Agron Duka: Kandidimi në një listë të vetme me opozitën, i pamundur. Mund të ketë dy ose tre të tilla, ndryshe s'kapet pragu me asnjë kalkulim

9 Tetor 2020, 15:09Politika TEMA

Kreu i PAA Agron Duka thotë se në mendimin e tij kandidimi i gjithë opozitës me një listë kandidatësh për deputetë, është i pamundur. Sipas tij, brenda këtij muaji opozita do dalë me një propozim për listat.

“Unë gjykoj se një listë e vetme është e pamundur. Megjithatë ne jemi në bisedime. Brenda këtij muaji opozita do dalë në propozim për listat. Nëse është një listë, ngushtohen shumë emrat e kandidatëve që garojnë.

Më tej, i pyetur nëse aleatët opozitarë mund të dalin të vetëm me një listë, jashtë PD dhe PS, Duka tha se edhe kjo është një mundësi, por sipas tij më parë duhen bërë disa kalkulime matematikore.

“Ne duhet të bëjmë të gjitha kalkulimet matematikore që të maksimalizojmë votën. Me dy lista unë besoj se do jetë forma më e mirë. Mund të jetë dhe me tre lista, që partitë e vogla të bashkohen në një listë të vetme.

Se ka zona që të gjitha partitë e vogla mund të nxjerrin një deputet.

Kjo mbetet për tu parë, por rëndësi ka që opozita është e bashkuar dhe ka për qëllim rrëzimin e Edi Ramës”, shtoi Agron Duka, kreu i PAA.

2 komente në “Agron Duka: Kandidimi në një listë të vetme me opozitën, i pamundur. Mund të ketë dy ose tre të tilla, ndryshe s’kapet pragu me asnjë kalkulim”

  1. Gaz says:

    Te gjithe Ju jeni mjerane. Do te kandidojme me tre lista thote, ashtu beni se nuk merrni asnji deputet.

  2. kujtimi says:

    Plehrat kerkojne deputete pa vota. Ju a paska bere mre rama. Jashte parlamentit te gjithe hajdutet dhe kriminelet, mediu!!!, Ndoka!!! Idrizi!!!, greku dule, etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje