“Brenda një dekade do të kemi drejtësinë si vendet që u referohemi”, Rama: Me Metën, Saliun e Lulin nuk ka drejtësi

9 Tetor 2020, 17:08Politika TEMA

“Brenda një dekade të kemi drejtësinë që të tjerët e kanë ngritur me dekada”. Ishte ky një tjetër premtim i kryeministrit, Rama, i cili kërkon mandatin e tretë. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë Socialiste, kreu i qeverisë theksoi se drejtësia nuk është ende aty ku pritet, por ka nisur çmontimi i korporatës më të korruptuar të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Për të ngritur një sistem drejtësie të drejtë e funksional nuk mungon as vullneti, as vizioni e as ligjvënia, por duhet kohë, sistemet e drejtësisë që u referohemi si modele nuk duhet ta harrojmë që janë ngritur kur ne s’kishim lindur akoma, ndërkohë që ne falë faktit që jemi sot në një sfidë ku nuk jemi vetëm, do t’i kapërcejmë etapat dhe kohën e gjeneratave për të arritur që brenda një dekade të kemi drejtësinë që të tjerët e kanë ngritur me dekada.

Drejtësia nuk është ende aty ku e presim, po përpëlitet akoma në pelenat e përgjakura, të një lindje të vështirë, ama kujt i shkonte mendja dhe kush tjetër mund ta dinte, që do vinte dita që korporata më e madhe antishtet dhe fitimprurëse, nën kostumin e shtetit e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar, do të çmontohej”, tha ai.

Sipas Ramës, kjo është arsyeja që kush do drejtësinë në këtë vend duhet të mbështesë, sot, vetëm PS-në dhe jo presidentin Meta, ish-kryeministrin Berisha apo kreun demokrat, për të cilët shprehet se me ta nuk do të ketë kurrë drejtësi

“Kush do drejtësinë në këtë vend duhet të mbështesë sot vetëm PS-në dhe mjafton të dëgjojë Metën e Saliun, Monikën e Lulin – dhe pse Luli bën ca i thonë këta 3 të tjerët – për të kuptuar se me ne në krye ka vështirësi, por nesër do ketë drejtësi. Me ta ka vështirësi dhe kurrë s’ka për të pasur drejtësi”, tha Rama.

6 komente në ““Brenda një dekade do të kemi drejtësinë si vendet që u referohemi”, Rama: Me Metën, Saliun e Lulin nuk ka drejtësi”

  1. rexha 10 says:

    NJE HERE VENDOSI PRESIDENTA ,PASTAJE BEJU DREJTESINE.
    KESHTU TE KUPTONE ME MIRE KY POPULL QE KE NE KRAHE.PORE SE SI TA KUPTOJME KETE DREJTESI ,KU INSTITUCIONET QE JU NGRITET PO MERREN ME KEMBET E GJARPERIT QE PO ZGJATET GJITHNJE E ME SHUME ,SE SA ME KOKAT E TIJE.PO E THEKSOJE ME KOKAT E TIJE ,SEPSE TASHME JANE TE SHTRIRA KAQE SHUME TENTAKULAT E TIJE ,SAQE NUKE PO E MARRIM VESHTE SE PER C’FARE DREJTESIJA FLETE KY KRYEMINISTER ,E PATI NE DORE GURIN EDHE ARREN.PO TI DOGJI QULLI BUZET ,DO TI FRYSHE KOSIT THOTE PO AI POPULL QE TI ME PA TE DREJTE PO I DREJTOHESH.

  2. shoferi says:

    Po timonin e do prape?ii apo harrouam ti e drejton pa duar ste duhet as timoni

  3. treli says:

    Vertet?! nje drejtesi qe do kapi korrupsionet e unazave?

  4. Nevrikari says:

    O legjende…..me korrupsionini….ke ndonje fjale?????…me nje fjalë shqiptaret,sipas teje do presin edhe 10 vjet????…ta gezosh mandatin e trete…..je i madh Edo…. a per pak harrova,thuaj Sales te nxjerri surratin në televizion?..se Ilir Muti s’ka nevoj për ty del dhe lehë 3 herë ne dite…trembe ate popull?????….PO BEJ NJE GJE TE MBARE DHE SHUME TE THJESHTE,LUFTO KORRUPSIONIN…. dhe gjërat e medha bëhen….

  5. Zyko says:

    Edi Rama i ka patur ne 8 vjet te gjitha mundesite per te vepruar me shpejtesi per te gjtha problematikat qe nuk i ka zgjidhur dhe vazhdon ti premtoje. Populli i besoi qeverrisjen me koalicion dhe vete si parti por nuk pati kurajen te bente kryesoren: drejtesine dhe denimin e krorrupsionit. Para pak ditesh deklaroi se po nuk fitoi mbi 51% do iki (pra ti lere kopilin ne dere nje tjetri).
    Rama duhet te deklaroje se nuk do jete k/minister pas zgjedhjeve dhe te dale qe tani me nje kandidat per k/minister nga P.S. Eshte e vetmja menyre per shprese.
    Rama i ka konsumuar te gjitha…edhe batutat i jane mbaruar dhe po i perserit. Vetem ikja e Rames do conte ne ikjen e denimin e Sales, Likes…etj.

  6. Ceni says:

    Edo, vazhdo e ndrysho gjerat. Punet e medha duan me shume kohe. Tani njerzit e dine: ate qe thua, e ben. Po njerzit jane genjyer perhere, prandaj nuk besojne kollaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje