Ndryshimi klimatik është përgjegjësi kryesot i dyfishimit të katastrofave natyrore në botë këto 20 vitet e fundit, theksoi sot OKB duke sinjalizuar shkatërrimet natyrore që kanë shkaktuar më shumë se 1,2 milionë të vdekur që prej vitit 2000.
Gjatë 20 viteve të fundit (2000-2019), 7 348 shkatërrime natyrore janë regjistruar në botë, për një kostro prej rreth 3 000 miliardë dollarë, rreth dy herë më shumë se në vitet 1980-1999″, sipas një raporti të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për reduktimin e rreziqeve nga katastrofat (UNSDIR).
“COVID-19 i ka bërë vërtet më të ndjeshme qeveritë dhe publikun në përgjithësi mbi rreziqet rreth nesh. Ata mund të shohin që nëse COVID-19 është kaq i tmerrshëm, emergjenca klimatike mund të jetë edhe më keq”, theksoi sekretarja e përgjithshme nga UNSDIR, Mami Mizutori, në një konferencë për shtyp.
“Pa një rikuperim të gjelbër, ne vetëm do të rrisim emergjencën e klimës,” këmbënguli ajo.
Raporti, i cili nuk mbulon rreziqe epidemiologjike si koronavirusi, tregon se progresi i katastrofave natyrore lidhet kryesisht me rritjen e katastrofave klimatike, të cilat u rritën nga 3 656 (1980-1999) në 6 681 (2000-2019) .
Oho, ju qenkan mbaruar parate “ambientalisteve”, duan fonde te shkretet. Por, nuk e kuptoj, pse po vonojne ta nxjerrin Greten, te qaj perseri ne foltoren e OKB.