Rama: Me Monikën, Saliun dhe Metën do keni vetëm vështirësi dhe jo drejtësi

9 Tetor 2020, 16:28Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama deklaroi se ajo që po ndodh me gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar që po largohen nga sistemi i drejtësisë është vetëm fillimi, duke bërë me dije se brenda një dekade do të jetë drejtësia si në shumë vende europiane.

Në fjalën e tij Rama ka ironizuar dhe kundërshatrët e tij polik duke thënë së me Monikën, Saliun dhe Metën do keni vetëm vështirësi.

“Ajo që ne kemi detyrë është të shkojmë përtej pamjes së parqë dhe t’u japim njerëzve të kuptojnë këndvështrimin tonë. Dhe çfarë kemi bërë ne që sipas meje është themelore, edhe për të bërë dallimin e madh mes neve dhe atyre dhe për të përcaktuar Pse-në e PS për të vazhduar për të bërë dallimin, ne kemi bërë vendosja e një raporti të ri me drejtësisë, jo vetëm me sistemin e drejtësisë, por në sensin e thjeshtë bazik të së drejtës dhe këtë mendoj që ne duhet ta bëjmë pjesë të të gjithë bashkëbisedimet me shqiptarëve nga sot deri kur të bjerë gongu i vrapimin në sprint drejt 25 prillit.

 Sot drejtësia si drejtësi në sensin e sistemit të drejtësisë është një kantier ku punohet, ku ka plot akoma rrëmujë, ku ka plot pisllëk, ku ka plot ende për të përfunduar, por ku për herë të parë, që nga ndryshimi i sistemit janë vendosur themelet, e një sistemi drejtësisë që do t’u japë mundësinë fëmijëve tanë që nesër të mos e pësojnë si ata që ishin fëmijë apo lindën në 1990 dhe që sot janë bërë burra e gra dhe nuk e kanë një siste, drejtësie të drejtë.

Nuk mjafton as vullneti dhe as vizioni, apo ligjvënia, por shumë më tepër se kaq. Duhet kohë. Sistemeve të drejtësisë që ne i referohemi nuk duhet ta harrojmë që janë ngritur yhyy, jo kur nuk s’kishim lindur akoma, po as ata që na kanë bërë kokën, s’kishin lindur akoma.

Ndërkohë që ne falë faktit që jemi në një sfidë ku s’jemi vetëm, dhe kemi BE, do i kapërcejmë etapat për të arritur që brenda një dekade të kemi drejtësinë që kanë të tjerët, se nuk e kanë pasur, por e kanë ndërtuar vetë. Të gjithë eksperiencën që e e marrim, nuk e kishim, por e krijuam vetë, së bashku me aleatin e SHBA.

Përtej drejtësisë, ku e përsëris njerëzit kanë shumë të drejtë, edhe unë si ata, secili prej nesh të thonë dhe themi ku është drejtësia sot? Patjetër që nuk është ende aty ku e presim, në pozicion është një ferishte që po përpëlitet në pelenat e përgjakura të një lindjeje të vështirë, ama kujt i shkonte mendja dhe kush tjetër mund ta bënte, se do vinte dita në vend që korporata më e madhe antishtet, fitimprurëse nën kostumin e shtetit, në paprekshmërinë e vetë, do të cmontohej dhe një pastrim kaq masiv do të fillonte dhe do të materializohej para syve tanë, askujt. Dhe kjo është arsye për të kuptuar se kush do drejtësinë nesër duhet të mbështesë PS.

Dhe mjafton të dëgjojnë Lulin, Saliun, Monikën, edhe pse Luli bën ca i thonë këta tre të tjerët për të kuptuar që me ne në krye ka shumë vështirë, por nesër do të ketë drejtësisë. Me ta në krye do të ketë vështirësi, jo drejtësi”, tha Rama.

2 komente në “Rama: Me Monikën, Saliun dhe Metën do keni vetëm vështirësi dhe jo drejtësi”

  1. luani u.s.a. says:

    z.Ilir Meta qe vodhi pasurine e shtetit shqiptar dhe i akuzuar per vrasje ne Parlamentin e Shqiperise me votat e deputeteve te PS dhe LSI eshte zgjedhur president i Shqiperise ne marreveshje me z.Edi Rama,kurse Sali Berisha,Ilir Meta,Edi Rama,Lulzim Basha,Monika Kryemadhi…,edhe pse jane te akuzuar per veper penale nuk jane te hetuar,arrestuar,denuar dhe konfiskim te pasurise dhe te gjithe jeni te njejte qe keni shkaterruar dhe varferuar vendin dhe popullin me kete populli ka vetem veshtiresi dhe jo drejtesi nga politikanet,gjykates,prokuroret…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje