Emrat specifikë të skandalit: Meta dha 382 shtetësi për hir të ‘interesit kombëtar’, paraqiti si ‘heronj’ zyrtarë e biznesmenë të Kosovës të dënuar e akuzuar për vrasje, mashtrime, vjedhje dhe falsifikime

15 Tetor 2020, 18:53Politika TEMA

Nga Adriatik Doçi

Thellohet skandali i dhënies së 382 nënshtetësisë shqiptare të huajve nga Ilir Meta, duke kompromentuar rëndë institucionin e Presidencës dhe shndërruar atë në fabrikë qokash, paligjshmërie dhe interesash të dyshimta.

Sot presidenca e ka reaguar kundër investigimi të Shqiptarja.com që dje e ka botuar listën e plotë me emrat, duke sulmuar gazetarë dhe duke i paraqitur përfituesit e nënshtetësisë me procedura të veçanta si ”familjarët e Dëshmorëve të UÇK-së dhe artistët e intelektualët e spikatur shqiptarë në Kosovë, Maqedoni të Veriut e Diasporë”.

Në fakt një pjesë e personazheve që janë pajisur me nënshtetësi shqiptare nga Ilir Meta pa plotësuar kushtet ligjor, por me justifikimin e interesit kombëtar dhe ‘meritave të veçanta’, janë pjesë e kupolës së krimit, korrupsionit politik dhe ekonomik të shtetit të Kosovës.

Këta persona me dosje duket se nuk e kanë pasur aspak të vështirë të vinin në lëvizje Ilir Metën, për të marrë në pak ditë nënshtetësinë shqiptare, duke anashkaluar kushtet ligjore dhe procedurat që normalisht zgjasin rreth një vit. Meta i ka dhënë nënshtetësinë në emër të ”interesit kombëtar” pa kryer verifikime rreth të kaluarës së tyre siç e parashikon ligji për shtetësinë në pikën 6 të nenit 9 shumë njerëzve që tani, pavarësisht nga kaluara e tyre, kanë fituar të drejtën të lëvizin pa viza në të gjithë vendet SHENGEN të Bashkimi Evropian.

Një nga ”aset kombëtare” që Ilir Meta e ka shpërblyer me nënshtetësi i është për shembull Arsim Ramadanit, zyrtar i Telekomit në Kosovë, i njohur për drejtësinë, pasi së bashku me vëllain e tij Burim Ramadanin e Arben Kiçinën kanë qenë të dënuar me formë të prerë për vrasjen e pesë anëtarëve të familjes Hajra në vitin 2001. Ata ishin shpallur fajtor, por u falën me një dekret shumë të përfolur të presidentit Hashim Thaçi.

Një tjetër ”aset i kombi” i vlerësuar nga Ilir Meta është Fatmir Matoshit, ish-ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, gruaja e të cilit u shfaq në një video me një tufë eurosh në dorë. Ai tha se 150 mijë euro i ishin gjendur rastësisht gruas së tij në dorë dhe se paratë ishin pjesë e një loje mes miqsh. Pjesë e listës është edhe biznesmeni Kujtim Bucaliu, i dënuar nga me 4 vjet burg si dhe 15 mijë euro gjobë për mashtrimin e Komunës së Prishtinës sa i takon furnizimit me naftë. Shtetësinë e ka marrë edhe Ibrahim Bucaliu, biznesmen i hidrokarbureve, i akuzuar për ndotje dhe mashtrim ndaj blerësve me kompanitë e tij.

Në emër të interesit kombëtar, Meta i ka dhënë shtetësinë pa plotësuar kriteret Bekim Xhoni, një hetues i akuzuar për manipulim provash, për t’i faturuar një të pafajshmi një vrasje në tentativë. Në listën prej 382 emrash rezulton edhe Haki Shatri, ish-ministër Financash, i hetuar për keqpërdorim të parasë publike dhe korrupsion, Elmi Reçica i akuzuar nga prokuroria për deklarim të rremë të pasurisë si deputet si dhe Dukagjin Kryeziu i dënua me 4 muaj burg për trajtim të papërgjegjshëm mjekësor. Lista vijon me ish drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, Bashkim Smakajt, i përfolur për shumë skandale në Prishtinë, ndërsa vëllai i tij është arrestuar për vjedhje.

Pa plotësuar kushtet e ka marrë shtetësinë shqiptare edhe Fitim Sadiku, i përfshirë në skandalin e përleshjeve me grushte e shkelma brenda Ministrisë së Jashtme, në të cilën shërbente si sekretar i përgjithshëm. Në emër të interesit kombëtar, Meta u ka dhënë shtetësinë kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i dënuar me 9 muaj burg për kërcënim me vdekje të një personi, biznesmenin Ekrem Lluka i përmendur në aferën ‘Telekom’ në Kosovë si dhe Burim dhe Besnik Barakut të akuzuar nga prokuroria për sulm fizik ndaj Besim Sylejmanit në Prishtinë.

Në të njëjtën formës ka marrë shtetësinë shqiptare me firmën e Ilir Metës edhe Besnik Mustafa, djali i Isa Mustafës, i akuzuar nga Prokuroria e Kosovës për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumentit zyrtar. Në listë është edhe Rrustem Berisha, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i akuzuar nga Prokuroria për mashtrim me listat të veteranëve të luftës, duke dëmtuar me 68 milionë euro buxhetin e shtetit të Kosovës. Me firmën e Metës dhe pa paplotësuar kushtet shtetësinë e shqiptare e ka marrë edhe Shpejtim Bulliqi, ish-deputet i akuzuar dhe kryesuesi i Komisionit Shtetëror për Shënjimin e Vijës Kufitare me Malin e Zi, i akuzuar se uzurpuar 985 metra katrorë tokë publike si dhe biznesmeni Valon Lluka, i akuzuar për përfitimin e një prone në Gjakovë me vlerë 2 milionë euro, në konflikt interesi. Meta i ka dhënë shtetësinë, duke anashkaluar gjithë procedurën e zakonshme, gjithmonë në emër të interesit kombëtar edhe nuses së djalit të Ylli Ndroqit Mariam (Mayram) Semen Ndroqi (Akopian/Arzumanyan).

Pjesa tjetër janë këngëtarë dasmash,  diskotekash, futbollistë, zyrtarë federatës së futbollit dhe sporteve të tjera, zyrtarë ministrish etj., që të gjithë të pajisur me nënshtetësi nga Ilir Meta në shkelje të ligjit, por në emër të interesit kombëtar dhe që sot vetë presidenca paraqitet në publiku si ”familjarët e Dëshmorëve të UÇK-së dhe artistët e intelektualët e spikatur”. Pothuajse asnjë prej tyre sot nuk banon në Shqipëri, por e kanë marrë nënshtetësinë thjeshtë për të siguruar një pasaportë shqiptare, me qëllim për të lëvizur pa viza në zonën Shengen. Janë qoka personale apo politike që presidenti Ilir Meta duhet të justifikojë.(Shqiptarja.com)

25 komente në “Emrat specifikë të skandalit: Meta dha 382 shtetësi për hir të ‘interesit kombëtar’, paraqiti si ‘heronj’ zyrtarë e biznesmenë të Kosovës të dënuar e akuzuar për vrasje, mashtrime, vjedhje dhe falsifikime”

  1. emilio says:

    Ne burg qelbesiren!

  2. Patrioti says:

    Per gjykimin tim te gjithe shqiptaret e Dardanise, Pollogut, Ulqinit, Tivarit, Plaves, Gucise etj. duhet ta marrin shtetesine shqiptare nese e kerkojne. Ata jane shqiptare dhe bij shqiptaresh. Ky diskutimi me Ilir Meten do te vlente me shume ta pyesnin se perse ja dha shtetesine shqiptare Anastas Gerasimo Yanullatosit dhe jo se per ja dha atyre qe jane shqiptare nga gjuha dhe gjaku.

    1. Kapterri says:

      Kriminelët mund të jenë shqiptarë, por prap se prap kriminelë janë

    2. Alniku says:

      O PATRIOT !!!
      Kush është kundra në këtë shkrim thuhet që ky pseudo president i ka dhënë ke persona me probleme kriminale dhe jo njeriut të thjeshtë

    3. Monika hajdute me cizme says:

      Ti patriot na hengsh m…. me gjithe patriotizmin tend dhe kriminelat e hajdutet e familjes meta.

    4. kujdes says:

      Patriotn i flakte! Shtetesia, vete nga emri i jepet atij qe behet nenshtetas dhe banon ne shtetin qe kerkon nenshtetesine, tjeter pune se çfare korrupsioni behet ne te gjithe boten. Shtetesia nuk perfaqeson kombin, kjo eshte e verteta. Dhe per marrjen e saj ka kritere e rregulla, ligje e kanune qe i vendos ligji nag ligjevenesit qe zgjedh populli me votime dhe ato qe percakton kushtetuta apo libri shtepise se nje shteti. Gjuha dhe gjaku sot per shqiptaret ka ndryshuar shume; nuk e di ne se ADN e kane njesoj gjithe shqiptaret!! Ndersa gjuha eshte bastarduar se ca i thone kisha e ca qisha, ca i thone taçi e ca taqi e keshtu me radhe . Globalizmi ka bere punen e tij dhe do ta shpjere kete çeshtje drejte unifikimit per popujt e vegjel qe ate qe s’e bene pushtuesit dikur, e ben demokracia sot me keto forma. Kjo duket gjithandej, megjitheate kjo gjendje nuk ndryshon dot me deshirat e njerit apo tjetrit; duhet te mesohemi te shikojme hallin tone si njerez per ti jetuar keto vite mbi Toke qe na i fali natyra. Pastaj atje nen Toke nuk e di ç’behet, ata qe kane shkuar nuk kane ardhe me te na tregojne. Keta qe predikojne, si duket shohin enderra naten dhe i spjegojne diten. Kaq per kete, por ca njerez si Ilir Meta qe s’ka punuar nje dite ne profesion nese e mbaroi nje shkolle vertete, apo Sali Berisha qe punoi duke u betuar para Hipokratit jo per te shpetuar njerez por per ti varrosur ata, jane kermat e kesaj shoqerie katrahure te padenje deri me sot per te drejtuar nje popull.Mua ma merr mendja se popujt sot jane pergjunjur para atyre qe i drejtojne, shajne “diktatoret” e dikurshem dhe u rruajne bythen ketyre te sotmit qe bejne si u do menderja. Liria eshte vjet drite larg, ndersa çthurjen po e shohim çdo sekonde; eshte kjo qe na perçau dhe na sundon.

  3. k says:

    Ata janë kriminelë dhe hajdutë për qytetarët e ndershëm.
    Për meten janë heroj të admirueshëm dhe fisnikë.
    Ka gjet tenxherja,kapakun.
    Por mos ja përmendni fshatarit hajdut se nxehet dhe shpërndan parlamentin.

  4. Tironsi says:

    Shpetoni shwiperine burgoseni kete plere

  5. Katunari i Vicidolit says:

    Shtetesia mire qe u jepet sepse pjese e kombit jane, por gjithmone duke zbatuar procedurat ligjore sidomos Presidenti i Republikes.
    Paskan shume PARA dhe do na rrisin vleren e VILAVE NE LALEZ tek SAN-PIETRO dhe tek LURA.

  6. Per komunistet says:

    Shikoje si manipulohet turma
    ” Ne burg qelbësiren ” kelthet emilio .
    Ky eshte mentaliteti vulgar ,prehe e manipulimit te gazetes , pa nje pa dy ” NE BURG ” se kshtu ka shkruar Merua . Dhe nese e thote gazeta ska dyshim se ashtu eshte.
    Ne fakt e njejta gje ndodhi gjate dhe pas çlirimit .
    Ky eshte armik sepse i ka pire gjakun popullit – thoshte bariu ne emer te pushtetit . “NE LITAR ” bertiste turma injorante e ekzaltuar .
    Prandaj nuk ecen ky vend.

  7. Zeni says:

    Ministria e Jashtme, Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Policise, te nxjerrin nje Qarkore te Brendshme dhe nje drejtuar InterPolit, qe emrat e siperm, qe nuk e meritojne te mbajne pasaporten shqiptare dhe numrin e pasaportes, t’i nxjerrin te pavlefshme, si te dyshimta dhe te fallsifikuara, dhe pastaj twe shohim UIlir Meta, do t’ua ktheje eurot, apo jo! Nese keto institucione nuk e bejne nje gje te tille, atehere, Bravo Ilir Meta, se ketu nuk ka shtet! Tung!

    Madje, madje edhe Ju te Temes duhet te keshilloni nje gje te tille, ndryshe, thoni qe edhe keto institucione kane bashkepunuar me Ilir Meten!
    Perseri Tung!

  8. Lani says:

    Like Meta ja u ka dhene nenshtetesine ne kembim te mijera eurove te gjithe ketyre pervec Janullatosit qe e ka marre falas se Likja eshte i kapur nga greket.

  9. Paraja erreson syte says:

    Meta eshte hajdut i deklaruar me ze e figure. Patriotizmin dhe interesin kombetar ai i perdor si mburoje per te vjedhur. Eshte turp qe hajduti u be president dhe eshte ende president. Ne vend qe presidenti ti bashkoje njerzit, ti ushqeje me morsl te shendosh dhe kulture ligjore, meret me allishverishe.

  10. Fatosi-kosove says:

    Pa dashur te replikoj me z.Doqi dua te them nje fait, se ti krahasosh vllezerit Ramadani te denuar nga eulex dhe serbia le tbirin e isa mustafes eshte e turpshme dhe nuk arsyetohet as ky reagim i juaj z.Doqi,ashtu siq nuk arsyetohet as veprimi i illir metes i cili paska dekoruar edhe ish ushtare te uçk-s sa per ti arsyetuar dhenjen e nenshtesise edhe krimineleve por edhe ish supovcave te serbise,pa kerkuar ti arsyeton dhenjen e nenshtesise edhe serb,maqedon,arabe e dreqi i mallkuar,ne fund meta do mbrohet duke thene pse nuk reagoni kur sali berisha i dhe nenshtesine fazlliq shkaut qe edhe e ka emeruar kshilltar spécial per siguri kombetare !
    Prandaj z.Doqi qeshtja duhet ngritur me lart dhe te kerkohet nderhyrja e shtetit se JO vetem te pergjigjet meta por edhe te vehet revokimi i nenshtetsise te gjithe krimineleve por JO edhe atyre qe i ka denuar serbia e gjithsesi me urgjence ti heqet tbirit te isa mustafes, fazlliq shkaut,e shum emrave ne kete liste qe njihen si ish UDB-ash.

  11. Lida says:

    O shqiptare ketij funderrines, hajdutit te floririt e antishqiptarit te terbuar qe per turpin tone qendron akoma ne karriken e presidentit duhet qe populli ta marre zvarre e ta dorezoje ne SPAK.

  12. Blerimi says:

    Veprimet e tij me gjoba per sherbimin qe u jep, s’po kane te sosur. Sekseret e tij jane kulla dhe blushi, ku shum shpejt do dalin te vertetat. Turpi i nje presidenti qe futet ne pazare te tilla, ku nje pasaporte iu eshte shitur deri ne pese dhe dhjete mije euro, sipas personave. Gjith ky s’kandl dhe SPAK, ben indeferentin, turp dhe mos pasje kurajo per te vepruar ku thuhet se para ligjit, te gjithe jemi te barabarte. Prisni kur te shese dhe qylymat e presidences si qazim mulleti, qe ja kerkonte hajrija.

  13. Kim été says:

    Një rregull të till e ka dhe Qipro, kush investon mbi 250 000 euro.

  14. Dull tropoja says:

    Patjeter duhen hapur hetimet.

  15. Homer Qinani says:

    O kara.
    Gansterrat dhe kriminelat jan themeli i çdo kombi.
    Pse,ata heronjt pellazg t lashtsis ça ishin.
    Herkuli nji aventurier i fort.
    Akili,nji hakmarrs vrases,
    Parisi,nji mashtrues Don Zhuan,pidhar qe futi sherr.
    Helena e Trojs,nji kurv prosti si kto tonat neper bot.
    Agamamnoni,njo boss mafjoz
    Odiseja,nji emigrant ilegal qe shkelte pa leje kufijt e bashkimit europjan..me fallsifikime e mashtrime..
    Penelopa,ishte Dranija e kulls s ngujimit..
    Hektori ? I vetmi shqiptar pozitiv..

  16. violina says:

    Ahmet Zogu i pruri krminelet nga Kosova dhe ata kane bere krime monstruoze ne myzeqe .te njejten gje po ben dhe Ilir meta qe po sjell kriminele nga Kosova

  17. Alban says:

    Shkrim tendencioz, teper i njeaneehem dhe duke anashkaluar qellimisht kushtet e tjera qe pashaporte marredit kane plotesuar. Nje nga keto kushte eshte dhe ai i nje shume te caktuar monetare si investim ne Shqiperi.
    KODOVARET JANE SHQIPTARE DHE MARJA E PASAPORTES SHQIPTARE ESHTE TJESHT NJE MIRATIM PROÇEDURE.
    Ky DOÇI, qe ka shkruar me siper, ne se ka fakte, le te tregoje ne se Presidenti ka mare rrushfet per rastet qe permenden ne shkrim. Ne se e ben kete atehere ka te drejte te akuzoje Presidentin per mitmarje apo shpetdorim detyre.
    Por qe iu ka dhene passaporte shqiptare kosovareve edhte nje pune doçi apo nje vërê në ujë.

  18. arian says:

    Te gjithe ata qe kane kombesi shqiptare kane te drejten e shtetesise.Nese ka prova per ryshfete te merren organet ligjzbatuese

  19. Deda says:

    Po pse ju duket çudi për ato që bën ky matrapaz që për lek shet dhe nënën se gruan e ka shit me kohë.a nuk ishte ky palaço që kaloi k.ministrin e maqedonis nga maqedonia në mal të zi me makinën e presidencës.

  20. Konjak says:

    Te gjitha keto qe thuhen ne shkrimin e me siperm , per dheni shtetesie –percilindoqoft – jane akuza . Kur zoteri Doci i di kaq mir ngjariet , , se ne ate veprimtari te presidences ka mashtrim , vjedhie , fallcifikime , perse merret me deklarata neper media , qe sigurisht s’jane asgje tjeter , por vetem propaganta , ne sherbim te partive te caktuara — sipas interesave ekonomike te tij — . Perse ky “mbrojtes i se drejtes ” mbron hajdutet dhe kriminelet (sipas tij ) duke e fshehur “krimin ” e tyre nga drejtesia , tashm e reformuar !?. Pse nuk shkon ne prekurori te denancoje ato qe -thot– se di , dhe popullin e ndihmon edhe vet nderohet , duke teguar drejtesi dhe vertetesi ?. Nese kete nukse e ben , atehere kemi te bejme me individ qe krijojne amulli , mjegullnaja , percarie ne popull , per te shkaterruar , vjedhur e masakruar popullin dhe ekonomine e tij . Politikanet , qeveritaret , jane ata qe jane , prandaj populli kerkon , nje forme tjeter te te berit politike , ne interes te shumices , dhe jo si der me tani ; te gjitha per pakicen dhe sahanlepiresit e tyre !. Posht ! kjo aradhe politikanesh , qeveritaresh dhe servilet , besnik te tyre !.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje