Si u mbushën kutitë në zgjedhjet e PD-së: Gazetari i "Fiks Fare" voton disa herë në Tiranë

12 Tetor 2020, 20:37Politika TEMA
Si u mbushën kutitë në zgjedhjet e PD-së: Gazetari i

Demokratët e Tiranës votuan këtë të shtunë për të konfirmuar apo eleminuar kandidatët për deputetë në Qarkun e Tiranës. Procesi i votimit u krye në 16 degë në Bashkinë Tiranë e njëkohësisht në Vorë, Kamëz, Kavajë, Paskuqan.

Por kamera e fshehtë e emisionit investigativ “Fiks Fare” provon se në këtë proces ka patur mjaft parregullsi. Është votuar pa kartë anëtarësie të Partisë Demokratike, pa qenë banor i lagjes, madje edhe në zonën e krydemokratit Basha, madje gazetarët e Fiks fare kanë votuar më shumë se një herë në qendra të ndryshme votimi.

Të shtunën 140 kandidatë garuan për të qenë pjesë e listës me 35 emra që Partia Demokratike do të paraqesë për zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021.

Sipas statutit të PD-së, 80 % e kandidatëve për deputetë do zgjidhen nga anëtarësia dhe 20% nga kryesia. Ky statut përcakton qartë edhe rregullat në procesin e votimit nga anëtarësia e PD-së, ku kanë të drejtë vote vetëm anëtarët e partisë.

Gjë të cilën Fiks Fare e demostroi me pamje se komisionerë të disa degëve të ndryshme nuk e zbatuan këtë rregull. Ata lejuan të votojnë edhe qytetarë që nuk ishin anëtarë të PD-së.

Sipas rregullores, anëtari i PD duhet të paraqesë para komisionit (përbëhet nga disa anëtarë dhe një kryetar) kartën e anëtarësimit në parti, si dhe duhet të ketë emrin në listën e qendrës së votimit.

Në Fiks Fare u pa mbrëmjen e të hënës se përveç se gazetari nuk ishte anëtar i PD-së, nuk kishte kartë anëtarësimi,banimi i tij nuk përkonte me qendrën e votimit, gazetari i Fiksit votoi më shumë se një herë në dy degë të ndryshme. I vetmi dokument që iu desh ishte karta e identitetit

Gazetari i Fiks fare prezantohet si student të cilin e kishin orientuar të rinjtë e FRPD që të votonte në qendrën e votimit te Shkolla e Baletit, por ai nuk ishte banor i asaj zone.

Anëtarët e komisionit nuk i kërkuan gazetarit kartë anëtarësie dhe e lanë të votonte duke i mbajtur vetëm emrin shënim.

E njëjta gjë ndodh edhe ne qendrën ku votoi kryetari i PD-së, zoti Lulëzim Basha.Gazetarja e Fiksit menjherë pasi Basha del nga qendra e votimit, futet dhe u thotë anëtarëve të komisionit se nuk ka kartë anëtarësimi dhe se i përket lagjes nr 1. Anëtarët e verifikojnë që ajo nuk e ka emrin në listat emërore, por nuk e pengojnë për të votuar.

E njëjta skenë ëprsëritet edhe në qendrëne votimit tek zona e njohur si Xhamllëku në kryqytet

Gazetarja e Fiks Fare e cila ksihte votuar pak minuta më parë ne qendrën e votimit të Bashës, paraqitet para komisionit vetëm me ID-në.Anëtarët e komisionit i japin fletën e votimit pa kryer asnjë verifikim dhe pasi gazetarja hedh fletën e votimit në kuti, i mbajnë shënim atësinë dhe nr e telefonit

Edhe pse në rregullore përcaktohet qartë se votojnë vetëm anëtarët qe kanë kartën e anëtarësimit të Pd-së dhe kanë të drejtën vetëm të një vote, Fiksi provoi me figurë dhe zë se këto rregulla nuk u zbatuan në këto zgjedhje.

10 komente në “Si u mbushën kutitë në zgjedhjet e PD-së: Gazetari i “Fiks Fare” voton disa herë në Tiranë”

  1. Joni says:

    Çi dh..t një m….!
    Akoma mereni me PD e Berishës?!

  2. niku says:

    keshtu i kan bere dhe zgjedhjet keta kur kan qene ne pushtet.I m ushnin kazanet e plehrave me certifikata fallco mbasi votonin.Keta qe bertasin per vjedhje zgjwdhjesh jane kampjone manipulimi

  3. Kavajsi says:

    Demokraci pra,jemi t’lire,vota plumb per armikun.ADN-ja e Pd kjo,eshte e specializuar per vjedhje votash dhe ketej uleret per zgjedhje te rregullta.V.K.

  4. Trebeshina says:

    Akoma keni iluzione se pd e Sali kriminelit eshte demokratike?! Ata jane detashment luftarak kriminal i edukuar nga Gebelsi shqiptar Sali Ram Berisha,cdo priteshmeri tjeter eshte thjesht naivitet.

  5. Prostituta Kombetare Sali says:

    Kane ik per Lezhe qysh se ka le Partia!
    Per p… te Shiqerres e Nexhmijes!
    Te rroje populli shqiptar!!
    Pa dyshim..

  6. Pedro i ri says:

    Parti katunaresh

  7. Zigur Qarri says:

    Pune shqupisash…e ndyre si cdo pune tjeter e tyre.

  8. Ideali says:

    O Niku dhe Joni, te dyja palet njelloj jane, te tria madje. Bije bastarde te eterve dinake e kriminele. Nuk besojne te vota e lire. Vota e lire i hedh ne ajer si horra, bandite, kriminele, .Si te PD, si te PS si te LSI, po deshet ju edhe te PFIU apo PAA e soj e sorrollop/ Mos e ka edhe ketu fajin armiku i kllases. Merreni dhe pushkatoheni pa gjyq.

  9. Papi says:

    Pse ju kujtoni vetem pd?
    Edhe ps njelloj eshte
    Edhe zgjedhjet e 25 prillit keshtu do jene
    Pse kot komisioni zgjedhor eshte partiak?
    Ohdir kishte vetem nje kusht komisioni zgjedhor te mos jete politik
    Gjersa te mbizotroje motoja “numerojme ne” keta jane niveli i zgjedhjeve

  10. Kjo semundje eshte e trasheguar tek Partia demokratike. Per te nuk ka rendesi se kush voton,por ka rendesi te votosh per te. Si gjithmone rregullat jane hic gje para interesit dhe namit per PD. Kjo me kujton votimin me demokratik brenda PD-se,ku komosionin e kryesonte Emin Gjana. ne mos gaboi ka qene kur votohej midis Sokol Olldashit dhe Bashes. Aq e fshehte ishte vota sa ne fleten e votimit shenohej edhe numri rendor i personit qe votohej. Por shpikja me e mire per te votuar edhe pa qene ne liste ka ndodhur qysh ne vitin e “famshem 1996 ,kue PD -ja vidhte jo me traste ,por me thas. Ishte qa e pangopur sa ,jo vetem i mbushi kutite para votimit,ashtusi ndodhi ne shume qendra te votimit ne Corovode,por ne qendren e votimit Sharove e Orizaj shkonin njerez te PD- se varg -varg me autorizime qe te rregjistroheshin e te votonin sigurisht per PD. Ndaj mos u habisni se keto lloje votimesh per PD-ne jane Demokratike. Vjedhje dhe shkelje ligji jane vetem kur keto ndodhin tek partite e tjera dhe jo tek PD-ja. Basha ishte i shqetesuar me shume per Asamblene e PS e jo per shkeljet e ndodhura gjat votimeve te PD-se.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje