Ndihmës Sekretarja e shtetit amerikan për Çështjet Arsimore dhe Kulturore (ECA) Marie Royce të zhvillojë një vizitë tre ditore në Shqipëri, 15 deri më 17 tetor 2020.
Siç raporton DASH, gjatë vizitës në Shqipëri, Ndihmës Sekretarja Royce do të takohet me anëtarë të lartë të qeverisë shqiptare për të diskutuar bashkëpunimin dypalësh SHBA.-Shqipëri në fushat e arsimit dhe kulturës.
Përveç kësaj, ajo do të diskutojë bashkëpunimin e vazhdueshëm të qeverisë amerikane me Shqipërinë në trashëgiminë kulturore dhe do të vizitojë një projekt të Fondit të Ambasadorit për Ruajtjen Kulturore.
Për nder të 80 vjetorit të Programit Ndërkombëtar të Lidershipit të Vizitorëve (IVLP), Ndihmës Sekretarja Royce do të paraqesë Çmimin IVLP #FacesofExchange për marrësin e Shqipërisë.
Në fund, ajo do të takohet me disa pjesëmarrës të programeve të qeverisë amerikane në Shqipëri.