Bota shënon ditën më të keqe që nga nisja e pandemisë së koronavirusit

9 Tetor 2020, 09:48Bota TEMA

Bota shënoi një rekord të ri të rasteve ditore me koronavirus teksa regjistroi të paktën 338.779 raste të tilla, gjatë ditës së enjte, një numër i padëgjuar që prej fillimit të epidemisë.

Lajmin e konfirmon Organizata Botërore e Shëndetit, sipas të cilës, vdekshmëria numëron 5.514 humbje jete.

Alarmi ngrihet për Europën, gjithashtu, pas raportimit nga Franca të mbi 18 mijë rasteve të reja në ditën e fundit. Pas Parisit, Marsejës, zona të alarmit të kuq janë kthyer tani edhe Lila, Grenoble, Lioni e Saint-Etiene.

Gjithashtu, rritje të mëdha të rasteve të të infektuarve u raportuan dhe në Gjermani, Çeki, Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje