Raporti i Komisionit Europian ngre shqetësimin për ndërtimin e aeroportit në territorin e peizazhit të mbrojtur Vjosë-Nartë në Vlorë

8 Tetor 2020, 17:29Sociale TEMA

Qendra për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit natyror në Shqipëri ka reaguar pas raportit të Komisionit Europian , i cili theksohen problematika thelbësore në fushën e ruajtjes së natyrës, të cilat kërcënojnë territorin e zonave të mbrojtura nëpërmjet planifikimit të investimeve masive, si ndërtimi i një aeroporti brenda Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë.

Deklarata e plotë: 

Raporti i Komisionit Europian lidhur Politikën e Zgjerimit të BE-së ka si qëllim investigimin dhe
monitorimin e politikave të vendeve kandidate, apo atyre ende në proces, mbi përpjekjet për të rakorduar
legjislacionin vendas me atë europian.

Në raportin e fundit të publikuar për Shqipërinë, atë të datës 6 tetor 2020, theksohen problematika thelbësore në fushën e ruajtjes së natyrës, të cilat kërcënojnë territorin e zonave të mbrojtura nëpërmjet planifikimit të investimeve masive, si ndërtimi i një aeroporti brenda Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë.

Kjo problematikë e ngritur prej organizatës tonë që prej vitit 2018 është e një rëndësie të jashtëzakonshme, për arsyen se ndërtimi i të tilla infrastrukturave kërcënon vlerat ekologjike të zonës, duke rënë ndesh me ligje kombëtare apo konventa ndërkombëtare për mbrotjen e natyrës e të biodiversitetit.

Laguna e Nartës dhe ekosistemi përreth përbën një nga ligatinat më të mëdha e të rëndësishme në Shqipëri e Mesdhe. E ndodhur në një pjesë kyç të korridorit të shtegtimit të Adriatikut, kjo sipërfaqe është zyrtarisht kandidate për tu shpallur si zonë Emerald nën Konventën e Bernës, për shkak të rëndësisë që përfaqëson për ruajtjen e natyrës dhe jetës së egër. Akoma më tej, kjo zonë është në proces studimi lidhur me identifikimin e habitateve të rrjetit Natura 2000, pjesë e Direktivës Europiane të Habitateve e Shpendëve.

Sipas të dhënave tona, kjo zonë përmbush të gjithë kriteret për tu shpallur si “Ligatinë me Rëndësi Ndërkombëtare” nën Konventën Ramsar. Peizazhi i Mbrojtur Vjosë-Nartë është shtëpi për një shumëllojshmëri shpendësh, të cilët gjejnë në të kushte të përkryera për të folezuar, ushqyer, apo pushuar gjatë shtegtimit.

Nëse planet e sipërpërmendura implementohen, kjo zonë do të humbasë çdo vlerë për natyrën e jetën e egër, duke sjellë jo vetëm humbjen e një zone të mbrojtur, por një ekosistemi unik që nuk ndodhet askund tjetër në Shqipëri.

Gjeni më poshtë përkthimin e pjesës ku diskutohet për këtë problematikë në Kapitullin 27 të Raportit të
Komisionit Europian 2020 për Shqipërinë:

Përputhja me acquis në fushën e ruajtjes së natyrës, në veçanti lidhur me Direktivën e Habitateve e të Shpendëve, është zhvilluar në mënyrë të konsiderueshme, por politikat dhe zbatimi i ligjit mbeten përgjithësisht të dobëta, pavarësisht aktiviteteve të shumta për ngritjen e kapaciteteve dhe asistencës teknike. Ligji mbi zonat e mbrojtura u amendua në vitin 2018 për të vendosur theksin në planifikimin dhe zhvillimin e këtyre zonave.

Legjislacioni mbi investimet strategjike ngre shqetësime për mbrojtjen e biodiversitetit, për arsye se mund të lejojë investime të mëdha turistike apo industriale brenda zonave të mbrojtura, si p.sh. aeroporti i propozuar në territorin e Vjosë-Nartës. Ky plan bie në kundërshtim me të jerë ligje kombëtar, apo konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e biodiversitetit që Shqipëria ka ratifikuar.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ende zotëron kapacitete dhe instrumente financiarë të limituar, kjo për shkak të ndalimit të saj ligjor për të qenë e pavarur financiarisht. Shqipëria duhet të sigurojë zbatimin e ligjit në fusha si shpyllëzimi apo prerja e jashtligjshme e pyjeve, si dhe të procedojë penalisht kundrejt fajtorëve. Raportimet e krimeve mjedisore janë rritur në 6 muajt e fundit, sidomos mbi shpyllëzimin, prerjen e paligjshme të pyjeve, zjarrvënien, gjuetinë, tregtinë e jetës së egër dhe specieve të mbrojtura, gërryerjen e shtretërve të lumenjve, apo hedhjen e mbeturinave në to.

Investimet për hidrocentrale duhet të përputhen me detyrimet kombëtare e ndërkombëtare për mbrojtjen e natyrës, menaxhimin e ujërave, si dhe të përfshijnë pjesëmarrje publike apo dëgjesa, apo të jenë subjekte të raporteve të VNM, të cilat përfshijnë një vlerësim të hollësishëm mbi impaktin që këto investime do të kenë në natyrë apo biodiversitet. Të tilla raporte ende mungojnë, pavarësisht numrit të lartë të hidrocentraleve ekzistues, apo të planifikuar, në basenet e lumenjve. Këto raporte duhet të ndërmerren përpara çdo aprovimi të dhënë për projekte  individuale. Ende mungojnë inspektime apo monitorime mbi rrjedhat ekologjike nga hidrocentralet ekzistuese.

Linku i raportit:

https://ec.europa.eu/commission/presscorner/detail/en/COUNTRY_20_1794

https://ec.europa.eu/neighbourhoodenlargement/sites/near/files/albania_report_2020.pdf fbclid=IwAR3GrgFKqCo650tPdjw8uH2XCL5aNp AtspuGjFOx2UTr2jV4KSnenycUioI

(TemA)

9 komente në “Raporti i Komisionit Europian ngre shqetësimin për ndërtimin e aeroportit në territorin e peizazhit të mbrojtur Vjosë-Nartë në Vlorë”

  1. A E di Edi, që ju E di-ni. says:

    A i di Ed 3D këto??
    Nqs jo tregojani mor aman.
    Që mos të lodhet me AutoCad e 3D e projekte.
    I thyu njerëzit e studiove në mes.
    Tu na bo “filma vizatimor”
    Që edhe Pse i bon.
    Nuk janë më të bukur dhe domethënës se.
    “3 Qetë dhe Ujku”
    Ai po është edhe sot me shumë se kurrë koherent.
    (3 Qetë – aka- Saliu,Edi,Iliri).

  2. Presheva says:

    Hehe shqetësohen europianë, kto që skanë pytë për natyrën 200 vitet e fundit duke bërë kërrdin gjithandej, skanë lënë gjë pa shfrytzu si nën ashtu mbi dhe për interesat e tyre vetjake nacionale.
    Shqipëria duhet natyrisht t’vazhdojë në politikat e saja kombëtare për t’bërë përparim në ekonomi e infrastruktur gjë që besoj se kryeministri si p…..ë fare kto pseudo politikanët bio europianë.

  3. Kim été says:

    Berlini sillet me ne si në vitin 1944.

  4. Papi says:

    Mw shume se aeroport vlora duhet te kishte port sepse zoti i ka fal pozicionin ku mund te ndertohej nje port edhe me i madh se ai i roterdamit
    Ka thellsine qe se ka as selaniku as pireu,durresi jo e cdo port sot ne europe vuan per hapsire per stivim mallrash konteniere etjer mjafton te permendim portin e genova ku kane nje plan qe kontejneret ti stivojne 50km larg portit
    Fusha e nartes per magazinim kontejneresh do bente qe si koridori i 8 dhe ai i 10 te furnizoheshin aty mjafton nje lidhje hekurudhore drejt gjermsnise dhe europes qendrore do punsonte te pakten 100mij vete
    Nje projekt i tille do krijonte armiq ne rajon mjafton me pa pse koridori me i vjeter dhe me me leverdi ne ballkan (koridori 8) eshte asgjesuar

    1. Tetovari says:

      Bravo vlla i nderuar, por ne shqiptaret qenkemi te pafatshem, që 100vjet qeveri kuislinge akome nuk kemi nji qeveri Nacionaliste kombetare Shqiptare, ze shpresojm qe te vetdijesohemi njiher e pergjithon tfl mir mbeç.

  5. taso kume says:

    NJE e vertete e pa mohushme : ne 2010 punoja ne GENOVA NE FINKANTIERE ku behen anijet e costacrociarat per turizem dhe nje kilometer me large eshte ajroporti qe eshte pothuajse si ishull ne det dhe çdo 2 minuta degjonim te shtena me “top” per te trembur pulbardhat mos te fluturonin mbi ajroporte per mos u futur tek motoret e avjonave, un jam VLONJAT dhe me pelqen te behet nje ajroporte ne VLORE por do gjetur vendi i duhur po duam FLOREN DHE FAUNEN D,M,TH MJEDISIN.

  6. demokrati says:

    Per Te qare dhe per te qeshur me bufonet e Brukselit e duan Shqiperine si Afrike.

  7. Tetovari says:

    Bravo vlla i nderuar, por ne shqiptaret qenkemi te pafatshem, që 100vjet qeveri kuislinge akome nuk kemi nji qeveri Nacionaliste kombetare Shqiptare, ze shpresojm qe te vetdijesohemi njiher e pergjithon tfl mir mbeç.

  8. Nik says:

    Kam shkruajtur edhe her tjetèr se kemi fqinjèt tanè italinè tè cilèt pèrpara pak vitesh mbyllèn disa aeroporte pèr tè vetmen arsye se nqse njè aeroport nuk ka fluksin e 1000,000 turistève nè vit duhet mbyllur sepse shkon nè defiçit.Tè forcoj portin e vlorès por nga tè gjitha pikpamjet e infrastrukturès dhe strategjive ekonomike pèr tè ardhmen ,njè autostrad si dhe sistemimin e hekurudhès qè mallrat tè qarkullojn me tren dhe jo mbi rrota gome duke helmuar ambjentin.Pèr kèto investime sidomos nè respekt tè ambjentit europa i aprovon projektet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje