Atentati në Malësinë e Madhe, Hasanaj thirrje të birit: Dorëzohu një orë e më parë, baba të ka shpirt

14 Tetor 2020, 12:45Kronika TEMA

Arben Hasanaj, babai i 19-vjeçarit, i cili është autori i atentatit ndaj shefit të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe, Mentor Hasanaj, i ka bërë thirrje djalit të tij të dorëzohet në polici.

Hasanaj i bën thirrje të birit të dorëzohet një orë e parë, ndërsa i thekson se ka ardhur në Shqipëri pas ngjarjes së rëndë. Po kështu, ish-polici i bën apel çdokujt që ka dijeni për vendndodhjen e djalit të tij të raportojë të komunikojë me të.

Thirrje publike drejtuar djalit tim Ilirianit te dorëzohesh një ore e më pare në Drejtorinë, komisariatin, apo pikën më të afërt të Policisë së Shtetit. I lutem çdo njeriu qe din apo ka dijeni të më njoftoje. Baba i jot të pret një orë e me pare kam ardhur jam ne Shqipëri. Baba të ka shpirt”, shprehet babai i atentatorit.

3 komente në “Atentati në Malësinë e Madhe, Hasanaj thirrje të birit: Dorëzohu një orë e më parë, baba të ka shpirt”

  1. Familja mbi te gjitha . says:

    Nuk e di por me ate thenien “baba te ka shpirt” me duket se ja justifikon djalit veprimin e bere .

    1. Suksese te metejshme says:

      Eshte thirrje qe djali mos te shkoje me ne deshpwrim e te beje marrezira te tjera. Po ti futi nje rraki se mendja te ka lene.

    2. Hyqmet Hasani says:

      Po te dinte shqip babai ndoshta do kishte ditur edhe djali me mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje