Skadimi i kartave të identitetit, Lleshaj apel qytetarëve: Aplikoni në kohë, shmangni fluksin e fundvitit

8 Tetor 2020, 13:09Sociale TEMA

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i bëri apel qytetarëve të aplikojnë për kartat e identitetit, në mënyrë që të mos krijohen fluks aplikimesh javët e fundit të vitit.

“Në 31 dhjetor 2020 skadojnë një numër i lartë kartash identiteti të shtetasve shqiptarë. Për shkak të pandemisë, vlefshmëria e ID kartave që skadonin përgjatë vitit 2020, u shty deri në datën 31 dhjetor. Kjo pritet të sjellë një fluks aplikimesh javët e fundit të vitit.

Ndaj, aplikoni pa humbur kohë, për të evituar radhët”, – tha Lleshaj.

Sipas tij, një numër i madh shërbimesh tashmë kryhen online, nëpërmjet kartës së identitetit.

“Karta e identitet ju shërben për veprime administrative, veprime financiare, kalim në Pika Kufitare, kusht për rinovimin e pasaportës, skadimi i ID kartës e bën të pamundur marrjen e shërbimeve për qytetarët, nga fillimi i vitit të ardhshëm”, – tha Lleshaj.

Ministri Lleshaj u shpreh se “riaplikimi për ID kartë mund të bëhet në çdo zyrë, pavarësisht vendbanimit. Shërbimi i pajisjes me dokumente identiteti është i pranishëm edhe në Ambasada e Konsullata shqiptare në 6 shtete: në Greqi, Itali, Belgjikë, Gjermani, Britania e Madhe dhe SHBA”.

Ministri sqaroi se qytetarët për t’u ri-pajisur me ID kartë duhet të blejnë kupon për Letërnjoftimin/Kartën ID, pranë Zyrës Postare, të rezervojnë online orarin në e-Albania dhe më pas të paraqiten në Zyrën e Aplikimit.

“Apliko sot, të mos përballesh me surpriza të pakëndshme nesër”, – shtoi Lleshaj.

1 komente në “Skadimi i kartave të identitetit, Lleshaj apel qytetarëve: Aplikoni në kohë, shmangni fluksin e fundvitit”

  1. Europe 2025 says:

    ..shtet me te ndyre dhe diktatorial ne bote ….nuk gjen…..
    Leshi po ben tellallin…..per asgje….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje