Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas konferencës së kryedemokratit Basha me gazetarët i cili adresoi një sërë akuzash ndaj shefit të qeverisë.
Rama nuk i ka kursyer ironitë duke e cilësuar sallën ku Basha mbante konferencën si një sallë dasmash ndërsa vetë kreun e PD-së si dhëndër.
Rama ka hedhur akuza ndaj Bashës duke thënë se kur ishte ai në krye të bashkisë së Tiranës, plehrat i bëri mal dhe ndoti vendin.
Po si mund t’u thuash shqiptarëve që mafia po pastron Shqipërinë nga haletë gjigande në mes të qyteteve më të mëdha të vendit e nga helmet që pushtuan ajrin me dekada në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier e gjetkë?! Po pse kështu do bëhesh KM ti o miku im Artist, me plehrat në gojë?!
E ke dëgjuar mirë nga unë, se ta kam thënë shpesh, shqiptarët s’janë budallenj, po ajo që s’kupton ti kur e thua këtë është se shqiptarët s’kthehen më tek plehrat o Lul!Sa më shumë do vuash në sytë e tyre duke qarë për plehrat që po pastrohen,aq më shumë do mërzitesh në 25 prill!
Zbato planin e 5 Pikave, Tani, menjehere. Ate bej!!!
??????