Presidenti bëhet nostalgjik për PS: Si të mos jem kur kujtoj Grupin Parlamentar në 1992-1996 (Meta ishte i vetmi i pashkollë atëherë)

12 Tetor 2020, 22:33Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta ka thënë se është nostalgjik për vitet 1992-1996 në Partinë Socialiste, ndërsa ka treguar edhe mënyrën se si është bërë deputet për herë të parë.

Ai është shprehur se i janë lutur për deputet në Skrapar për shkak të emrit të gjyshit të tij, por ai ka refuzuar duke u thënë se do të ikte jashtë shtetit për të vazhduar shkollën, por në fund është bindur.

Ndërkohë ai kujton me nostalgji Grupin Parlamentar të PS-së në vitet 1992-1996, ku përmend emrat e Moikom Zeqos e shumë të tjerëve.

Meta: Më janë lutur për deputet në Skrapar, për shkak të emrit të gjyshit tim, jo për mua. I kam thënë që unë do iki jashtë për shkollën. Më thanë bëhu njëherë deputet dhe pastaj ik.

Gazetar: Jeni nostalgjik për Partinë Socialiste

Meta: Si të mos më kapë nostalgjia për PS-në? Kujto pak grupin parlamentar të PS-së në ’92-’96, Moikom Zeqo, Ismail Kadare e shumë të tjerë. Nostalgjinë për atë gjënë e mirë e kam unë.

(Per te se vertetes kishte profesore nga te dy krahet politike, dhe i vetmi i pashkolle ne sallen e Kuvendit ishte vete Ilir Meta)!

5 komente në “Presidenti bëhet nostalgjik për PS: Si të mos jem kur kujtoj Grupin Parlamentar në 1992-1996 (Meta ishte i vetmi i pashkollë atëherë)”

  1. Jurgeni says:

    Ore akoma si ka dale pija ketij barbonit. Po ku ka qene Ismail Kadare deputet i PS , apo mos e keni ngaterruar ju te Temas dhe i bie me qafe kot ketij bastardit une.

  2. bob says:

    Ka ardhur koha qe kete mender “president” ta mbajne lidhur.

  3. Daja says:

    Po ismaiil a o futja qesim margarites ?

  4. Theatre and Drama says:

    behu njehere deputet,pa shkolla pret…
    si tha z.k/minister,eshte presidenti me i mire ne histori

  5. Lol says:

    PER ILIR METEN FLASIN, QE KA MBARUAR STUDIMET ME MEDALJE ARI . PRANDAJ I THONE ILIR FLORIRI. ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje