Publikohen detaje tronditëse nga jeta e kryeministrit britanik Boris Johnson. Në një libër të publikuar së fundmi nga Tom Bower të titulluar “The Gambler” thuhet se Johnson ka kaluar natën me një femër tjetër në resortin e skive në Davos kur ndodhej në Forumin Ekonomik Botëror, 7 vite më parë.
Sipas librit të botuar, në atë kohë Johnson ishte kryebashkiak i Londrës. Atë natë Boris u largua nga darka me George Osborne pa e paguar pjesën e tij të faturës.
Kur u kthye më vonë Osborne i tha: “Pa shiko. Lideri i qeverisjes lokale të Anglisë mbërriti”. Boris e pyeti “Dëshiron një pije?” Dhe kur Osborne tha “po”, ai e ktheu prapa: “Atëherë merre një!”
Libri pretendon se edhe pse ishte i martuar, Johnson kishte një lidhje intime me amerikanen Jennifer Arcuri.
Johnson njihet për lidhje të shumta. Ai u martua me gruan e parë Allegra Mostyn-Owen, të cilën e takoi në Universitetin e Oksfordit, në 1987 kur të dy ishin 23 vjeç. Por ata u ndanë pasi Boris kishte një lidhje tjetër me Marina Wheeler.
Ai u martua me Marinën në 1993, por pati një lidhje me Petronella Wyatt, më pas me gazetaren Anna Fazackerley, por edhe analisten e artit Helen Macintyre.
Boris dhe Marina u ndanë në 2018 dhe ai tani është i fejuar me Carrie Symonds me të cilën ka edhe një djalë që lindi në prill të këtij viti.
Sa lajmi rendesishem!
Jane efektet qe i ka len Karona,
poredhe keshillat e mjekut, qe rekomandon,
se shoqerimi me Bjonde , eshte nji Variacion mjaft Relaxues ?