Basha shpërblen mjekun e 21 janarit, futet në listën për deputet, deklaroi se protestuesit u vranë nga afër

9 Tetor 2020, 13:19Politika TEMA

Në listën e njerëzve që Lulzim Basha ka futur për deputet në Tiranë është edhe një prej mjekëve të 21 janarit.

Bëhet fjalë për mjekun Sami Koçeku, i cili u akuzua nga mediat në atë kohë se manipuluan të vërtetën për të fshehur vrasësit e vërtetë të protestuesve të pafajshëm në mes të bulevardit.

Koçeku bashkë me kolegun tjetër Gega, që në ato orë të trazuara kur konfirmohej vdekja e tre personave në protestë, dhanë versionin e “vrasjes së tyre nga afër”, duke lënë të nënkuptuar se ishte fjala për një komplot, pasi paralel me deklarimet e tyre “profesionale”, mediat afër qeverisë dhe zërat e drejtpërdrejtë qeveritarë aludonin për vrasje të realizuara nga radhët e opozitës.

Pas dështimit të skemës për t`ia faturuar protestuesve vrasjen e protestuesve, deklarimet e mjekëve gati u harruan.

Ish-Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj do I drejtohej në dt. 13/1/2014 Këshillit Rajonal të Urdhrit të Mjekut në Tiranë me një ankesë ndaj dy mjekëve Sami Koceku dhe  Alfred  Gega, e cila mbeti thjesht ankesë:

Në datën 21 Janar të vitit 2011, të dy këta mjekë kanë qenë duke shërbyer pranë spitalit të traumës, në momentin kur pas tubimit të opozitë së atëhershme, në spital janë paraqitur shumë protestues, për të marrë ndihmë mjekësore.

Ata kanë deformuar realitetin dhe dizinformuar publikun, mbi gjendjen shëndetësore dhe shkakun e vdekjes së shtetasve:

–           Ziver  Veizi

–           Hekuran  Deda

–           Faik Myrtja

–           Aleks Nikaj

Mjekët deklaruan se vdekja e shtetasve të sipërcituar, kishte ardhur si rezultat i goditjes nga armët e zjarrit dhe se qitja ishte kryer nga një distancë shumë e afërt, duke marrë kështu përsipër të bënin dhe punën e ekspertit balistik.

Ja ç”deklaruan mjeku KOÇEKU dhe GEGA në TV News 24:

Dr. Sami Koçeku: Janë… dy mbeten të identifikuarit, janë ekzakt sipas parametrave mjekësorë, dy konsiderohen të vdekur civilë, kanë shkuar në morg, një i identifikuar dhe një i paidentifikuar. Dhe tjetri që është i identifikuar është në Spital Ushtarak akoma, faktikisht, pavarësisht se ai ka bërë…, ka vdekur…, ka bërë…, ne po e mbajmë në monitorim, po e konsiderojmë në rrugë mjekësore…i vdekur, është plagë armë zjarri, por ne, thjesht, që është moshë 38 vjeç, po e mbajmë me monitor, duke punuar vetëm për hir të aparatit.

Gazetari: Doktor, le të themi dhe personi i tretë ka vdekur nga një plumb?

Dr. Sami Koçeku: Nga një plumb në kokë.

Gazetari: Në kokë. Dhe kjo, nga distancë e afërt?

Dr. Sami Koçeku: Shiko tani, ne kemi një eksperiencë prej 18 vjetësh në plagët prej armëve të zjarrit dhe eksperiencën më të madhe në Shqipëri e ka qendra jonë, për këtë eksperiencë kaq të madhe edhe mund të orientohemi. Plagët me të cilat kanë ardhur janë të distancës së afërt, kanë dhe shenjat e djegies, shenjat e plumbit, apo unazën e plumbit. Dhe unë, kur kam folur që thashë janë të distancës së afërt kam folur duke i’u referuar eksperiencës sime prej kaq vjetësh në spital dhe i njoh mirë plagët nga armë zjarri.

Gazetari: Pikërisht, nga kjo eksperience, nga sa afër mund të jenë qëlluar zoti Koçeku?

Dr. Sami Koçeku:  Distanca është shumë e afërt, shenjë plumbi dhe djegieje nuk e bën distancë mbi një metër e gjysmë

Intervista e dytë:

Gazetari: Do na jepni një informacion sa persona janë plagosur dhe a ka persona që kanë humbur jetën apo jo?

Dr. Sami Koçeku: Ekzakt nuk mund të jap asnjë lloj informacioni për numrin e tyre këtu, por ekzakt dihet se aktualisht kemi dy civilë të vdekur, janë me plumba në distancë të afërt, janë me të gjitha shenjat…, konfirmim që distanca ka qenë shumë e afërt nga qëllimi i tyre. Duhet të jenë armë të kalibrit të vogël, për arsye se, nuk janë plagë që hyjnë dhe dalin, janë vetëm plagë hyrëse, që tregon se s’kanë fuqi arme dhe janë qëlluar nga afër…

Gazetari: Po, po.

Dr.Sami Koçeku: Për numrin total të të aksidentuarve, të ardhurve këtu nuk mund të japim për arsye se vazhdojnë vijnë dhe janë të paregjistruar një pjesë.

Gazetari: Në ekspertizën tuaj zoti Koçeku, çfarë fishekësh kanë qenë ato sipas jush?

Dr.Sami Koçeku: Me syrin tim, pistoleta të kalibrit të vogël, duket nga këto tip silenciator por të vogla, të vegjël, kalibër i vogël, i hollë, por që…

Gazetari: Ka qenë i pamundur shpëtimi i jetës së tyre?

Dr.Sami Koçeku: Kanë ardhur të vdekur.

Gazetari: Pra, dy persona kanë humbur jetën?

Dr.Sami Koçeku: Po.

Gazetari: Ndërkohë për të plagosurit zoti Koçeku?

Dr.Sami Koçeku: Për të plagosurit nuk dihet numri i saktë, them të dëmtuar ka: 3 veta me dëmtime të kokës, me plagë me gurë, me ekspozim të masës trunore, por akoma nuk mund të…

Gazetari: Po! Zoti Koçeku nëse ju pyes për identitetin e personave që kanë humbur jetën, apo ende është e pamundur?

Dr.Sami Koçeku: Ziver Veizi, i cili është identifikuar.

Gazetari: Zive… Edhe njëherë të lutem?

Dr.Sami Koçeku: Ziver Veizi nga Gjirokastra.

Gazetarja1: Tre personat që kanë humbur jetën nga se, kush ka qenë shkaku i humbjes së jetës së tyre?

Dr. Alfred Gega: Atë do ta përcaktojë mjekësia ligjore.

Gazetarja 1: Nga çfarë plagësh kanë ardhur? Me gurë?

Gazetarja 2: Armë zjarri?

Dr. Alfred Gega:  Dukeshin plagë të vogla që shkonin për armë zjarri nga distancë e afërt.

Siç përshkruhet në intervistë, thëniet e tyre janë tërësisht të pavërteta dhe krahasuar me Akt-ekspertimin mjeko ligjor që ju është bërë viktimave nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, ato bëhen edhe më të rënda, pasi janë jo vetëm në shkelje të Kodit të Etikes, por edhe veprën penale.

23 komente në “Basha shpërblen mjekun e 21 janarit, futet në listën për deputet, deklaroi se protestuesit u vranë nga afër”

  1. SPAK?!?!?!?!⚖️⚖️⚖️⚖️????? says:

    TURP!!
    DREJTËSI, KU JE ??

    1. Koli says:

      Koceku i halese po perpiqet per ndonje imunitet parlamentari sepse kujton se kjo do ta mbroje po kot e ka i poshtri.

  2. Jim says:

    Turp per kete parti

  3. Dega e Kalecit, lol says:

    O Zot! Krimineli behet ligjvenes. Thirri mendjes o popull. Kjo edhte PD, eshte prona e familjes Berisha, e bekuar nga tribalizmi i nje pjese te shoqerise sone. ” Nje gomar te vendose PD, une gomarin do votoj” thote nje banor i ardhur ne Bathore, qe perfituesi i injorances tribale, kryetribali Pr Dr Sali Berisha, e quan ” qytetar i Tiranes”, me nje doze te dukshme talljeje.

  4. Driko says:

    Lul hiqe. Nuk shkon.Me vjen keq, por…

  5. Timi says:

    O mero baze shikoje mire te tv klan protesten edhe nxirre perfundimin , nga afer trup me trup. Po je nje maskarade e keqe qe nuk e ke shokun.

  6. Mal Cori says:

    Nuk ka hic faj Basha. Perderisa ndaj tyre nuk ka asnje padi, apo kallzim penal nga Edi Rama, ata jane plotesisht ne rregull.
    Te behen deputete dhe ministra shendetesie.
    Rilindje e pjerdhur. As kallzime penale nuk dine, apo nuj duan te bejne ..

    1. Fair enough says:

      Fiks e ke thene!

  7. goliku says:

    Ne ate liste shumica jane hajdut dhe vrases.

  8. Moni says:

    Bandite..bastarde..kriminele…dhe doni voten time? Kurre pd..lsi..dhe qelbesira te tilla…fuck you!!

  9. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    PD-ja shquhet per promovimin e antivlerave, edhe ne kte rast i qendron si gjithmone besnike vijes se saje. Bravo
    Ajo qe me ben pershtypje eshte emri i ketij palo doktori
    Sa- mi Koceku,e meriton plotesisht
    Mi koceku,se ne kocek ka boll miser per te ngrene.
    Per te tjerat nuk ja vlen te investosh kohe dhe nerva

    PD (Pa dinjitet)??

  10. violina says:

    Fytyre e poshter…katundar i trashe..

  11. AS says:

    eshte mire per PS kur ne listat e PeDes jane emra kriminelesh dhe bashkepuntorve te tyre si ky”doktori”me fytyre primitive

  12. John says:

    Saliu kryemafia islamike po ndiqet ky dr eshte katynar dhe provincial kjo e verteta po pyesni vellain per vellain dhe nje shok e dr ne spital dr barjamin meta e gradoi gjeneral keto dite. Ta dini cfare gjirizi eshte sala dhe likja prandaj po i japin pushtet rames. 94 tema understand moskat mafia like d r ?.

  13. vlore says:

    Se kush eshte PD dihet ,eshte parti e familjes Berisha .Parti qe promovon genjeshtare e bastarde.Me vjen cudi me Ilir Beqen qe kur u be minister te pakten ta ndiqte problemin e ketyre mjekeve ,jo per gje po ata kishin mashtruar dhe duheshin denuar,apo aq e kishte hallin ky minister sa mori pushtetin. Sa per mjekun .Ai eshte nje njeri pa dinjitet ose sic thote populli thjesht nje legen

  14. Arqile says:

    Luli basha urgjent hiqi se do te te denoje zoti.Turp i madh kjo parti eshte fashiste ezhte vetem per te permbushur marjeb e cdo gjeje nga sala e basha me synimin kryesor mos shkuarjen para dretesise .Duan apo nuk duan do pergjigjen se kane bere zullume shume shume te medha.Nuk i shpeton asnje do japib llogari per maskaralleqet e bera.

  15. Qerimi says:

    Lista e deputeteve po ta vini re me vemendje eshte liste me koncetrat UDB

  16. Nje plak says:

    Samiu….gaboi (faj)në atë rast!!!Dhe më vjen shumë keq!!!Unë nuk do ta bëja kurrë,në asnjë rast!!!Jashtë këtij rasti(shume te rende)…Samiu eshte mjek i mire,dhe qe te ndodhet prane…. jam i sigurt që Samiun e perdorën ,ma ha mendja se dhe Ai e di……..shikoni falangat e korrupsionit ne prokurori,gjykate,në politike(Sali.Fatos.Ilir apo po te doni dhe Edi)…lëreni Samiun në punë te vet…

  17. fteri says:

    Raporti i fakteve të rreme të mjekut Sami Koçeku si ekspert ushtarak për pushkatimin e katër protestuesve 21 janarit nga Sali Berisha nënë komandën e ministrit rendit pa kokë Lulush- Basha ,dhe grupin e gardistve terroristë , agresivë që tërhoqën këmbëzën e armës automatik dhe -beretë 9mm që ekspertiza e FBI-së përcaktoi që ju ndrrua tyta ishte arma e komandantit gardës A.Prendi bereta 9mm ajo që la të vdekur katër qytetar të pa fajshëm ,mjeku kriminel i falsifikon plagët e të vrarve të 21 janarit si vrasje nga afër ,nuk ka krim e falsifikim më të poshtër se ky ,kur ky Mjke ,akoma pas 9 vjetësh vazhdon detyrën e mjekut në spitalin ushtarak Tiranë së bashku me banditët e tjer që nuk respektoin betimin e Hipokratit ,bëjnë të pa vlefshëm aktin e autoritetit kopetent ekspertizën ligjore për të shpëtuar autorit e krimit nga përgjegjësit ligjore që i pret ,kur me siguri është burgu.

    Krim më makabër se ky nuk ka njohur historia e shqipërisë ,përdorimi i armve të zjarrit kundër turmës popullit protestues ,mund të klasifikohet gjenocid ku mbetën të vrar katër veta dhe mund të ishin dhe 100 të vrarë apo të plagosur duke u nisur nga sasia e dendësia e plumbave që kositi degët e pishave,përgjatë bulevardit dëshmorët e kombit.

