Ironia e Lutfi Dervishit: Në Europë, presidentët janë bërë bashkë nga halli covidit që kampionatet te mos ndërpriten, këtu presidentët janë bërë bashkë që kampionati të mos nisë

12 Tetor 2020, 14:54Sport TEMA

Gazetari i njohur, Lutfi Dervishi, ka ironizuar në rrjetin e tij social facebook vendimin e fundit të marrë nga ana e presidentëve të Superiores, të cilët kanë vijuar bojkotin e futbollit.

Dervishi bën një krahasim me presidentët e skuadrave të futbollit të cilët janë bërë bashkë për të mos ndërprerë më futbollin prej Covidit, ndërsa në Shqipëri presidentët janë bërë bashkë për të mos nisur kampionatin.

“Në Europë, presidentët e ekipeve të futbollit, janë bërë bashkë nga halli covidit- dhe duan që kampionatet te mos ndërpriten, këtu presidentët janë bërë bashkë që kampionati të mos nisë….!”, ironizon gazetari Lutfi Dervishi.

Kujtojmë që sot Liga Profesioniste doli me një vendim zyrtarë për të vijuar bojkotin e futbollit, duke i kërkuar qeverisë shqiptare të plotësojë katër pikat e ngrituara prej tyre. (TemA)

 

1 komente në “Ironia e Lutfi Dervishit: Në Europë, presidentët janë bërë bashkë nga halli covidit që kampionatet te mos ndërpriten, këtu presidentët janë bërë bashkë që kampionati të mos nisë”

  1. Shefkiu says:

    Futbolli yne ka 30 vjet qe eshte “me covid”, askush nuk shkon ne stadiume. Pra, se fillon apo nuk fillon kampionati, kjo me teper eshte problem per federaten ne raport me UEFA-n dhe aspak per qeverine. Qeveria e di mire, se vec Erion Braces, i cili bene sikur eshte tifoz, te tjeret as qe duan tja dine nese fillon apo nuk fillon kampionati futbollit. Kampionati yne i futbollit ka kohe qe ngjan me teper me nje shfaqje estrade sesa me nje gare sportive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje