Sandër Lleshaj: Vetëm diktaktura e bën 0 krimin

10 Tetor 2020, 09:02Politika TEMA

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaron se sasia e kokainës e kapur në Shqipëri është e papërfillshme.

Duke folur në emisionin ‘Java’ në RTSH, ministri thotë se vendi ynë është renditur e fundit në piramidën e trafikut të lëndëve narkotike.

Po ashtu, ministri foli edhe për aludimet e shkarkimit të tij si ministër.

Unë e gëzoj besimin e Edi Ramës dhe mbështetjen e PS për të qëndruar në detyrë. Kam ardhur në karrigen e ministrit vetëm për të shërbyer”, tha Lleshja, i cili duke folur për krimin tha se vetëm një diktaturë mund ta zerojë këtë fenomen.

Lleshaj tha se gjatë viteve 70-80, kur Shqipëria ishte e bllokuar nga regjimi, nuk kishte as vrasje dhe as kultivim lëndësh narkotike.

“Vetëm diktaktura e bën 0 krimin. Se e bën vetë shteti krimin. Nuk kemi pasur drogë këtu në vitin 1985. Është fakt. Një shoqëri demokratike nuk e ndalon dot. 

Thuhet u bë nami për një vrasje. Kjo gjë do të ndodhi përsa kohë do të kemi liritë. Rëndësi ka si i kemi instrumentat mbi të,”-tha Lleshaj.

1 komente në “Sandër Lleshaj: Vetëm diktaktura e bën 0 krimin”

  1. J-32 says:

    Hajde loqe hajde…
    Or shoku lesh, po ik lexo ndonjë gazetë se nuk je për këtë punë ti jo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje