says:

    ky idiot Cepani eshte rrotkarizu komplet dhe sdi cfare flet E paska keq punen!

  5. Lanabregesi says:

    Mor jahu paska qene gamor i madh,po pse jeni kaq naiv o shqiptar,si mundet te kaloj filtrin e popullit nje mish me dy sy si ky kokelopa i Skraparit?!

  6. Like goldenboy says:

    Dakord mo dakord.
    Po s’kemi më tanke.
    Se te gjithë i shkriu Mediu (Salehu & EyesShark-u) tek Delijorgji.
    Kujt ti hidhemi tani??
    Veç nqs ti hidhemi Monikës.

  7. Raul says:

    Ishalla nuk po na iken nga Shqiperia strateg’ja nderplanetare, kozmike, leshelike Kejdi dhembcakallja se vallahi po iku ajo shqiperia do 100 vjet ta zevendesoje kete politikane me shkolle te mesme , trularaske qe kakaris neper ekrane tip cim pordha me cipin e futur ne tru nga Nafije dybeku

  8. Ku vete mo?! Ku vete?!
    U bëre gazi I botës dhe prezenca jote nuk është më e dëshiruar azgjëkundi.
    Gjthmonë kam menduar se ishte “dixhitali” hajvan I paparë, po kohët e fundit ti po I afrohesh titullit kampion me shumë talent.
    Lëre Vojon edhe tankun se si ke për ndihmë, mendo të gjesh avokatë të nxjerrin nga halli.
    Rama e junta jo demokratike sić llomotit ti, as kishin takat e kusur të çonin ty te 7 penxheret.
    Në “valle” po të thërret Amerika e me këto qoka e dorovitje patriotike aha se hedhë dot lumin kësaj here!

  9. Ujku Plak says:

    Eshte rende fare ky . Do vrase veten dhe duhet varrosur si Presidente ky RQ. Nqs vret veten Likja dhe Pr-Dr Mona ka mundesi te behet hetim dhe sekuestrim apo e Gezon Dosa trashegimetare me dy Koke Tulat ? Shpreso qe mos ti mbetet Pasuria Femijeve se pastaj kerkoin Pushtet si Zogu i Kurves qe mbasi harxhoi Floririn Shqipetare u kujtua qe ishte Patriot dhe donte drejtimin e Shqiperise.

  10. K says:

    Gjenerata e re , do I ngjajë degjeneratës së vjetër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje