Partia Socialiste ka mbledhur, pasditen e sotme, Asamblenë Kombëtare, tek Amfiteatri i Liqenit për shkak të pandemisë COVID-19. Kryefjala e kryeministrit Rama, në fjalën e hapjes, është përpjekja e socialistëve për të marrë mandatin e tretë, ku renditi çfarë është bërë në këto vite të qeverisjes socialiste.
Duke folur për mandatin e parë, Rama përmendi një bisedë të zhvilluar me FMN-në e cila insistonte në uljen e pagave dhe pensioneve, por që u kundërshtua nga qeveria socialiste, me idenë e mbushjes së boshllëkut nga reformat në energji.
“Nisim fazën e fundit të këtij mandati dhe fazën finale të përpjekjes për të marrë mandatin e tretë.
Mandati i parë ishte përpjekja për të ndaluar rrënimin dhe hemoragjinë e rrezikshme, në raport me financat e vendit ku ne jemi ulur në detyrë dhe kemi parë në tryezë të dhënat reale të vendit dhe kemi qenë përballë sfidës së financimit të rrogave e pensioneve pa i ulur ato.
FMN insistonte ta fillonim nga ulja e rrogave dhe pensioneve dhe refuzonte idenë tonë për të mbushur boshllëkun me reforma në energji, FMN tha se kjo reformë në Shqipëri nuk bëhet dhe sot duhet kujtuar që 7 vite më parë mbanin radhën në shi për të paguar fatura afrofe të energjisë elektrike dhe arbitrare, të cilat i paguanin për vete dhe për gjysmën e atyre që nuk i paguanin.
Sot, nuk ka më fatura afrofe dhe s’ka më radhë në shi dhe s’ka më arbitraritet apo gabim në faturë që nuk korrigjohet pa llogaritur investimet e munguara që nga koha e elektrifikimit të vendit.”
Por këto, sipas kryeministrit, nuk kanë mjaftuar për ta mbyllur këtë proces dhe kjo është arsyeja pse u duhet një mandate i tretë. Dhe këtu Rama vijon me atë që PS ka bërë në mandatin e dytë, duke kulmuar me rritjen e pagave për mjekët dhe arsimtarët që sipas tij askush në rajon nuk e ka bërë këtë situatë pandemie.
“Mandatin e dytë pasi ndaluam me sukses hemorragjinë dhe rivumë rregull në financat e vendit dhe pasi u dhamë njerëzve disa instrumenta më shumë për jetën e përditshme ishte mandati, ku kemi forcuar organizmin e një trupi që lëngonte 7 vjet më parë dhe pse jemi përballuar edhe me probleme të krijuara jashtë vullnetit të njerëzve, si tërmeti dhe virusi.
Ne sot, kur jemi në përfundim të këtij mandati të dytë, që është i forcimit të trupit dhe ecjes pas një paralize nga ku e nisëm këtë përpjekje arrijmë që të rrisim pagat, ndërkohë që ndokush rreth e rrotull nesh nuk e ka bërë këtë.
As i prekëm rrogat e e pensionet kur morëm detyrën, as i bëmë bisht zotimit tonë për të kaluar nga një sistem i padrejtë taksimi në një sistem taksimi ku ulëm taksat për 97% të shqiptarëve dhe nuk mendojmë se këto mjaftojnë për ta quajtur të mbyllur punën tonë”.
Por, këto sipas kreut të qeverisë janë arsye që duhet një mandat i tretë për Shqipërinë që të kalojë nga ecja në vrapim
“Sot janë kushtet për të shpjeguar si dhe pse vendi mund të kalojë në një nivel të ri shpejtësie dhe kush mund ta kalojë përvec PS-së. Ne nuk jemi e keqja më e vogël, jemi e vetmja e mirë që ka në politkën shqiptare nuk jemi më e mira e mundshme, potenciali kësaj familjeje politike është besnikëria ndaj vlerave dhe ndaj atyre që meritojnë më shumë dhe bindjes që shqiptarët e votojnë dhe do ta votojnë prapë PS-në”.
Para se Rama te kerkoje mandatin e trete, duhet qe te beje bilancin per premtimet qe beri kur ju dha mandati i dyte.
Rama premtoi per drejtesi per Gerdecin, drejtesi per 21 Janarin, premtoi denimin e “peshqeve te medhenj” qe su denuan kurre.
Meta vazhdon akoma te haje mut nga karrikja e presidentit, ne vend qe te ishte ne burg. Saliu vazhdon qe perhape helmin e tij, ne vend qe ti bente shoqeri Metes ne burg. Po keshtu, Basha nuk u perball kurre me vjedhjet galopante ne rrugen e kombit. Mediu nuk eshte ne burg per krimin e vrasjes se gerdecareve dhe po keshtu edhe Shkelzen Berishesh nuk i ka hyre ferre ne kembe per Gerdecin dhe vjedhjet e kryera ne KESH.
Rama, nese kerkon qe PS te marre perseri nje mandat te paster, duhet te liroje vendin per nje K. Minister te ri qe te vije me premtimin qe do permbushi zotimet e mesiperme.
dakort o rama po dhe ti nuk dole burre ti duhet te kishe rregulluar drejtesine sot saliu, meta dhe shoket e tyre duhet te ishin ne burg te ishte sekuestruar pasuria
YYYYYYYY Hap listat frikacak i lindur .Pjesa e trimerise tende i takon skizofrenise. Perpara per fitorje te reja. Nje Berishe ne mars 1997. Ec perpara. Budalle qe s kupton asgje nga historia.
Do e besh breshken lepur?lol.
PPSL me PPP e VKM.
Tendera e prokurime për neo- oligarchy