    Ngjarja e 21 janarit 2011 mbetet një akt terroristë i Sali Berishës .
    -i pa ndëshkuar dhe i kryer me petkun dhe autoritetin e kryetarit -shtetit shqiptar ,të ndihmuar nga banditë të gardës republikës .
    -A.Prendit ,
    -ministri brendëshëm L.Basha ,
    -grupi i dy mjekve falsifikator në mënyrë të qëllimshëme të plagve në trup të viktimave plagë arme nga afër ,
    – Zhdukja e falsifikimin e pamjeve kompjuterike mbetet vepër penale e pa ndëshkuar ,ndërhyrja e fshehja e pamjave të kamerave të kryeministrisë që filmuan ngjarjen e përgjakshme të 21 janarit 2011 ,nga inxhinjeri kryeministrisë fshehja e kasetës transmetimit kopjuterik të serverit të kryeministrisë mbetet vepra penale në gupazh , bashkë me mjekun që kan falsifikikuar e fakteve të krimit.

    Futja e mjekut Koçeku në listën e deputetve të PD-së është një krim e mashtrim në fushën pastërtisë të antarsisë PD-së që pretendohet nga Lulëzim Basha ,akt i poshtër që nuk reflekton ,kjo rrugë është një falementim i provokuar i RI i Lulëzim Bashës dhe Sali Berishës .

  18. Sasame says:

    Partija Demokratike gjate periudhe se vendosjes se pluralizmit ne keto 30 vjet ka deshmuar se eshte udhehequr ne disa etapa te ngjarjeve qe kane ndodhur ne vendin ton nga nje veprimtari kriminale.1997 viti i piramidaveo mbushur me ngjarje tronditese ,shperberje.. te shtetit Vendi kaloji ne anarki Uvrane me mijra njerez te pa fajshemAutoret Sali Berisha,Gazidete,A.Shehu 1998 12 shtator vrasja A.Hajdarit.Grushti i shtetit.Autor SaliBerisha,GencPollo,EkremSpaija,Sali Lusha,Y.Rakipi,I.Haxhija e tjer.21janar 2011 vrasja ne bulevarde e 4 personave me duar ne xhepa jashte murit rethus kryeministris .Autoret ,fillon me dizinformimin e doktorit te spitalit ushtarak Koceku,qe sot diskutohet per candidate per deputet,mjekuGega,SaliBerisha,Lulzim Basha.Nje analize te shkelqyer te ristrukturimit te partise demokratike ne viti 1998 bene ish deputeti i partis demokratike nje nga themelusit e kesaj partije profesori i fakultetit te inxhinieris se ndertimit Arben Mece.Ne intervisten e dt.8tetor2020 ai flet per ngjarjen e pa zbardhur te vrasjes A.Hajdari.P.D.organizuar ne formacione militare ,shikas,police me veprimtari kriminel qe u perdoren, per te organizuar grushtin e shtetit me 14 shtator.Ne te gjithe keto ngjarje kriminale, me pasoja shkatrimtare per ekonomin,shkaterimin e institucioneve,vrasjen e njerzeve te pa fajshem,roli organeve te drejtesis inegzistent.Asnje idenuar,prandajpolitikanet e te gjitha ngjyrave kane fituar imunitet nga cdo palacillek qe bejne,sepse drejtesia nuk egziston.

  19. kastro says:

    Taborret e krimit nuk kane te mbaruar,ata edhe kur denohen me harrese,del kryekrimineli dhe i aktivizon,,,,a ka njeri normal ne kete vend,qe mendon se Lulushit i ka mbetur pa futur ne liste ne 2017-en dhe po e fut sot,kete mjekun renegat dhe b,punetor ne krim ! Ky mund ti duhet Sales dhe per ti mbyllur gojen,pasi letrat e 11 janarit do hapen,por dhe per te mbledhur vota andej nga eshte.Me pare ka pasur nje nip gjeneral,qe e gradoi Sala dhe ja kapen andej nga Jugu ne 97-en k.ngritesit.Prandaj pa thyer qafen babai i se keqes,ky vend do ricikloje te keqen!

  20. Fatekeqesi qe si Popull ,,nuk Ju largohemi dote ketyre fatekeqesive... says:

    Numri i te vrareve mbas vitit 90,, eshte me qindra e mijra..
    Statistika ne Funeralet e pergjithshme te shqiperise ..
    Kriminelet akoma neper Kolltuqet dhe Vilat te rrethuar nga Rojet e Firmave Siguriti..
    Populli akoma se kupton kaqe vite ,,se cdo kujt mund ti vije rradha ,,Si keta te tjeret qe Jane vrare deri me sote..

  21. Spitali i Traumes says:

    Ky eshte bashkepunetor ne ato vrasje, pra po qe se do zbardhet ndonjehere gjema e vrasjeve ne bulevard , ky monster me bluze te bardhe duhet te prangoset i pari , qe tradhetoi profesionin dhe mbuloi krimin. Ndersa gjersa te kujtohet drejtesia, Min. e shendetesise, duhet ta qeroje urgjentishte nga ushtrimi i profesionit te mjekut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje