Nuk është “Nisma Thurrje”, Rudina Hajdari zbulon me cilën parti do garojë në zgjedhje

12 Tetor 2020, 20:54Politika TEMA

Deputetja, Rudina Hajdari ka deklaruar mbëmjen e sotme se ajo do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme me partinë politike ‘Nisma’.

Hajdari sqaroi se mbetet për t’u diskutua se cilët prej figurave të shoqërisë civile do të përfshihen.

“Padyshim që do të marrim pjesë, do të jemi me një lëvizje të re dhe kjo lëvizje të re tashmë e ka emrin e saj dhe e ka emrin ‘Nisma’.

Në çdo qytet që kemi vajtur dhe kemi takuar njerëz kanë treguar shumë interes dhe ky shpërthim mediatik që krijoi javët e fundit na ndihmoi në mënyrën sesi reaguan njerëzit.

Njerëzit janë të lodhur duke votuar 3-4 njerëz dhe tani duan diçka të re”, deklaroi deputetja.

Hajdari sqaroi më tej se, shoqëria civile “Nisma Thurrje” është diçka tjetër nga partia politike “Nisma”.

“Nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Mbetet për t’u caktuar në të ardhmen se cili prej tyre do të angazhohet dhe të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme.

Ka pasur goxha kureshtje për mënyrën se si do të funksionojë”, theksoi Hajdari.

4 komente në “Nuk është “Nisma Thurrje”, Rudina Hajdari zbulon me cilën parti do garojë në zgjedhje”

  1. shoku zenit e argites says:

    Edhe kjo parti !!!!!
    emerin vendosja
    partia HADARI
    booohhh sa budallenje
    paska pas ai vend
    vetem ndjej trishtim

  2. Kavajsi says:

    Futja mo,kot me kot.Do me kap edhje kjo nje cope deputetlliku,por Noc Rrokun do kapi.

  3. Shpellari king says:

    Kjo t’konkuroje me partine e Mamit t’vet

  4. ZIGE says:

    po vrasesin e te atit ka ndermend ta gjeje???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje