SHBA investon gjysmë miliardë dollarë për një trajtim kundër COVID-19

12 Tetor 2020, 11:55Bota TEMA

Qeveria amerikan po investon rreth një gjysmë miliardë dollarë për zhvillimin dhe shpërndarjen në shkallë të gjerë të një trajtimi kundër COVID-19 nga laboratori britanik “AstraZeneca”, në fazë avancimi të provave klinike, njoftoi sot gjiganti farmaceutik në një komunikatë.

“Me një investim prej 486 milionë dollarë, qeveria amerikan do të kontribuojë në zhvillimin dhe shpërndarjen e 100 000 dozave deri në fund të vitit 2020 dhe mund të blejë një milionë më shumë në 2021”, theksoi ai.

“Kombinimi i antikorpeve AZD7442 avancon shumë shpejt në provën e fazës 3′, shtoi grupi.

“Dy prova në SHBA dhe gjetkë do të përfshijnë 6 000 të rritur për parandalimin e sëmundjes COVID-19 dhe provat shtesë mbi 4 000 të rritur do të përqendrohen në trajtimin e kontaminimeve nga koronavirusi i ri”, theksoi ai.

Grupi farmaceutik, i cili po zhvillon paralelisht me Universitetin e Oksfordit, një kandidat për vaksinë, i konsideruar si një nga më premtuesit, njoftoi në fund të gushtit se kishte nisur provat e fazës 1 të ilaçit të saj AZD7442, të financuar tashmë në masën e 25 milionë dollarë nga qeveria amerikane.

Medikamenti AZD7442 është një kombinim i dy antikorpeve afatgjatë që rrjedhin nga pacientët e rikuperuar nga COVID-19, zbuluar nga Qendra Mjekësore Amerikane në Universitetin Vanderbilt dhe licencuar nga ”AstraZeneca” në qershor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje