Bie nga shkallët gjatë punës: Vdes në mënyrë tragjike 50-vjeçari shqiptar në Greqi

16 Tetor 2020, 08:35Sociale TEMA

Një punëtor 50-vjeçar nga Shqipëria vdiq tragjikisht pasditen e së enjtes  në Pefka, në Selanik. Sipas informacionit nga Thestival, punëtori po shkurtonte një pemë në oborrin e një shtëpie në rrugën Propylaion.

Nën rrethana të paqarta ai ra poshtë shkallëve, duke marrë dëmtime të rëndë. Një ambulancë shkoi në vendin e ngjarjes, por për fat të keq shqiptari kishte ndërruar jetë.

50-vjeçari ishte baba i katër fëmijëve dhe punonte për të zbukuruar kopshtet e disa shtëpive në zonën e Pefka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje