Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama duket se ka mbyllur përfundimisht historinë e bashkëpunimit me Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Në Asamblenë e PS, Edi Rama pranoi se ka mbrojtur dhe ka kërkuar dy herë bashkimin e PS dhe LSI.
Por, sipas tij, kjo gjë nuk mund të ndodhë. Rama ka bërë akuza të forta në adresë të LSI, duke thënë se ka përfituar në kurriz të dy partive më të mëdha, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.
“Unë kam qenë partizan i bashkimit me LSI, kam qenë partizan i bashkimit të të majtës. Kam besuar që kjo ishte rruga e duhur për të krijuar një pol të fuqishëm qeverisës.
Dhe ajo që kam mësuar ka qenë që të dyja herët problemi është zmadhuar deri sa është bërë eksploziv si rezultat i një fakti të thjeshtë: PS, edhe PD, është një parti e madhe që ka përgjegjësinë qeverisëse në opozitë apo në pushtet.
LSI nuk ka lidhje me përgjegjësinë qeverisëse. LSI do të jetë pjesë e qeverisë për t’u rritur në kurriz të shtetit. Dhe ‘bomba’ që hodhi në erë koalicionin me LSI ka qenë Reforma në Drejtësi.
E dini shumë mirë që aty ndarja është bërë e pariparueshme. Sepse LSI është krijuar për të marrë sa më shumë pushtet duke marrë peng njërin nga dy të mëdhenjtë. Është krijuar për këtë.
Ka lindur si një forcë hakmarrëse. Ka përfituar nga degradimi i PS, ka përfituar nga një boshllëk i krijuar nga vetë PS, ka përfituar nga pakënaqësia e krijuar brenda PS dhe është rritur në kurriz të PS dhe të PD.
LSI është e krijuar për këtë. Është një organizatë e cila funksionon vetëm me këtë parim. Njësoj si qelizat e kancerit për të cilat thuhet se rriten pa qëllim.
Dhe në fakt shtohen vetëm për ta vdekur organizmin që kapin. Me LSI nuk ka mundësi të bëhet më shumë se ç’kemi bërë në mandatin e parë.
Patjetër nuk i heq asnjë presje atyre që kam thënë më parë. Kam qenë partizan dy herë i bashkimit me LSI dhe falë atij koaliconi për shkak të numrave kemi bërë shumë gjëra.
Kemi dhënë atë që çdo parti detyrohen të japin kur janë me LSI, një pjesë të shpirtit. Do detyrohesh ta pranosh përndryshe s’bën dot as atë pjesë të gjërave”, është shprehur kryesocialisti.
Sa i përket zgjedhjeve të 25 prillit 2021, kryeministri Edi Rama deklaroi se PS do të bëjë koalicion vetëm me qytetarët dhe u zotua se forca politike që ai drejton do të fitojë e vetme zgjedhjet për herë të tretë.
“Aleati ynë janë njerëzit, koalicioni ynë janë njerëzit. Së bashku me shumicën e shqiptarëve ne do t’i lëmë mbrapa më shumë se asnjëherë tjetër, mbajeni mend fjalën time sot, do t’i lëmë mbrapa të gjitha forcat që duan të na tërheqin ne mbrapsht”.
Sharlatane te dy bashke!
Hidhe ne gjyq te shpallet terroriste.Ke bith?
=
Ti legen po lepin peshtymen tate.
=
Sidoqofte, Ilir meta eshte shok e mik i vjeter i Edi Rames. Nuk jeni dakord?
1.”Nuk ka me te talentuar se Meta” Rama
2.”Presidenti me i mire” Rama
3.”Votova kunder JO shkarkimit te Presidentit se eshte flori” Rama
BRAVO ???
Like Pordha po interesohet ne France per dosjen e Rames te supozuar si i denuar per trafik ikonash.Pse me perpara nuk u interesua Likja i videos se te ndjerit Dritan Prifti per te shkuaren e Rames?????Franca si armike shekullore e shqiptareve dhe mund tja dorezoje dosjen.Por ka dhe nje gje qe Rama eshte dekoruar nga presidenti francez.Shikoni sa te ndyre dhe hakmarres jane politikmutet per interesat e tyre.Se per Shqiperine kurre nuk bene ndonje te mire kurse kur u rrezikohet bytha e tyre mundohen te terheqin ne greminen e tyre dhe te tjere.U ftofesh ne tajare o Like Pordha se krimet e tua nuk krahasohen me traplliqet e Rames.
Ec PERPARA gjigand
RAMA BURE SHTETI ka BERE DETYREN QE nuk e ka BERE nonje KRYEMINISTER tjeter njeriu me I MATH QE ka PARE SHQIPERIA kto vitet e DEMOCRACIS
RAMA do fitoi
Dakort per sa thua, por jo dakort per vizionin tend. Ne Shqiperi nuk ka as parti te majta dhe as te djathta. Kane vetem emrat por jo platformen. Pershembull, Basha flet se do mbroje te varferit dhe jo kapitalin. Pra eshte me ideollogjine e partive te majta. Rama mbron ballistet dhe te varferit, ne te njejten kohe. Ballistet jane te djathte dhe te varferit jane te majte!!!! Rama si individ nuk eshte as i majte dhe as i djathte. Ai eshte “eklektik” i zgjuar dhe kupton qe ne Shqiperine e Majte te hiqet si i majte. Dakort qe PS eshte e majte, si perberje, por Rama nuk eshte i majte. Kjo ka bere qe Rama te gaboje si ne politiken e jashtme kur shau Trampin, ashtu dhe kur kerkoi aleance me LSI. Shpesh ai flet per politiken si loje shahu. Ky eshte pikerisht botkuptimi i Rames, qe nuk ka te beje me parimet ideollogjike, etj etj…
Ne thelb Rama, me gjithe keto lekundje, eshte figura me e mire qe ka nxjerre Shqiperia gjate “demokracise”. Ne thelb ai eshte patriot dhe realizon me mire se te tjeret unitetin kombetar. Si person ai nuk eshte hajdut apo kriminel si Saliu apo Meta. Duke luajtur shah ai nuk i ka fututr ata ne burg, sepse e ka me te lehte te luftoje me “kuaj te diskredituar”.
Midis kesaj zollomahije “shqiptare”, ftoj shqiptaret te votojne prape per Ramen, si e vetmja zgjidhje e mire per Shqiperine. Une i uroj atij qe te mendoje me shume per Shqiperine dhe mos tja lere ne dore vetem SPAKUT apo te tjereve luften kunder krimit dhe spiuneve te Shqiperise. Zgjedhja e Rames si Kryeminister, nuk eshe zgjedhje e persosur, po eshte me e mira, tani per tani per Shqiperine.
Rrofte loja e shahut!
Je gjigand…. bravo..me ty perpara
Me sa duket edi rama e ka ndarê mendjen se edhe po té jeté nê opzitê do ti afrojé vota pd nê parlament, vetêm e vetèm qé lsi e likes tê jeté sa mê pak e domsdoshme nê qeverrinê e ardhshme ! Likja si duket e ndjen se mund tê ngel prap nê opzitê por edhe po e pranuan né qeverri do jetê shumë largé llomkave të majme té pushtetit që ështê mësuar tê marré gjatê bashkqeverrisjes me pd dhe ps !.