Në këto dy vite pothuajse të gjitha tërmetet, që nga ai i 21 shtatorit dhe 26 nëntorit të vitit të kaluar e duke përfunduar tek i sotmi, e kanë pasur qendrën tek Gjiri i Lalzit.
Pavarësisht nga thellësia, me sa duket e gjithë e keqja e lëvizjeve të pllakave tektonike kanë pasur epiqendrën në Lalz.
Dikush e shpjegon shkencërisht me lëvizjen e këtyre pllakave në thellësi të Adriatikut, si një situatë normale dhe që ka një përsëritje ciklike prej 40 vitesh.
Por ka dhe nga ata që e quajnë si një mallkim i shumëfishtë që vjen nga Gjiri i Lalzit ku më 26 nëntor 2019 tërmeti këputi në mes jetën e 51 njerëzve. Por dhe shkaktoi dëme të mëdha në banesa në Durrës, Thumanë, Kurbin, Tiranë dhe Lezhë.
Ndonëse me aplitudë më të ulët dhe pas mesnatës së sotme, lëkundjet sizmike kanë bërë që banorët të mos e ndjejnë veten të qetë dhe të sigurtë.
Nuk mungojnë dhe zërat se “mallkimi” për banorët e këtyre zonave vjen dhe për shkak se në Gjirin e Lalzit është grumbulluar gjithë e keqja e Shqipërisë, që ka ndërtuar vila me paratë e vjedhura të shqiptarëve.
E quajnë “hakmarrje të natyrës” por që po godet banorët e thjeshtë, ndërsa vilat e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë të drejtësisë, policisë dhe administratës nuk kanë pësuar asnjë dëm.
Janë derdhur mijëra e mijëra ton beton dhe hekur në këto vila, pa kursim pasi paratë e shqiptarëve janë investuar aty. Rrogat nuk dalin as për naftën e makinave luksoze.
Ndërsa tërmeti është “abonuar” në Gjirin e Lalzit dhe politikanët qëndrojnë të qetë dhe të sigurtë në vilat e tyre miliona euroshe, ngadalësia e veprimeve nga drejtësia e re dhe më konkretisht nga SPAK është e pashpjegueshme në këtë rast!
SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit janë ngritur posaçërisht për luftën ndaj korrupsionit dhe parave të pista të vëna përmes tij dhe krimit të organizuar.
Nëse kërkohet indicie nga ana e SPAK për të nisur menjëherë hetimet, ato janë me shumicë dhe vetëm duhet vullnet dhe pak guxim për të “zbarkuar” në ishullin e sheik-ëve të politikës dhe administratës së lartë.
Dhe një qytetar i thjeshtë di ta bëjë llogarinë se si Sali Berisha i bëri paratë për të ndërtuar atë supervilë në Gjirin e Lalzit, pavarësisht se justifikohet se është e vajzës së tij Argita Berisha Malltezi.
Apo vila e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit afër asaj të Sali Berishës. Tërë jetën rrogtarë shteti, me fëmijë të shkolluar jashtë vendit në shkollat më të shtrenjta. Ndërkohë që kanë “mbjellë” vila dhe pallate që nga Tirana, Golemi e deri në Gjirin e Lalzit. Blejnë dhe vota madje.
Po kështu dhe të kreut të PD Lulzim Basha i cili lëviz bashkë me Kunatin e famshëm. Dy vila në Lalz, dy në Hamallaj, dy në zonën më të preferuar të Tiranës, pallat në Tiranë. Pasuri pa fund!
Nuk është pasuruar askush me rrogë në Kosovë, as kreu i UNMIK, EULEX apo organizata të tjera që u instaluan në Kosovën e pasluftës nuk e kanë parë në ëndërr një pasuri të tillë si të Lulzim Bashës. Të vartësit të vartësit, të vartësve të tyre!
Po kështu dhe ish ministra dhe ministra, zyrtarë të lartë të policisë që kanë kaluar madje dhe Vettingun në polici, janë banorët e vilave miliona euroshe të Gjirit të Lalzit.
Qytetarët e thjeshtë i shohin nga larg, pa mundur të depërtojnë në thellësi të këtij “oazi” paqeje të banesave luksoze, sa dhe Pablo Eskobar sa ishte gjallë nuk e kishte blinduar në këtë formë banesën e tij të vënë me paratë e drogës.
Dhe nuk është vështirë që të nisë një hetim i thelluar për paratë që janë hedhur në Lalz nga politika për vilat e tyre.
Qytetarët shohin çdo ditë Berishën, Metën, Kryemadhin dhe zyrtarë të tjerë që postojnë në rrjetet sociale, pa u druajtur fare, foto e video të relaksit në “Bllokun” e ri të pasunarëve të politikës.
Madje bëjnë apel dhe për rrëzimin e qeverisë emër të qytetarëve të vobektë dhe në kulmin e varfërisë. Bëjnë thirrje dhe për bllokimin e lëvizjes së rinisë jashtë vendit.
Shfaqen si “Robin Hudë” në kohëve moderne teksa deklarojnë se paratë që kanë marrë oligarkët nga buxheti i shtetit, do t’ua marrin pas 25 prillit dhe do ua shpërndajnë qytetarëve.
E thonë përditë Berisha, Meta, Basha e Kryemadhi, “peshat e rënda” që kanë qeverisur dhe rrjepur këtë vend për 30 vite me radhë. E thonë dhe “bashkëqytetarët” e tjerë të Lalzit.
Pikërisht kjo zonë ka qënë “arenë” e përplasjeve të mëdha të krimit në pushtet dhe të rrugës për të përfituar sa më shumë nga kjo zonë e begatë në qarkun e Durrësit.
Vite më parë ekzekutua me ekspolziv në Vlorë një gjyqtar, Skerdilajd Konomi. Pista e vetme ishte përplasja për pronësinë në Gjirin e Lalzit. Akoma është pa autor. Pavarësisht se u lakuan emra kriminelësh, politikanësh e deri gazetarësh me emër si të involvuar në këtë vrasje.
Eshtë plagosur një prokuror, Arian Ndoja ndërsa shoferi i tij u nda nga jeta. Prokurorit në makinë iu gjetën harta dhe dokumente për tokat në Gjirin e Lalzit.
Eshtë arrestuar kreu i kadastrës së Durrësit Liridon Pula, nën akuzën se ka tjetërsuar prona në Gjirin e Lalzit dhe më tej. Ndonëse opinioni është ndarë në dy pjesë, ku flitet se është dhe “viktimë” e luftës për territor që krimi i lidhur me politikën e drejtësinë po zhvillon në këtë zonë.
Mjafton të thellohet hetimi në këto krime të pazbardhura dhe të “kryqëzojnë” faktet me vilat miliona euroshe në Gjirin e Lalzit për të arritur në zbardhjen e lidhjeve shumëfishe të krimit me politikën dhe politikanët që kanë interesa të forta në këtë zonë të preferuar.
Partnerët tanë ndërkombëtarë dhe qytetarët shqiptarë presin shumë nga drejtësia e re, që të fillojë pikërisht me dosjet e mëdha dhe më të lehta për t’u hetuar.
Janë dosje të rënda, hetimi rigoroz i të cilave mund të shkaktojë “tërmet” në politikën dhe shoqërinë shqiptare. Duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë në këtë vend!
Njëherësh mund të ndryshojnë dhe mendjen e vendeve skeptike të BE, që të përshpejtohen hapat e integrimit të Shqipërisë në familjen europiane.
Në çdo raport të partnerëve tanë, SHBA dhe BE, pikërisht lufta kundër korrupsionit dhe arrestimi i “peshqve të mëdhenj”, është fjala e parë dhe e fundit që përmendet. Vendet rreth nesh e kanë bërë.
Kroacia nuk e fali ish kryeministrin Ivo Sanader, i cili pavarësisht se hapi dyert e Europës për vendin e tij, është në burg për një përvetësim sa gjysma e vilës së Ilir Metës, apo Lulzim Bashës e Sali Berishës. Po ashtu dhe Rumania, Maqedonia e Veriut e deri tek Serbia.
Shqiptarët dhe partnerët tanë ndërkombëtarë presim me padurim lëvizjen e SPAK dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Nuk u hyjnë në sy goditjet anësore që po jep./M.Nikaj-TemA
Ti haje mutin SPAK me gjithe BKH wle 0rokurori e gjykate se ketyre nuk u hyn as gjenbi ne kembe ndaj mos kujtoni se reforma ne drejtesi u be per keta o budallenj por per krahethyerit qe nuk ngopin dot barking me buke.
SPAK me kryetar Arben Krajen kurre nuk do bej drejtesi
do flej gjume mbi dosjet e krimit,
do perfitoj te gjitha benefitet qe i jep karriga
dhe ik dhe ky si Gjin Gjoni leje per shtatezene
Tek kjo list shto dhe Blendi Fevziun qe eshte autori kryesor
ne vrasjen e gjyetarit te vlores
Nese Ky kryetar nuk fillon levizjen
o eshte i korruptuaf o frkacak
te liroj karrigen dhe kaq
Shume zhurme shume zhurme…
Po kush ta shkaktoj termetin,ata qe kaluan vetingun jane po aq te korruptuar sa ata qe u skualifikuan.
Jane te lidhur me politiken ashtu sic jane te lidhur politikanet me njeri tjetrin….
Shaj akuzo,mbro hajduti hajdutin.
Kane 30 vjet qe zihen e vrasin popullin per karriket e veta kush te mari kolltukun me te madh. Perse?
per ne!!! Jo jo per te shtuar pasurine me korrupsion.
Keni par e ndegjuar qe te zihen per popullin fukara….
Rrine naftetaret te shtrire edhe as e rrun njeri,drejtusit e naftes marin milionat e zhduken….
Njerzit e termetit rrine jashte,vilat e apartamentet e hajduteve politikane ,rrine bosh dhe asnje nuk ju ofroi nje ap perkohesisht.
Dhe sherifi kendon:po ku ishe ti o zot,dhe ne vazhdojme te themi ku je o zot qe ti dergosh nje termet qe ti rrafshoj se ne nuk jemi te zot per asgje,vetem te vrasim njeri tjetrin per te mbrojtur pasurin e tyre
SAPO MOREN PUSHTETIN MBASE VITIT 90 QE KUPTOHET ,NE PUSHTET EDHEN KRIMINELA DHE HAJDUTA..SOTE BEJME BILANCIN DHE ESHTE E CUDITESHME QE POPULLI SHQIPTARE TE PERFAQEOHEJ NGA KETA NJERZE ,NE TEORI SEPSE U VOTUAN NGA POPULLI.
PORE SICE ESHTE E VERTETA ,VOTAT NUKE M’VAREN NGA VOTUESIT ,PORE NGA NJERZIT TE ZGJEDHUR QE I NUMEROJNE VOTAT.PRANDAJE PUSHTAT E PUSHTETIT NUKE E FITUAN KURRE VOTEN E KETIJE POPULLI.
PASI VODHEN E VRANE ,PASI E BEKUAN EDHE ME FE E ZOTE ,NE FUNDE E MBROJTEN ME LIGJE PASURINE E TYRE DUKE NGRITUR BKH,OFL,VETINGUN,.PRANDAJE KETYRE KRIMINELAVE NUKE KA PER TI HYRE GJEMBE NE KEMBE.
NEVE S’NA KA MBETUR NDONJE SHPRESE,PRANDAJE LUTEMI QE VETEM ZOTI MUNDE TE BEJE NDONJE GJE,.POPULLIT NUKE I KA MBETUR GJE TJETER ,OSE TE PRANOJE TE VDESE I GJUNJEZUAR ,SICE KA VEPRUAR KETO 30 VJETE ,OSE TE VDESE I NGRITUR NE KEMBE PER TE SHPORRUR KRIMINELAT E VRASESIT ME KOLLARE. NDRYSHE DITE TE BARDHA NUKE KANE PER TE PARE KURRE. NA VJENE SHUME KEQE PER ATE VENDE,TE BEKUAR.PORE KANE KALUAR 30 VJETE ,DHE PO VEPROHET PO E NJEJTA MYNYRE PER TU PASURUAR MASKAREJTE E ATIJE VENDI.
DERI KURE DO VAZHDOJE KJO TRAGJEDI????????????????????????????????????????????
kjo mund të lidhet me veprimtarinë e SPAK në “Gjirin e Lalzit”. Së shpejti disa vila do të lëkunden!
Une kam tjeter mendim.Spak i ka gadi dosjet dhe se shpejti do kete arestime te kokave te medha..Sigurisht keto do jene me te shumtit nga Partia demokratike,dhe populli i njeh mire….natyrisht do kete dhe nga e majta por persona te nivelit te dyte..sepse partia socialiste, eshte ajo qe po e mbeshtet reformen ne drejtesi..dhe drejtuesit e saj kane qene shume te kujdesshem ..Kam nje dyshim por edhe nje shprese,mbi qendrimin amerikan.Ne fakt ata po e udheheqin bashke me europen kete reforme..
Ja pse ,??..Amerikanet,dine gjitheshka mbi korupsionin..P.sh.Dine qe Sali Berisha eshte njeriu qe ka bere krime te shumta..Por Arvizuja e quajti bure shteti..pak dite pasi vrau..Pra ka klane ne SH B A ..qe duan te ruajne nje fare Ekulibri..qe te kene ne dore cdo gje ne shqiperi.Eshte interesante se Sali Berisha Ilir Meta, jane antiamerikane..dhe Amerika mund ti flakte menjehere..Por pse se ben??
Por,kete radhe ata do ti japin urdher Spakut, qe tre kokat e medha te korupsionit, te shkojne para drejtesise..Nese sndoth,SPAK te jape dorheqjen dhe populli..te vendose vete gjyqesine karshi ketyre njerezve te koruptuar..I bej nje lutje Mero Bazes,qe paraprakisht tju beje autopsine ,dhe tja u dorezoje SPAKUT.Mos te haroje Armando Duken, njeriu qe po degjeneron sportin shqiptar.