'Jam vajzë e re dhe energjike', Arjola Demiri: Zë i fortë për Tropojën, ja pse dua të kandidoj për deputete nën siglën e PS

13 Tetor 2020, 22:58Politika TEMA

Aktorja Arjola Demiri ka pranuar në emisionin OPEN në Top Channel ambicien e saj për të kandiduar për deputete nën siglën e PS në qarkun e Kukësit.

Demiri tha se është vajzë e re dhe energjike dhe ka dëshirë të jetë një zë i fortë në parlament për Tropojën.

Pjesë nga biseda:

Eni Vasili: A do bëhesh deputete?

Arjola Demiri: Pse jo?

Eni Vasili: Pse ky vokacion, pse deputete?

Arjola Demiri: E vërtetë kjo që thua. Jam një zë i fortë për Tropojën dhe qarkun e Kukësin. Jam vajzë e re dhe me energji

Eni Vasili: Do korruptohesh?

Arjola Demiri: Talenti nuk më ik. Jam për ta ringritur Tropojën, nuk vij nga familje që vjedhin. Jemi rritur me djersën e ballit.

6 komente në “‘Jam vajzë e re dhe energjike’, Arjola Demiri: Zë i fortë për Tropojën, ja pse dua të kandidoj për deputete nën siglën e PS”

  1. Shenjestra says:

    Bravo,e paç hallall moj çupe dhe suksese.

  2. Ushtarak says:

    Bravo ? ????.

    Me mire te votojme Ty. Je tamam per Ministre Mbrojtje ne vend te kesaj qe kemi. Ti je e bukur dhe kendon bukur.

  3. astir says:

    Baxhelle, na e shpifi tu bertit si histerike aty ke portokallja.
    Ca spo na degjojne veshet, do behet dhe kjo deputete

  4. Tropojani says:

    Bravo, hallall ta bofte zoti,
    Te uroj gjith te mirat.

  5. Juristi says:

    Une nuk e kuptoj çfare lidhje ka kjo me deputetllikun?Çfare kushtesh duhet me plotesu qe te kanditosh per deputet?

  6. GAZMENDi says:

    Më pëlqen PS për t’u dhënë shans njerëzve të rinj, të shkëlqyeshëm. E ardhmja u përket atyre. Jo brezi i vjetër! ne duhet të zbrazim karriget që zënë për interesin tonë! ne duhet t’ua japim karrigen atyre që do ta çojnë kombin drejt një Shqipërie më të mirë! Poshtë ata njerëz të fiksuar të korrupsionit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje