Numri dy i LSI paralajmëron daljen më vete: Për mua të dalim me listë të pavarur, jemi parti e rëndësishme

7 Tetor 2020, 23:14Politika TEMA

Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari në një intervistë për Report TV i ka cilësuar sulmet e ashpra të Presidentit Ilir Meta ndaj qeverisë, jo si një aksion politik të tij, por si një aksion mbarëkombëtar për të mbrojtur Kushtetutën.

“Meta përfaqëson Presidentin dhe i gjithë shqiptarëve, ai ka një aksion të tij që nuk është politik por mbarëkombëtar për të mbrojtur Kushtetutën e vendit dhe ligjin”, tha Braimllari.

Nëse opozita duhet të dalë me një listë të përbashkët apo me lista të pavarura, Braimllari tha se dëshira e tij është që LSI të shkojë më listë të pavarur me 140 kandidatët e saj në të gjithë vendin, megjithatë tha ai këtë do e vendos kryesia e LSI-së.

LSI ka ngritur një grup pune për programin e saj dhe më pas do diskutohet me opozitën që do dalë me një program të përbashkët. Mendimi im personal është me lista të pavarura,

LSI duhet të ketë listën e vetë të pavarur pasi ajo është një parti që ka vite që ekziston dhe ka dhënë kontributin e saj në politikën e vendit.

Megjithatë do të vendosë kryesia e LSI për këtë“, tha Braimllari.

2 komente në “Numri dy i LSI paralajmëron daljen më vete: Për mua të dalim me listë të pavarur, jemi parti e rëndësishme”

  1. Këtë do të merrni !? says:

    ?

  2. kujtimi says:

    Jo more ibrahimllari, meta nuk mund te jete presidenti im, nje hajdut ordiner dhe kriminel, i cili perfaqeson vetem familjen e tij hajdute dhe disa hajdute te tjere rreth tij. Mua kurre nuk mund te me perfaqesoje. Ai duhet te ktheje gjene e vjdhur dhe te shlyeje denimin per krimet qe ka bere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje