Analisti Frrok Çupi është përballur mbrëmjen e djeshme në debat me regjisorin Robert Budina, për kauzën e Teatrit Kombëtar. Çupi u shpreh se kjo kauzë tashmë ka vdekur, ndërsa ata që pretendonin ta mbronin, tanimë që u shemb bërtasin si revolucionarë ordinerë.
“Artistët nuk kanë kauza politike dhe këtu kanë falimentuar ata. Teatri është i qytetarëve dhe aty ka vdekur kauza, kurse këta bëjnë si revolucionarë ordinerë që dalin bërtasin, se teatri është fshirë nga faqja e dheut.Artisti është mazhorancë në teatër, piktori në ekspozitë.
Artistët e Teatrit janë pakicë. Edhe kërkesa për teatër të ri është një minorancë. Këta kanë përfitimet e veta. Se shkuan në Paris me ca para.
Këta kanë ndërmarrë një kauzë revolucionare tashmë. Artistët në vendin tonë janë futur në Kuvend, por askush prej tyre nuk ka ngelur.
Ju nuk u bëtë dot si artistë, doni të bëheni politikanë. Kurse këta që janë ofruar me PS-në janë më minorë, se nuk po bëhen deputetë”, tha Çupi në emisionin “PolitikON”.
Përballë tij ishte regjisori Robert Budina, i cili nga Teatri u katapultua në radhët e PD dhe përveç disa funksioneve që mban në këtë parti, së fundmi është dhe të lista për deputetë në Tiranë. Budina është shprehur se synonn të bëhet deputetë për të treguar si bëhet politika në vend.
Budina do te mesoje shqiptaret se si behet politika, o zot na ruaj mend e kokes. Po si nje cope idioti, qe nuk beri hajer ne zanatin e tij, tani ne pleqeri po ben politike te larte. Se pari ky idiot nuk duhet te marri vota, sepse edhe nje kauze qe deshi te mbronte deshtoj me turp, se dyti nuk ka asnje nivel minimal poltik per te qene deputet.