Një parathënie e betejës që pritet:
“Nuk do të qëndroj në qoshe dhe të ndjek në mënyrë pasive se si një kandidate e republikanëve po dërrmohet, pasi vetë kam treguar respekt për dy kandidate të demokratëve. Nuk është e drejtë,” tha Senatori republikan Lindsey Graham.
Demokratët shprehën kundërshtim ndërkohë që kandidatja e emëruar nga Presidenti Trump për anëtare e Gjykatës së Lartë kalon në fazën tjetër të procesit vetëm pak javë para zgjedhjeve.
“Ky emërim në këtë moment, jo vetëm që është i pazakontë, por është nën nivelin e dinjitetit të këtij komisioni,” tha Senatori demokrat Dick Durbin.
Gjatë dy ditësh të gjata me pyetje, zonja Barrett nuk ofroi shumë hollësi mbi qëndrimin e saj lidhur me çështje që ndikojnë tek miliona amerikanë:
“Nuk mund të mbaj qëndrime lidhur me politika specifike apo të shpreh pikëpamjet e mia personale para komisionit, pasi pikëpamjet e mia personale nuk kanë asnjë lidhje me mënyrën se si marr vendime gjyqësore,” tha zonja Barrett.
Filozofia e saj juridike u lavdërua nga republikanët:
“Gjykatësit emërohen për gjithë jetën. Nëse fillojnë të bëjnë ligje, nuk ke si i heq nga posti,” tha Senatori republikan Chuck Grassley.
Demokratët reaguan me shqetësim, duke thënë se nëse konfirmohet, Gjykatësja Barrett mund të jetë pjesë e votës që rrëzon ligjin për kujdesin shëndetësor, të njohur si Obamacare.
“Sigurimet shëndetësore të miliona amerikanëve janë në rrezik me këtë emërim,” tha Senatorja demokrate Dianne Feinstein.
Por fillimisht Gjykatës së Lartë mund t’i duhet të marrë vendim mbi përplasje që mund të lindin lidhur me votat në mungesë.
“Nëse ajo voton në favor të presidentit në një padi lidhur me zgjedhjet, do të shkaktonte dëm të madh për gjykatën, por edhe për demokracinë tonë,” tha Senatori demokrat Patrick Leahy.
Anketat tregojnë se një shumicë e ngushtë amerikanësh besojnë se emërimi duhet të bëhet pas zgjedhjeve të 3 nëntorit. Por ndërsa amerikanët mësojnë më shumë për zonjën Barrett, nënë me shtatë fëmijë dhe katolike e devotshme, mbështetja për kandidaturën e saj po rritet. Ndërkohë që ka filluar votimi i hershëm, procesi i konfirmimit të saj mund të ketë ndikim te vendimet e votuesve:
“Të pakta janë ato tema që i bashkojnë republikanët si emërimi i një kandidati për Gjykatën e Lartë apo e drejta e abortit. Anëtarët konservatorë të Gjykatës janë shumë të rëndësishëm për platformat e republikanëve, përfshirë atë të Presidentit Trump. Por në anën demokrate, sidomos tani pas vdekjes së Gjykatëses Ginsburg, ky bëhet një faktor shumë motivues,” thotë analisti Casey Burgat.
Demokratët e pranojnë se konfirmimi i zonjës Barrett është thuajse i garantuar në Senatin e kontrolluar nga republikanët.
“Nuk dola nga ky proces duke qarë se po humbasim. Sepse ky proces po nxit njerëzit të votojnë. Republikanët vendosën ta bëjnë në mes të votimeve, atëherë, le të dalim të votojmë,” tha Senatorja demokrate Amy Klobuchar.
Komisioni i Senatit për Gjyqësorin kthehet të hënën për t’u përgatitur për t’ia dërguar emërimin e zonjës Barrett Senatit të plotë për votim në javën e fundit të tetorit.
Demokratet si gjithmon qaraman ,quravites dhe genjeshtar.
29 here ne historin e amerikes ka patur nje rast te ngjashem si ky tani , pra ne vit eleksioni,17 here kantidati per gjykaten e larte eshte aprovuar .
Partia qe ka patur presidencin dhe senatin, gjithmon e ka aprovuar kantidatin, (pamvarsisht sa afer eleksionit behet procesi ) dhe 12 here jo.
Dy here eshte aprovuar kantidati kur , presidenca dhe senati kane qene nga parti opozitare, 9 heret e tjera,presidenti ka paraqitur kanditaturen dhe ajo ka rene ne senat , nga opozitaret , keshtu funksionon amerika per 260 vjet, te tjerat jane llogje pazari.
Te njejten gje beren keta edhe me dy kanditaturat e me parshme , njerin e beren lemeri e akuzuan per perdhunim , po ajo nuk mbante mend as vendin dhe as shtepin . Keta te majtet jane bere si estrada e ballshit nje skeç dhe pese valle.
Ju hoqi petllen Trami ketyre , si asnjehere ne histori nje president ka nominuar 3 gjykats nga 9 gjithesej , dhe vetem ne 4 vjeçarin e pare,
Prite kur ca qe ju ka ardhur final deportimi te hidhen dhe te shajne.
A nuk ishin legenat republikane qe ulerinin ne 2016 qe mos votohej i nominuati i Obames? Kush genjen tani, ti apo faktet mor virus deshtak? Ju kerkoni te beni gjykaten e larte tuajen sepse atje do ankohet TrumPeshku kur ta hedhe Amerika ne kosh te plehrave me vote. Juve debilar pabrekse shqiptare, akoma nuk keni idene se votoni kunder vehtes tuaj.