Nga Astrit Patozi
Nëse thua çdo ditë se kjo është një qeveri e korruptuar, arrogante, e kriminalizuar dhe e stërkonsumuar, nuk bën ndonjë përshtypje të madhe, por kam frikë se edhe ndonjë efekt të rëndëisshëm nuk ka.
Është kaq i ngulitur ky perceptim në Shqipëri, saqë e pranojnë edhe vetë kuajtë e lodhur të Edi Ramës, natyrisht nëse nuk janë para kamerave apo në publik.
Por edhe nëse ankohesh gjithë kohën për opozitën e squllët, të kompromentuar dhe pa ide të Lulzim Bashës, nuk është se ke thënë ndonjë gjë të re.
Mund ta quash te paaftë, në rastin më të mirë, apo mund ta konsiderosh edhe të shitur, në versionin radikal, por prapë nuk është se do të tronditet njeri, aq të mësuar ngjajnë me këtë realitet demokratikas.
Mund edhe të kalosh pastaj në regjistër më të lartë duke thënë që janë bashkë, janë të dy njësoj, kanë marrëveshje midis tyre dhe e kanë lënë t’i hipin me radhë kalit të pushtetit, por kjo nuk do të ndryshojë asgjë.
Madje atyre vetë, jo vetëm nuk u prishet ndonjë punë nga kjo, por jam i bindur se u intereson. Sepse i bie që në Shqipërinë e kapur prej tyre, mund të shash gjithë ditën shefat e mëdhenj dhe askush nuk të vret. Të cilën mund të na e shesin edhe si një provë të madhe lirie dhe demokracie.
Ndërkohë, ka një mënyrë tjetër, jo thjesht për t’u prishur terezinë udhëheqësveve të mëdhenj, por për ta trazuar realisht moçalin politik në Shqipëri.
T’u dalësh përballë në zgjedhje si një alternativë tjetër, që kërkon dhe mund ta sjellë ndryshimin dhe jo vetëm rotacionin. I cili mund të mos arrihet në një ditë, por është ngjarje e sigurt se do të vijë shpejt, nëse do t’u imponohemi me vizion, me projekt dhe në fund fare me vota, duke filluar që nga 25 prilli.
Është e vetmja gjë që ata nuk duan, ndaj është edhe e vetmja punë që ne duhet të bëjmë.
Edhe këtë herë Patozo, i gjati triumfon .
Më pas, shofim e bëjmë .
Astrit!
Vërtet e imagjinon dot Lulushin kryeministër ti ???
Mos më thuaj po, se ta vizën .———
O patoz o fyll ti qe do me ardh ne pushtet si risi, ti je nje riciklim i plehrave qe hodhi ne kosh pd jo vetem qe je nje plehre qe do te rivish ne politike si riciklim por ti je dhe kal i ngordhur por jo vetem i ngordhur por je dhe kal pa dhembe. Ke 30 vjet qe thith nga politika.
Koha te punoni pak se ju s’dini c’eshte te punosh 8 ore e te paguhesh 300 mij lek ne fund te muajit.
Por ti je aq kal i ngordhur qe deshiron vetem te thithesh vetem gjak dune ndenj si shushunje ne politike.
Ndyresire ti luli dhe ai qe jua nguli ty jozit e te tjerve si ju.
Eshte e dhjeta here qe e kuptoj nga Titulli qe autori do jete Astrit Patozi.
Edhe ti o Patoz qenie moçalore je nuk je qenie liqenore. Kur akuzon të tjerët për moçalorë nuk e pastron veten nga llumi i moçalit. Akuza ndaj të tjerëve nuk është si dushi që të shpërlan nga kripa e detit.