Është mbyllur takimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, me vendasit që triumfuan në Shkup me rezultatin 2-1.
Kosova si gjithmonë dhuroi futboll të bukur, por në fund nuk ia dolën që të merrnin një rezultat pozitiv, duke bërë që ëndrra e tyre për t’u kualifikuar në Europian të shuhej.
Një autogol nga Benjamin Kololli zhbllokoi rezultatin e sfidës, në minutën e 15-të.
Gjuajtja e Ristovskit po shkonte jashtë kuadratit, por i ndodhur në vendin e kohën e gabuar, Kololli e devijon sferën në portën e tij, duke lënë të palëvizur portierin Muric.
Kosova arriti të reagojë pas këtij goli dhe gjeti rrugën e barazimit, me anë të një supergoli të shënuar nga Hadërgjonaj. Numri 2 i dardanëve shënoi një gol shumë të bukur, duke realizuar me një parabolë nga një distancë e largët.
Por vetëm 4 minuta më vonë, në minutën e 33-të, Maqedonia kaloi sërish në avantazh, falë një goli me kokë të Velkovskit.
Ky gol, vendosi dhe fatet e takimit, me Maqedoninë që shkon në finalet e Play-Off kundër Gjeorgjisë, ndërsa Kosova e mbyll këtu ëndrrën europiane.
Dardanet megjithese te pergjysmuar treguan veten edhe sot. Ata luftuan si luane. Ata shqipfolsa qe u bene vegla te sllavomaqedonasve mos i numeroni me per shqiptare. Ata nuk kane as gjak e as zemer shqiptari.
Ishte nje mesim i mire per perfaqesuesen e Kosoven,mbasi u ishte rritur shume mendja dhe gati e quajshin veten kampion te europes.Aq shume pordh kishin sa injoronin (ne nismen e krijimit te kombit kosovar te mbeshtetur edhe nga mediat kosovare) dhe benin gallat me kombetaren e Shqiperise dhe me shume u gezuan qe nuk do ti luanini me ndeshjet e tyre ne Shqiperi se sa qe u cliruan nga Serbet.
Maqedonia nuk shoi ëndrrrën e askujt pa ëndrrën e vet!!
Maqedonia nuk shoi ëndrrrën e askujt pa ëndrrën e vet!!
mos shkruani si fëmijë egocentrik