Frikë nga “shpërthimi” i rasteve, Italia diskuton mbylljen e shkollave dhe shtetrrethim pas orës 22.00

16 Tetor 2020, 19:10Bota TEMA

Shtetrrethim mbas orës 22 dhe mësim në distancë në shkollat e mesme. Janë këto masat e reja që po arsyetohen dhe diskutohen nga qeveria italiane, në përpjekjen për të evituar numrin e madh të infektimeve dhe për ti vënë fre shpërndarjes së virusit Covid-19.

Në një postim në Twitter kryeministri italian Giuseppe Conte bëri një thirrje të re për italianët: “Të respektojmë dispozitat e reja, të ndjekim rekomandimet, sepse kështu i bëjmë një nder të madh vendit tonë…’

Janë këto fjalët që zbulojnë shqetësimin e madh për përhapjen e infeksionit dhe frikën që masat e sapo filluara nuk janë të mjaftueshme për të shmangur më të keqen, e cila për Conte do të thotë një tjetër bllokim kombëtar.

Në bisedat konfidenciale në Këshillin Europian, kreu i ekzekutivit italian nuk bëri asgjë tjetër, por e përsëriti: “Mbyllja e gjithçkaje do të ishte shumë e dëmshme, pikërisht në një moment, që ekonomia po tregon shenja të rimëkëmbjes”.

1 komente në “Frikë nga “shpërthimi” i rasteve, Italia diskuton mbylljen e shkollave dhe shtetrrethim pas orës 22.00”

  1. Theatre dhe drama says:

    Pse tash asht shtet i pa rrethum????
    po me qen katundrrethim, qytetrrethim, rrethrrethim hahaha
    me sigur pas ores 22.000 ha ha ha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje