Ish-presidenti francez akuzohet për ‘konspiracion kriminal’, mori para nga Muamar Gedaf! Sarkozy: Jam i pafajshëm

16 Tetor 2020, 23:22Bota TEMA

Hetuesit në Francë kanë lëshuar një akuzë të katërt kundër ish-presidentit Nicolas Sarkozy, që supozohet se ka marrë para nga Libia për të financuar fushatën e tij presidenciale në 2007.

Ai akuzohet për konspiracion kriminal. Akuza mund të cojë tani në një proces gjyqësor.

Ndërkohë sipas mediave të huaja pas katër ditësh marrje në pyetje, Sarkozy ka mohuar akuzat që i janë vënë.  Po ashtu ka dhe raste të tjera kundër tij.

Në 2018 ai u akuzua për korrupsion, financim të paligjshëm të fushatës dhe përfitim nga fondet publike. Në janar, hetuesit vendosën edhe ndihmësin e sarkozisë, Thierry Gaubert, nën hetim zyrtar.

Prokurorët dyshojnë se Sarkozi dhe disa bashkëpunëtorë, kanë marrë miliona euro nga regjimi i kolonelit të ndjerë Muammar Gaddafi për të ndihmuar fushatën e tij zgjedhore.

Sarkozy shërbeu si president nga 2007 deri në 2012. “Pafajësia ime është edhe një herë tjetër e goditur nga një vendim që nuk bazohet në asnjë provë për cfarëdo financimi të paligjshëm”, shkroi ai në facebook.

4 komente në “Ish-presidenti francez akuzohet për ‘konspiracion kriminal’, mori para nga Muamar Gedaf! Sarkozy: Jam i pafajshëm”

  1. nuncia says:

    Po Luli pae nuk e nxjerr me foton e tij ne Gadaffin ne cader? Ai do qe ta harrojne njerezit po ja ti sjell Franca ne vemendje.
    Harrojme shpejte ne.

  2. Gazi says:

    Po c’e ke kete shprehje “konspiracion kriminal” o gazetar i shquar? Ai u vu nen hetim per “association de malfaiteurs en vue de…” qe do te thote…pjesmarrje ne nje grup te strukturuar keqbersish…

  3. Genti says:

    Sarkozi i kishte 5 milion euro borxh Gadafit dhe me pretekstin (qe as kjo nuk ishte arsye se nje shtet lidh marredhenie me ate shtet qe do vet) qe Libia nuk po i jepte nafte e gaz Frances e sulmoi.Dhe shkaterroi jeten e njerezve ne Libi.

  4. Koli says:

    Per mos ti kthyer borxhin personal angazhoi shtetin e tij per te shkaterruar nje vend tjeter.Ptu maskara njeri shfrytezoi ndjenjat kolonialiste qe ka populli francez dhe interesat e kompanive petroljere per te grabitur pasurite e te tjereve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje