Pëson aksident djali i aktorit të njohur, ndodhet në gjendje të rëndë

8 Tetor 2020, 18:15Lifestyle TEMA
Pëson aksident djali i aktorit të njohur, ndodhet në gjendje

Aktori William Levy është bërë i njohur nga telenovelat e shumta që janë shfaqur në ekranet tona.

Se fundmi William po kalon momente shumë të vështira, pasi djali i tij ka pësuar një aksidet në fushën e golfit. 

Sipas mediave të huaja ai po udhëtonte me një makinë golfi e cila është përmbysur duke i shkaktuar lëndime të shumta. 

Christopher është dërguar në spital ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe po merr trajtimin e duhur.

Aktori përmes një postim në rrjetet sociale ka falenderuar të gjithë për mbështjetjen që ka marrë:

 “Falenderoj të gjithë ata që janë luter për djalin tonë Christopher. Zoti e shëroftë plotësisht dhe shpejt Christopher-in dhe djemtë e tjerë. Me Zotin gjithçka është e mundur dhe ai mbron shërbëtorët e tij që i thërrasin. 

Christopher është një fëmijë besimtar. Ne e dimë që Zoti ishte atje me të dhe fëmijët e tjerë dhe nuk kemi asgjë përveç fjalëve mirënjohëse ndaj Zotit që nuk na braktis kurrë!

Shpresojmë ta shërojë Christopher-in që ai të vazhdojë të jetë një dritë ndriçuese në fushën e bejsbollit dhe në të gjitha fushat e jetës.

Sa herë që Christopher shkëlqen në fushë, ai falënderon Zotin, e nderon atë dhe i frymëzon të tjerët të bëjnë mirë dhe të kenë besim tek Zoti. 

Ai është një udhëheqës! Paçi gjithmonë mençurinë për të përdorur bekimet e Zotit e për të bekuar të tjerët. Amen!”, ka shkruar aktori.

2 komente në “Pëson aksident djali i aktorit të njohur, ndodhet në gjendje të rëndë”

  1. BUJARI JU DEGJON says:

    Shifeni mire lajmin,se nga “verifikimet” qe bera une eshte rrezuar me makinen “Golf” dhe jo ne fushen e golfit… Te shkuara t’i jene .

  2. Taraku says:

    Bujar shko merr ESL please…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje