SKANDALI: Ilir Meta jep shtetësi për 4 ditë, duke injoruar sigurinë kombëtare dhe shmangur Ministrinë e Brendshme

10 Tetor 2020, 09:34Politika TEMA

Nga Adriatik Doçi

Presidenti Ilir Meta është përfshirë në një proces të dyshimtë dhe plot pikëpyetje, duke u dhënë
nënshtetësisë shqiptare shtesave të huaj brenda katër ditëve, duke shmangur Ministrinë e Brendshme
dhe pa kryer verifikime për elemente që mund të cenojnë sigurinë kombëtare.

Deri më sot, dekretet e presidentit Meta për dhënie shtetësie shqiptare bazohen në ligjin për shtetësisë
të vitit 1998, pasi ligji i ri për shtetësinë, i miratuar 29 korrik 2020, hyn në fuqi në mes të muajit tetor
2020, për shkak se Kuvendi u detyruar ta votonte për herë të dytë në shtator, pasi Meta e ktheu
mbrapsht në gusht.

Dekretet e presidentit Meta për dhënie shtetësie pa kaluar nga procedura e zakonshme bazohen në
nenet 9 dhe 20 të ligjit të vitit 1998, që parashikojnë kushtet dhe procedurat e dhënies së shtetësisë.
Pikërisht tek neni 9 është edhe pika 7, e përdorur nga presidenti Meta, e cila parashikon që mund t’i
jepet shtetësia një të huaji edhe nëse nuk i plotëson kushte të përgjithshme: “Të huajit, që ka mbushur
moshën 18 vjeç, mund t’i jepet shtetësia shqiptare me natyralizim edhe në qoftë se nuk plotëson
kushtet e këtij ligji, me përjashtim të pikës 6, në qoftë së Republika e Shqipërisë ka një interes shkencor,
ekonomik, kulturor dhe kombëtar’’.

Por, kushti kryesor dhe i panegociueshëm në çdo rrethanë është garantimi i sigurisë kombëtare. Pika 6
që në fakt mbetet si kusht edhe në raste “dhurimi” të nënshtetësisë për merita të veçanta, ka të bëjë me
sigurinë kombëtare, duke vendosur në çdo rast si kërkesë që “Pranimi i tij si shtetas shqiptar të mos
prekë sigurimin dhe mbrojtjen e Republikës së Shqipërisë”. Në shumë raste, Ilir Meta ka përdorur
pikërisht pikën 7 të nenit 9, pra për interesin shkencor, ekonomik, kulturor dhe kombëtar, për të dhënë
shtetësi pa plotësuar kushtet tjera.

Me siguri këtë pikë Meta a ka përdorur edhe për të dhënë nënshtetësi në kohë rektor 4 ditore futbollisti
Winnful Essua Joseph Cobbina siç e ka denoncuar gazetari Mero Baze, duke shkaktuar reagime dhe
kërcënime nga ana a presidentit. Në fakt Meta ka shkelur pikën 6 të nenit 9 të ligjit për shtetësinë, pikë e
cila parashikon verifikimin e personit që i jepet nënshtetësia nëse përbën apo jo kërcënim për sigurinë
kombëtare.

Një verifikim i tillë duhet të kalojë detyrimisht nëpërmjet Ministrinë së Brendshme, por që Meta e ka
shmangur në shumë raste, por me siguri edhe në rastin e dhënies së nënshtetësisë shqiptare futbollistit
afrikan, Winnful Essua Joseph Cobbina, i cili ka ardhur në Shqipëri në korrik të 2018. Në datën 24 shtator
2020 është bërë kërkesa nga klubi i futbollistit, dhe në datën 28 shtator 2020, Meta ka firmosur
shtetësinë, duke i hapur rrugë pajisjes me pasaportë shqiptare të huajit.

Çfarë kontrolli mbi figurën e futbollistit mund të realizohen në vetëm 4 ditë, për të qenë i sigurt që nuk
përbën rrezik për sigurinë kombëtare? Dhe nëpërmjet cilit institucion e ka realizuar kontrollin, duke e
ditur që Ministria e Brendshme nuk është kontaktuar nga Presidenca?

Duke përdorur pikën 7 të nenit 9 mbi “merita të veçanta” presidenti Ilir Meta ka anashkaluar totalisht
procedurën e përcaktuar edhe në nenin 20 të ligjit të ’90, ku parashikohet se “Presidenti i Republikës,
brenda 3 muajve nga paraqitja e kërkesës së Ministrisë së Rendit Publik, nxjerr dekretin përkatës.
Në rast se kërkesa nuk është e plotë, materiali i kthehet për t’u plotësuar Ministrisë së Rendit Publik
brenda 1 muaji nga dita e paraqitjes. Kur janë kushtet e pikës 7 të nenit 9 të këtij ligji, dekreti për fitimin
e shtetësisë shqiptare nxirret edhe pa ndjekur procedurën e mësipërme”.

Meta ka përdorur paragrafin e fundit të nenit 20, duke shmangur Ministrinë e Brendshme, në dhënien e
shtetësisë, por megjithatë ka shkelur pikën 6 të nenit 9, duke injoruar sigurinë kombëtare.

Ndërkaq, në 20 korrik 2020, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin e ri për shtetësinë. Ligji i forcon kriteret
për fitimin e shtetësisë edhe në raste për “merita të veçanta’’, pasi i kalon të gjitha kompetencat edhe
në këto raste Ministrisë së Brendshme dhe Këshillit të Ministrave.

Pra me ligjin e ri, Ilir Meta e ka të vështirë të japë shtetësi të huajve, pasi është hequr hapësira e
përdorur deri më sot nga presidenti.

Në këtë kushte, në 10 gusht 2020, Meta nxori një dekret duke kthyer mbrapsht ligjin e ri për shtetësinë.
Në shpjegimin e kësaj vendimmarrje, Meta thekson se ligji për shtetësinë ka ndikim të drejtpërdrejtë në
sigurinë kombëtare, ligji i ri është kundërshtim me kushtetutën, i heq kompetencat etj. Kuvendi rrëzoi
dekretin e Metës dhe e votoi edhe një herë ligjin me të njëjtën përmbajtje në datën 24 shtator 2020, me
rrëzua me 83 vota kundër, 15 pro dhe 13 abstenim.

Pikërisht në këtë datë Meta ka marrë kërkesën dhe dhënien e shtetësisë futbollistit Winnful Essua
Joseph Cobbina, çka tregon shqetësimin për mosplotësimin e kritereve të parashikuara në ligjin ri.
Ndërkaq, ligji i ri për shtetësinë nr. 113/2020, u botuar në Fletoren Zyrtare në datën 29 shtator 2020 hyn
në fuqi në mes të këtij muaji. Këto janë edhe ditët e fundit që presidenti Meta po firmos dhënie
shtetësie sipas qejfit, siç e ka bere deri tani me ligjin e vjetër.(Shqiptarja.com)

20 komente në “SKANDALI: Ilir Meta jep shtetësi për 4 ditë, duke injoruar sigurinë kombëtare dhe shmangur Ministrinë e Brendshme”

  1. Merati says:

    Ok e morem vesh ka shkelur ligjin cfar coseguenca apo ky nuk eshte si gjithe punonjsit e tjere kur shkelin ligjin shkojne burg kur shkelin regullat e punes i perjashtojne ketyre sju hyn gjemb me kembe atere ketu jemi ne Albanistan ne nuk kemi nevoje per iformacionet tuaja ne kemi nevoje te degjojme qe Presidentit i ka vajtur spaku tek dera e ka cu ne prokurori ky eshte regulli numur nje ne demokraci ku para ligjit jemi te barabarte a ju kujtohet sa njeres kane hyre ne burg per dritat po ky palo burre pse shkel ligjin pergjigjia eshte eshte koruptuar se ska arsye ai nuk eshte kushri me presidentin qe edhe ketu ai duhet burgoset

  2. ceni says:

    Ndalojeni mor kete gomar …

  3. shtet,qe vetem shtet nuk eshte says:

    Po ky SPAK-u vetem per peshqit e vegjel eshte ngritur.Ben Presidenti sikur e ka mall te lene nga babai,dhe asnje nuk ka kellqe te hap hetim ndaj ketij banditi te veshur me pushtet.Duke degjuar keto shkelje,eshte si te tallesh me popullin,duke mos ndodhur asnje gje.Dhe pastaj ndjehemi keq kur te huajt thone te verteten qe shqiptaret nuk dine te bejne shtet me te drejta jurudike.Perse behen ato shkolla juridike,vetem per lluster.A valle do te dalin ndonjehere persona me integritet,qe te vene drejtesi ne kete vend,apo do te vazhdojme te percjellim ambasadore,me punet te lena pergjysem.

  4. ka fillu me degjeneru gjithcka mundet.
    po i del lekura e vertete ,prej fshatari e muzllummuti.
    eshte e pashmangeshme rruga e ktij terroristi islamik ,kthimi ne origjin.
    kto skandale qe ky maskara ka bere gjith kto 30-vjet bashke vllan Siameze berisha,
    eshte nji Lexion i mire per Politiken,
    se cdo te thot fshatar &dhe shpellare ne politike ??
    dhe se ruhet te Ndalohet me ligje ,vendosja e ktij kontigjenti
    ne Poste te Larta Shteterore
    si :
    President
    Kryeminister
    MB
    MJ
    Kryeprokuror.
    ———————-
    Duke shmangur keshtu ,nji te Keqe te Madhe ktij vendi.
    Historia e Shqiperise ka treguar, se daher te tille ,vihen ne ato Poste,
    degradojn Shtetin,
    e vjedhin Shtetin,
    vrasin shqiptaret,
    Tradhetojne shesin teritore,

    sjellin mjerim e varferi.
    Nqs nuk vendosen Kritere te tilla, s’ka si te behet Shtet dhe zhvillohemi .
    Kjo fare,na mban e kthen si Shtet gjithmon,te fundit ne Ballkan dhe gjithmon ne Kriza.
    Nuk behet Shtet. Pa Kritere te Forta kurr,por vazhdohet Tallja,nga te Papergjegjeshmit,
    Politikanet Ordinere e gjithcka e vuan Populli naiv.?

  5. "BOHOTINA" says:

    Ben si i do qejfi se ia ka lene Rexhepi, i ati nga Çepani ate institucion.

  6. President te q!sha motren .

    E kujt eshte Shqiperia o muti Halese cepanit ?
    Ku e gjete ti o fshatar
    o kopan muti
    o lyrash
    Shqiperine ?
    Qysh kur eshte ky Vende -prona e nji fshatari te ndyre ,si ty,
    qe erdhe ne Tirane nga ha pula Mut ?
    Ne Burg lyrashin,
    qe deri dje nuk i dilte groshi,
    e sot terboj nga Maska Politike ..
    O gruaqir ska shpetim per ty.

  7. Detari says:

    Vet e votuat o sunita, mos ankoheni.

  8. per ata qe bejne krahasime says:

    keshtu eshte edhe ne BE

  9. per ata qe bejne krahasime says:

    keshtu eshte edhe ne BE

  10. per ata qe bejne krahasime says:

    keshtu eshte edhe ne BE

  11. SHQIPE-ETNIKE says:

    Nuk jepet Shtetesi nga Presidentiakoma edhe ne AFRIKE..
    1-Ilir Meta, duke Shfrytezuar “Ligjet Alla Shqipetarce”..qe Dekretojne Prlamentare Lolo dhe pa Njohuri,qe vetem dine te Ngrene doren, asnjehere nuk kane vene si Kushte GJUHEN, dhe per te Dhene Shtetesi akoma edhe per ndonje Ylle te tipit Anjshtain.duhet qe te kete se paku 7-te Vite ne nje Vende Europjane…
    2-Me c´fare te Drejte kerkojne Shtetesine Shqipetare akoma edhe Klubet Sportive???Apo edhe “Akademite” pa Akademike???
    Fare thjeshte Shqiperia duhet te Ndjeke Procedurat qe behen ne vendet e Tjera Europjane, pasi Shqiperia si Kandidate e BE-se duhet te shikojne edhe njehere Rrethe e rrotull se c´behet..!!!Pra Futbollistit “Ylle” nga Afrika apo Azia, le te marre nje Leje-Qendrimi dhe Pune ne Shqiperi, dhe kjo Leje duhet te jepet si Fillim per 6-te Muaj dhe me pase te riperseritet nese Futbollisti apo “Inxhinjeri”…jane Produktive per Shqiperine…
    @@Ilir Meta, duket se bene “Shqipetare” c´do Arabe apo Afrikane,vetem dhe vetem qe te Mbushe xhepat e tije…
    TURPE per ata Deputet Shqipetare,qe votojne Ligje ANTISHQIPETARE…Ligji duhet te Rishikohet MENJEHERE, Ilir meta le ti jape Zezakut edhe Monike per “Desert”???Pse Jo……………………………………..lol

  12. Leonora says:

    Ore kujt ja thoni, beri kete e beri ate. Po ku ne te semes qenka ky SPAK apo OFL. Ky meta ka boll per te paguar taksapaguesit shqiptare, ku gjithe kohen e tij ne politike, i ka vjedhur e shantazhuar. Provat jane aty ku rri ai, aty ku shkon ai ajo, shimpazeja e kopeshtit. Boll me kete se beri keshtu e beri ashtu.

  13. Outspoken says:

    Po ja jap edhe une Nenshtetesine time ,
    Se fundja fundit Skam Cfare te bej me te!
    Do me rrjepin Doktoret shqiptar, do me rrjepin farmacite,
    E do me cajne K…. politikanet me taksa dhe gjoba,
    Une do Aplikoj per Shtetesi ne Bangladesh !!!
    Ishalla e mar pashaporten Bangladeshiane

  14. kastro says:

    Nese koktuli nuk pyet askend dhe shkel ligjin,me e pakta,mos ti japin pasaporten atij qe ka paguar parate te Blushi! Pse qaheni,ka marifete mbi marifete!Qysh se i iken guroret nga Tomorri,i kane rreshqitur derrasat e kaptines!

  15. Skrapalliu says:

    Nga fo qe ta kapesh, ky president eshte bere per tu lidhur. Parlamenti duhet te veproje.

  16. rexha 10 says:

    PO DESHE ME KRIJU KLENTIELE PER FUSHATE ,PRESIDENTI LE TE SHKOJE TE TE GJITHE FAMILJET KU VDESIN NJERZE.NUKE KA DITE ATJE QE MOSE TE KETE VDEKJE.KESHTU I BENE TE GJITHE MIQTE E TU ,DHE ESHTE PA SHPENZIME.
    ESHTE E VETMJA MYNYRE PER TE KRIJUAR NJE PARTI TE RE ,SEPSE LESHE E LISE I KA DALE NOMI. VEPRO SHPEJTE SA NUKE ESHTE VONE.

  17. Zoti president ! Per dekoratat dhe per keto nenshtetesite nuk flas dot sepse nuk jam i njohur shume me ligjet dhe kopetencat tuaja.
    Por per ate qe thoni se shtepia juaj ne Cepan ka qene spital partizan ,Ju mashtroni. Pra me shqip JU ginjeni.
    Spital partizan eshte evertet qe ka patur ne Cepan,por jo ne sahtepine tuaj. Spitali ka qene ne shtepine e beut te Cepanit ,ku me sa me kujtohet qujej Kapllan Bego. Ju duhet te mburreni me gjyshen tuaj,Merjemen ( edhe ketu kerkoj falje nese nuk jam shume i sakte me emrin) e cila ka sherbyer ne spitalin partizan. Edhe ne shtepine e gjyshes tuaj mund te kene fjetur partizan ,ashtusi ne shume familje te tjera ,gjate mjekimeve.

  18. Outspoken says:

    Ja jap une Nenshtetesine time jo per kater dite Por per 10 minuta,
    Skom ca ta boj !!! Sepse ? ?????

  19. Bureto says:

    Ngelëm duke u qarë. Po a zgjidhe këto punë kështu? Duket sheshit që Ilir Meta, jo vetëm në këtë rast shkel ligjet dhe vetë Kushtetutën për të cilën betohet gjithë ditën se për ta mbrojtur jep dhe jetën!!! Atëhere si i bëhet? Nuk po them ndonjë gjë që nuk e di njeri. Të veprohet nga organi që ka për detyrë në emër të Shtetit ta mbrojë atë dhe kjo so organ kushtetues, është Prokuroria. Me që subjekti që ka shkelur ligjin është vetë Presidenti i Republikës, atëhere të veprojë organi kompetent për këtë rast, SPAK-u. Ky mund të veprojë kryesisht, ose në bazë të kallzimit që duhet të bëjë Ministria e Brendshme, së cilës i janë shkelur kompetencat, dhe nëse nuk e ka bërë ende atë shumë keq..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje