“Jam grua dhe nënë që jam sulmuar nga presidenti”, Spiropali-Metës: Mua s’më mposhtni dot, ndaj t’i mbledhë edhe ata që ka rreth që kanë dalë mendsh

15 Tetor 2020, 12:46Politika TEMA

Ministrja e Shtetit dhe deputetja e PS Elisa Spiropali ka akuzuar drejtperdrejt Presidentin Ilir Meta se eshte sulmuar publikisht si nene dhe si grua nga ana e tij dhe njerezve qe ka rreth vetes dhe qe paguhen nga parate e buxhetit te shtetit.

Spiropali shprehet se askush nuk e mposh dot, ndersa i ben thirrje presidentit te mbledhe te cmendurit rreth vetes dhe te beje detyren kushtetuese.

“Jam grua dhe nënë që jam sulmuar nga presidenti i republikës. Jo vetëm zëdhësi i tij zyrtar, por edhe vetë presidenti përdor gjuhë urrejtje.

Nuk është puna për mua personalisht, se mua nuk më mundin dot, por është puna e shembullit që jep presidenti. Mos të përdorin gjuhë misogjene dhe seksiste.

Çfarë shembulli është ky? Si ka mundësi që të bjerë në nivele të tilla komunikimi por edhe institucioni. Kjo s’më përket mua.

Jam larguar nga Shqipëria në ’99 kur Meta dhe Kryemadhi vidhinin votat në FRESSH për të zhvatur Shqipërinë.

Kam ikur me bursë të plotë, jo me paratë e babait në Londër. Është diferencë e madhe dhe duhet theksuar. Nuk duhet të thyjë çdo konventë dhe kod moral.

T’i mbledhë edhe ata që ka rreth që kanë dalë mendsh. E kanë nga dëshpërimi. Do luftojnë që të kenë të drejta të barabarta.

Ky është problemi që kanë me ne. Nuk na mposhtin dot se shqiptarët nuk janë mesjetarë, janë ata. Jo vetëm gratë që rëndom i quajnë “kukulla”, godasin barazinë gjinore.

Se ka gra këtu, kanë punuar. Kemi barazi të plotë dhe këtu në qeveri. Kjo është arritja jonë dhe nuk mund ta zhbëjnë ata. Më 25 prill do ta marrin përgjigjen edhe për gjuhën e tyre”, deklaroi Spiropali nga podiumi i Kuvendit!.

1 komente në ““Jam grua dhe nënë që jam sulmuar nga presidenti”, Spiropali-Metës: Mua s’më mposhtni dot, ndaj t’i mbledhë edhe ata që ka rreth që kanë dalë mendsh”

  1. Arben Mino says:

    Pershendetje
    Me quajne Arben Mino, autor prej 3 muajsh i librit studimor “Ilirishtja me prane nesh” i cili trajton fjalet e vjetra te shqipes qe nuk gjenden ne fjalorin modern, aktual te gjuhes dhe qe jep edhe fakte per lashtesine e tyre. Meqe jam autor i ri , kisha nevoje per ndihmen Tuaj per promovimin e librit sigurisht sipas mundesive. Ju falenderoj paraprakisht .

    Arben Mino

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje