Rama replikë Metës: Je bërë gazi i botës dhe republikës sonë, po nxit dasi, sherr e rrëmuja për interesat e tua personale dhe partisë tënde të degraduar

13 Tetor 2020, 16:39Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ashpër deklaratave të presidentit Ilir Meta duke e akuzuar se po nxit dasi dhe sherr mes shqiptarëve.

“Ilir, ti duhet ta kuptosh se nuk ka pasur para teje dhe nuk do ketë pas teje, as principatë, as monarki, as republikë në botë, që të ketë dhënë dekorata për heronjtë e luftrave të shkuara! Kjo është komedia e një marrëzie të pashoqe që të bën gazin e botës dhe të republikës sonë!”, shkruan Rama duke shtuar se:

“Heronjtë mbaji në zemër e në mendje kur flet e vepron, duke respektuar detyrën e lartë e duke dhënë shembullin që detyra të imponon, jo duke sharë si i dehur me ata në gojë e duke nxitur dasi, sherr e rrëmuja për interesat e tua krejt personale dhe për partinë tënde të degraduar!”, nënvizon Rama. (TemA)

4 komente në “Rama replikë Metës: Je bërë gazi i botës dhe republikës sonë, po nxit dasi, sherr e rrëmuja për interesat e tua personale dhe partisë tënde të degraduar”

  1. Loni says:

    Sakte 1000000000%.
    Bravo Edi Rama!

  2. Cudia says:

    Hallall por ajo OFLja a ka informacion se ku i ka gjetur paret Likja? Apo nuk i ka me prostitucion dhe ju jeni te sigurt per kete..

  3. Predatori says:

    Na keni çarë trapin që të dy. Jeni bërë si ato buçet kur u hipën afshi në periudhën e ndërzimit.

  4. Tartari says:

    Z Rama, po shtyni njeri tjetrin ne germaine. Ne qofte se presidenti ka degraduar dhe keshtu duket, cili eshte shkaku? Sqaroje opinionin? Kur maxhoranca beri gati shkarkimin ju u terhoqet dhe ketu mori zemer duke bere trimin. Mardheniet tuaja duhen pare edhe si shkak-pasoje. Ne se nje situate e tille qesharake vazhdon, kjo nuk eshte mire edhe per maxhorancen qe nuk parashikoi situata te tilla, qe do te thote, ose pune pazari ose mosnjohje nga maxhoranca e figures qe vendosi per president, pra nuk dilni te lare vetem me replika ne distance. Presidenti nuk eshte thjesht kundershtar politik eshte institucion ashtu si edhe Kryeministri dhe kur zihen kadinjte s’ka kush e ben davane. Duhet menduar edhe kjo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje