Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i konsideron “peshq të mëdhenj” të arrestuarit në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Los Blancos”, i zhvilluar gjatë muajit të shkuar.
Ai thotë se pa goditjen edhe të pasurive të grupeve kriminale, operacionet vetëm me arrestimet e tyre nuk janë të plota.
Ministri tha në emisionin “Java” në RTSH, se janë qindra dosje me pasuri pranë SPAK që presin të sekuestrohen.
Lleshaj: Operacioni i fundit Los Blancos, sepse u zhvillua nga Europol dhe ku morën pjesë 10 shtete përfshirë edhe Shqipëria. Pra, Shqipëria ka luajtur një rol më shumë se proporcional.
Është një nga rastet që policia shqiptare ka marrë përgëzime nga partnerët tanë. Ishte një operacion shumë i rëndësishëm në nivel ndërkombëtar.
Ka pasur me dhjetëra operacioni që janë kryer rreth nesh. Ky operacion është ndryshim cilësor në qasje dhe volum në ngjitjen në hierarkinë e krimit.
Kjo është goditje e peshqve të mëdhenj. Kryesisht flitet për “peshq të mëdhenj” shqiptarë. Peshqit e mëdhenj të botës së krimit flasim.
Është për ta theksuar faktin që viti 2020, ka qenë i dedikuar për pjesën e parave. Kemi krijuar disa struktura të dedikuara, të cilat kanë pasur qëllim vetëm paratë.
Të fusësh një trafikant droge në burg është çereku i punës. Marrja e pasurisë dhe shndërrimi i saj në aset publik është thelbi i çështjes.
Ne kemi në SPAK dhe Gjykatën e Posaçme qindra pasuri që presin radhën e vendimmarrjes dhe që gjasat janë që ata t’i humbin këto pasuri.
Me nivelin e dokumentacionit të paraqitur para gjykatës, do ta kenë të lehtë të marrin vendimin për arsye se janë aq të qarta provat saqë është e vështirë.
Po hiqen zyrtar nga puna që nuk janë në gjendje të justifikojnë 10 milion lekë të vjetra, jo për miliona euro.
Mirmbrema
Njerez pa moral, te paafte e drejtojne kete vend. Nuk marrin minimumin e pergjegjesise persa i perket gjithsecilit ne pozicionin e tij te detyres qe kryen.
Del ministri dhe vetem fjale ”te medha “.
Ngjarja e ndodhur ne fshatin Vrith, Malësia e Madhe, ku tre persona kushdo qofshin jane perfshire ne nje konflikt me pasoje dy te vrare per parcelat me hashash, dhe nuk Jane vrare sic thuhet rendom ne media ”per motive te dobta ”, apo ”pse me pe shtrember“, minimumi qe duhet te bente ky MINISTRI yne,
TË JEPTE DORËHEQJEN.
Kjo eshte nje paaftesi dhe mosmbeshtetje e bazes nga drejtuesit e policise sipas hierarkise deri tek Ministri.
Kjo vlen edhe per ata qe pretendojne te vijne ne pushtet, per faktin se kane te njejten metode drejtimi, ndryshon vetem ngjyra e flamurit te partise.
Pra fjalet se po punon OFL-ja apo strukturat e tjera te policise jane vetem per fasade.
POR per pushtetin nuk ka vlere kosto e jetes se njeriut, rendesi ka paraja.
Leshi po ben nje pune shume te mire. Duan pare per zgjedhjet. Peshkaqenet pa peshq do ngordhin vete vecse ne Albanistan kjo nuk eshte e vertete.
O Sandri , kish te drejte Meta qe nuk te firmoste ty , partneret tane kur tnone ” peshqit e medhenj ” nuk kane ne mendje meto qe thua ti , por te tjere , Sali Berishen ,Ilir Meten Lulzim Bashen , Adriatik Llallen , ky eshte koncepti i fjales “peshqit e medhenj ”
Mos e keqperdorni fnalen , se keshtu do ose jo tallesh me nje popull te tere qe e ka kuptuar tani se kush jane ata……prandaj ri e mos e zgnat me teper ,ju kemi kuptuar , nuk doni , megjithate doni apo jo ju kane vene standarte , po si zbatuat ska EU , po ska EU , do jepni llogari , kjo eshte e gjitha , mos u sorollat me pallavra …….
Pasuritë u sekuestrohen kriminelëve dhe pastaj u shiten apo jepen me qera njerëzve pranë pushtetit me çmime qesharake. Në arkën e shtetit si gjithmonë në fund nuk përfundon asgjë.
Komentojne si kopetent, japin mend si te drejtohet shteti, mgjse nuk jane marre kurre me luften kunder krimit. Ganiu s’di ku vendoset pika e ku presja ne nje fjali. Po di si klasifikohen peshqit. Mgjse ministri e thote qarte: peshqit e medhenj te krimit.
Shoku ministër ato pasuri që thua ti kuptohet janë të krimit,por ama kanë dalë me gjak janë vrarë njerëz.Nuk është gjë e mirë por ja që kjo shoqëri ka si burim të ardhurash krimin.Nëqoftëse qeveria juaj nuk sekuestron pasuritë e politikanëve të gjyqtarëve,prokurorëve që janë paratë tona nuk keni asnjë gjë.Ata pasuri që thua të janë nga kirmi pra nuk është vjedhur shoqrëria dhe janë investuar ka të punësuar etj etj si në gjithë botën nuk e shpikën shqiptarët kanabisin por e sollën nga jashtë.Prandaj kur të filloni Berishën,Metën,Bashën,Ramën etje etj atëhere jeni në regull.Ju mbureni me pasutirë e krimit sespse ata janë në burg.